Author: tirana

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mëngjesin e sotëm në zonën e ”Don Boskos” në Tiranë, ku autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë. Zefi ishte i vetëm në makinë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kantieri i punës në lotin 2 të Unazës Verilindore të Tiranës në Paskuqan. ”MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në lotin 2 të Unazës Verilindore të Tiranës në Paskuqan ku ka nisur puna për shtresat asfaltike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u tensionua kur dy prej konkurrentëve më karizmatikë, Buci dhe Lumbardhi, u përfshinë në një debat të nxehtë rreth ndjenjave dhe qëllimeve për ndjenjat ndaj Kaderit. Gjithçka filloi kur Buci i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, dëshiroi të kishte një përgjigje të hapur nga Lumbardhi. Ai pyeti pa mëdyshje nëse Lumbardhi e shikonte Kaderin “si shoqe, apo më shumë”, duke e shtyrë këtë të fundit të jepte një deklaratë të sinqertë dhe të pakuruar. Lumbardhi, pa e fshehur aspak ndjenjen e tij, pranoi hapur para Bucit dhe të gjithë shtëpisë:…

Read More

Nëse nuk do të ketë kaos nga grupi i Sali Berishës pasi këtë të fundit SPAK kërkon që ta arrestojë, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot disa pr/ligje të rëndësishme në seancë plenare, teksa pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Sot pritet të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë””. Kuvendi do të shqyrtojë edhe…

Read More

Mëngjesin e sotëm të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në rrugën ”Don Bosko” në Tiranë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka bërë kallëzim në polici se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. “Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, një 82 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubullimë në Lushnje, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar. Si pasojë e zjarrit dhe tymit ka ndërruar jetë Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga banesa në kohë. Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e lënë ndezur gjatë natës që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Read More

Këtë të enjte, për herë të parë, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha do dëshmojë në GJKKO për procesin e masakrës së Gërdecit. Seanca do të fillojë në orën 09.00 dhe bashkë me Shkëlzen Berishën do të merret në pyetje edhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi. Thirrja e Shkëlzen Berishës në të njëjtën seancë me Aldo Bumçin, lidhet me faksin që ky i fundit i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, në pjesën e sipërme të dokumentit në krahun e majtë. Përveç këtij dokumenti, djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për…

Read More

Kjo e enjte parashikohet me mot me diell dhe vranësira, me përjashtim të ndonjë reshje shiu të izoluar. Në orët vijuese të mbrëmjes priten reshje lokale shiu, duke filluar nga perëndimi e në lindje të vendit. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h, e në zonat malore, konkretisht në veri të vendit mund të arrijë deri në 95 km/h në zona të caktuara! Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21°C.

Read More

Dashi Në dashuri është koha për t’i kushtuar vëmendje të madhe. Mund të ketë keqkuptime të mëdha me partnerin. Në punë jeni të pavendosur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të kushteve të një marrëveshjeje këtë të enjte. Demi Të enjten beqarët mund të kenë takime të shkëlqyera. Mund të përjetoni emocione të reja dhe interesante, emocione që nuk i keni ndjerë për një kohë të gjatë. Në punë nuk mungojnë idetë, është koha më e mirë për të demonstruar vlerën tuaj. Nxirrni kthetrat tuaja. Binjakët Të enjten në dashuri është një periudhë e…

Read More

Që prej 5 tetorit, salla e Kuvendit dhe vetë jeta parlamentare është futur në krizë totale sa i përket veprimtarisë, ku aktet votohen nën tymin e flakadanëve në pak minuta. Një panel me drejtuesit e Kuvendit ndër vite, dhe ku kryefjalë e diskutimeve u bë kriza që ka përshirë këtë institucion. Namik Dokle është i mendimit se palët në Kuvend duhet të fokusohen në drejtime të tjera. “Flakadanët janë shumëngjyrësh, duken si ngjyrat e vezëve të pashkës, por harrojnë që vezët e Pashkës nuk çelin zogj, se janë të ziera. Dhe unë mendoj se mbi të gjitha duhet mençuria në…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se mesazhet e aplikacioneve të SKY ECC apo të tjera platformave të ngjashme të enkriptuara, nuk mund të përdoren si prova nga gjykata. Manjani komenton edhe urdhrin e ministrit Taulant Balla, i cili paralajmëroi me përjashtim nga rradhët e uniformave blu policët që kanë përdorur aplikacionet e enkriptuara. Për të përdorimi i aplikacioneve SKY, apo Encro Chat, është i njëjtë me çdo aplikacion tjetër komunikimi si ËhatsApp apo Viber, dhe nuk ka si të jetë i paligjshëm. “Përdoruesit e këtyre platformave, janë platforma që njerëzit i përdorin lirisht në treg, për komunikime private, është…

Read More

Për mediat helene ka folur vëllai i Fredi Belerit, ku s’ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. GJKKO arsyetoi në vendimin e saj se nuk ka një dispozitë ligjore që mund ta lejojë Belerin që të betohet, edhe pse më 14 maj ai e fitoi bashkinë Himarë, por për Leonardo Belerin ky është një gjyq politik që i bëhet vëllait të tij. “Tashmë është e qartë se po flasim për një gjyq politik, për një lojë të montuar që në fillim. Është e qartë se Shqipëria nuk dëshiron të humbasë bashkinë e Himarës”, tha ai për ERTNews. I pyetur nëse…

Read More