Ky mund të jetë momenti për të shtuar kumbullat e thata në dietën tuaj. Një studim i fundit tregon se superushqimi redukton inflamaconin dhe ruan shëndetin e kcokave. Kërkuesit thonë se konsumimi i përditshëm i kumbullave të thata redukton treguesit e inflamacionit që lidhen me shëndetin e kockave. Rezultatet e studimit tregojnë reduktim të dukshëm të citokinave, proteinave që rregullojnë inflamacionin dhe monociteve aktive, një lloj qelize imunitare që lidhet me inflamacionin kronik. Zvogëlimi u vu re me përfshirjen e 50-100 gramëve kumbulla të thata (5-12 kokrra) në dietën e pjesëmarrësve. “Këto zbulime mund të lidhen me praninë e elementëve…
Author: tirana
Orges Shehi ka dalë trajner i lirë, me durrsakun që nuk është më nën kontratë nga Tirana. Mësohet se tekniku ka fituar gjyqin me FSHF-në në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i cili tashmë nuk është më i pezulluar. Gjithashtu, ai është paguar deri në tetor kur ka qenë në detyrë dhe jo për një vit të plot sa pretendoi në fillim. Tashmë Shehi është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me cilin klub të dojë, teksa në skenë për të kanë dalë Partizani dhe Shkëndija e Tetovës. Ishte rasti i parë në historinë e futbollit shqiptar…
Thuhet shpesh se jeta e vështirë është ajo që realisht na bën më të fortë e më të pjekur. Vetëm kur je përballur me çdo situatë, me pasuri, apo me varfëri, arrin ta shohësh jetën në të gjitha dimensionet e saj dhe vetëm kështu arrin të maturohesh më tepër. Rrëfimi i mëposhtëm është ai i aktorit të mirënjohur Leonardo DiCaprio. Në rrëfim do të mund të lexoni mbi vështirësitë në fëmijërinë e di Caprios dhe se si ato ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e tij. “Rritja si një person i varfër në Los Anxhelos më dha mundësinë ta shihja dhe ta jetoja jetën e vështirëdhe me sakrifica. Nuk kishim të ardhura shumë të mëdha, mezi shtynim muajin, sado që i shihja prindërit të punonin fort çdo ditë. Sërish nuk arrinin dot t’i mbyllnin gjithë shpenzimet, mezi hiqnin ato tëdomosdoshmet……
Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë. Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.
Mosgatishmëria e Serbisë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për hetimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 nga paraushtarakët serbë dhe në vend të kësaj të lavdërojë autorët, është krejtësisht e papranueshme. Kështu është shprehur deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham. Ai tha më tej se Qeveria gjermane duhet t’i kërkojë Serbisë shumë më fort që të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të ekstradojë përgjegjësit, si Millan Radoiçiç, në Kosovë. “Për më tepër, përhapja e gënjeshtrave për gjoja ‘spastrim etnik’ dhe ‘pogrome’ në Kosovë, për të cilat nuk ka prova, duhet të përfundojë”, tha…
“Argëtimi” me histori rreth rreziqeve është një strategji e frikshme, efektive dhe e vlefshme. Histori të tilla na lejojnë të mësojmë për grabitqarët e mundshëm ose situata kërcënuese që njerëzit e tjerë kanë hasur, pa pasur nevojë të përballemi vetë me to. Rreziqet e ekzagjeruara të përbindëshave të trilluar krijojnë reagime të forta emocionale dhe të sjelljes, duke na familjarizuar me këto reagime kur duhet të përballemi me më shumë rreziqe tokësore. Magjepsja jonë me gjërat që mund të na dëmtojnë ose të na vrasin nuk kufizohet vetëm tek grabitqarët. Ne gjithashtu mund të tërhiqemi nga tregimet mbi situata të…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zgjodhi një kryeqytet të BE-së si Sofja për të shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Begaj theksoi në krah të homologut bullgar Rumen Radev, se Shqipëria ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian duke marrë shumë seriozisht domosdoshmërinë e kryerjes më së miri të “detyrave të shtëpisë” para integrimit. Për të mbështetur argumentin e tij, Presidenti Begaj e krahasoi raportin e Shqipërisë me BE-në me atë të një studenti që gjatë gjithë semestrit i thuhet se është shumë mirë…
Një euro blihet me 102.3 lekë ditën e sotme dhe shitet me 103.5 lekë, duke shënuar kështu një rritje të lehtë. Por çfarë pasojash ka ky zhvlerësim i euros në ekonominë shqiptare? Ekspertja e Ekonomisë, Erjola Hoxha e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se kjo rënie e euros ka ndikuar te familjet dhe ekonominë shqiptare. I vemti faktor pozitiv që ka pasur nënçmimi i euris në raport me mondhën vendase është se ka ndikuar në uljen e borxhit publik. Hoxha: Për shkak të shumë krizave çmimet kanë qenë të larta…
Rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar për shkak të zhvillimeve dhe lëvizjeve demografike, e dukshme në dekadën e fundit, ka bërë që shumë mësues të dalin “jashtë loje”. Në rastin më të mirë, për të përfituar pagën e plotë, mësuesit japin mësim në më shumë se një shkollë me qëllim për të plotësuar orët, ndërsa në rastin më të keq mbeten pa punë. Për të rregulluar këto balanca, ministria e Arsimit ka vendosur të pilotojë një projekt duke futur konceptin e mësuesit zëvendësues, i cili s’është veçse një mësues në gadishmëri në rastet kur mungojnë mësuesit në sistem.…
Policia ka shtuar kontrollet për atentatin e mëngjesit në “Don Bosko”. Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga blutë. Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit. Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi. Ky i fundit është shprehur se nuk ka…
Deputetët e Rithemelimi kanë kërkuar që të pezullohet masa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për ta lënë në arrest shtëpie. Deputeti Oerd Bylkbashim, i shoqëruar edhe nga sekretarët ligjor të Rithemelimit Ivi Kaso dhe Fran Nuri kanë depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tyre kërkojnë që të zgjidhet konflikti i kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit. ‘E nderuar Zonja Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se…
Sali Berisha u pyet nga gazetarët për mungesën e të birit, Shkëlzen Berishës në Prokurorinë e Posaçme ku është thirrur për të dhënë shpjegime për tragjedinë e Gërdecit. Berisha akuzoi SPAK-un se po bën politikë me çështjen dhe se familjarët e kanë kuptuar këtë. “Është thjesht një manovër e turpshme e skapistëve të partisë sepse Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SKAP, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike. Ka lënë adresën fizike dhe elektronike. Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë pasi thirrja e tij…