Qeveria italiane duket e pashqetësuar që pezullimin e përkohshëm që i bëri Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët. Mediat italiane shkruajnë se nga zyra e kryeministres Meloni nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për këtë çështje. Megjithatë, burime nga kabineti qeveritar në Romë thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, për shkak në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Për opozitën italiane, vendimi i Kushtetueses në Tiranës është një “shuplakë e fuqishme” që i jepet asaj që nga opozita konsiderohet si marrëveshje e jashtëligjshme, siç tha deputeti i të gjelbërve Angelo…
Author: tirana
Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e për anëtarësimin në BE për Ukrainë dhe për Moldavinë. Ndërsa Gjeorgjisë i jepet statusi i vendit kandidat. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”. “Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë…
Deputeti i PD Edi Paloka ka folur mbi protestën që pritet të zhvillohet të Hënën nga ana e opozitës. Paloka thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka qenë dakord për një aksion të tillë këto ditë, pasi nuk do që të lidhet me emrin e tij, por sipas Palokës kjo gjë nuk ka të bëjë me të. Ai thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të kontrollojë edhe mandatet e deputetëve të opozitës, prandaj protestat janë të domosdoshme. “Ka qenë e kundërta, ka qenë zoti Berisha që nuk ka dashur të zhvillohet protesta këto ditë sepse mund të lidhej me emrin…
Britania, Japonia dhe Italia kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar për krijimin e një programi që synon zhvillimin e një avioni luftarak të avancuar, njoftuan sot ministrat e mbrojtjes. Marrëveshja vjen një vit pasi të tre vendet nënshkruan bashkëpunimin e tyre të parë në industrinë e mbrojtjes duke bashkuar përpjekjet e veçanta të Londrës dhe Tokios për avionin e gjeneratës së ardhshme. Parlamentet e tre vendeve duhet të ratifikojnë marrëveshjen. Faza e përbashkët e zhvillimit të programit do të fillojë në vitin 2025, ndërsa pritet të përfundojë në 2035. Si stafi menaxhues i Programit Global Compat Air (GCAP) ashtu edhe stafi…
Një i ri britanik, është gjetur pas 6 vitesh në Francë. Sipas SkyNews, Alex Batty, nga Oldham kur ishte vetëm 11-vjeç kishte shkuar për pushime në Spanjë së bashku me nënën dhe gjyshin e tij, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Por kur për familjen e tij shpresat kishin humbur, Alex Batty u gjet të mërkurën në mëngjes në qytetin Revel. Një student tha për mediat franceze se kishte parë një adoleshent , i cili më vonë rezultoi se ishte Alex, duke ecur natën në shi dhe i kishte ofruar ta merrte me makinë. Pasi foli për një moment,…
Shtatorin e kaluar Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 15, të cilat kanë filluar dhe gradualisht po arrijnë në duart e përdoruesve. Pasi kanë kaluar disa javë nga lancimi dhe prezantimi i sivjetshëm i produkteve, inxhinierët e gjigantit teknologjik duket se po punojnë intensivisht për modelet e reja, pra iPhone 16. Sipas MacRumors, një faqe e besueshme teknologjike, modelet e reja të iPhone 16 a do të mbajnë emrin ‘DeLorean’. Madje, janë publikuar foto se si do të duken. Duhet të theksohet se fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta, dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra. Ndryshimi…
Gazetari nuk është zëdhënës i institucioneve, qofshin edhe me akronimin SPAK. Gazetari nuk është as ngjyrosës e as korrier. Detyra e gazetarit është të njohë publikun me çdo gjë që atij i është e errët, e mbuluar, e fshehur, e dyshimtë, kurioze, sidomos nga institucionet publike.Edhe sikur të jenë sekret. Gazetari nuk ruan sekrete, ndryshe do të ishte punonjës në institucion. Punonjësi duhet të ruajë sekretin. Gazetari i jep llogari publikut, jo institucioneve.Përsa i takon rastit të Qynos, mos vallë SPAK mendon se do i vendosë gazetarët në rresht dhe ata të publikojnë vetëm çfarë duan dhe kur duan prokurorët?!…
Këngëtarja Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur më gjerësisht për karrierën e saj. Projekti më i fundit muzikor që ka sjellë ajo është kënga me Vedat Ademin e titulluar “1960”.Realizimi i projektit erdhi kështu thotë Anxhela: “Faktikisht, ka qenë një ide e imja. Edhe klipi, edhe titulli i këngës. E ktheva në këtë vit, sepse dashuritë në ato vite kanë qenë pak më të vërteta dhe kjo këngë ishte një këngë e vërtetë dashurie. Kështu që doja që edhe njerëzit ta përjetonin tamam me emocion. Duke shkuar në vitet ’60, përveç përjetimit të…
Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli. Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve. Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajze në Suedi, informacion ky që mund të ketë çuar në vrasjen e saj. Po ashtu, Elezi theksoi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk mund ta parashikojë se krahë kujt do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025, mes Berishës apo Bashës. Komentet Tabaku i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ajo vijon të ketë të njëjtin qëndrim, se PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë të mposhtet maxhoranca socialiste. Pjesë nga biseda në studio: Pyetje: Po e mban Jorida Tabaku mirë me vjehrrën e mirë me burrin, me Saliun e Bashën? Tabaku: Unë jam në pozitën më të vështirë nga të gjithë.…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë së tij, ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e kryera në qarqet Lezhë dhe Gjirokastër, trupat inspektuese të AKU-së kanë konstatuar në tre subjekte me natyrë aktiviteti,“supermarkete ”dhe “ njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, për mospërditësim të sistemimit HACCP, mangësi në etiketim. Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300’000 lekëve. Në prag të festave të fundvitit AKU ka intensifikuar kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me hetimet për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare Anlia Grishaj e cila u copëtua nga makineria e mishit në vendin e punës. Sot, teksa ka kaluar fiks një muaj nga ngjarja e rëndë, një tjetër pistë hetimi është shtuar nga Prokuroria. Sipas mediave greke, aktualisht janë duke u hetuar dy hipoteza: shkaku i vdekjes së 26-vjeçarës mund të ketë qenë një mosfunksionim i sistemit të sigurisë ose një gabim njerëzor. E para sugjeron një mosfunksionim të mundshëm të sistemit të sigurisë , i cili duhet të sinjalizonte praninë e një personi pranë krahut mekanik.…