Author: tirana

Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit. Kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit. Mitsotakis i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet…

Read More

“Miss Universe Albania 2020”, Paula Mehmetukaj, po bën të ndjehet bukuria shqiptare në nivel ndërkombëtar. Ajo ka arritur të “pushtojë” Stambollin si imazhi zyrtar i kompanisë ndërkombëtare Tarik Ediz për vitin 2024. Që nga kurorëzimi i saj si “Miss Universe Albania”, Paula Mehmetukaj ka vazhduar të pushtojë skenat ndërkombëtare me elegancën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm. Fotot dhe videot e saj për fushatën e Tarik Ediz kanë “pushtuar” billboardet e Stambollit, duke sjellë një shkëlqim të veçantë për bukurinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Paula Mehmetukaj vazhdon të jetë fryma e projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike, duke e bërë…

Read More

Në ndryshim nga java e kaluar, këngëtarja Anxhela Peristeri ka pësuar një rënie prej 1 mijë ndjekësish në “Instagram”-in e saj. Së fundmi, ajo ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Vedat Ademi, “1960”, duke u shprehur se ky duet ishte menduar fillimisht me Luizin. Duke qëndruar te ky i fundit, artisti ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës. Me po 1 mijë ndjekës është dhe Ronela Hajati. Kujtojmë se këngëtarja e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, u shpreh e zhgënjyer nga stafi i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), që nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për…

Read More

“Dy persona me maska që qëndrojnë të ulur para një supermakine që kushton 160 mijë Paund, duke pozuar për një video rap që do të postohet në TikTok. Ata paralajmërojnë që ‘të mos kruhet njeri’ me turqit ose shqiptarët përpara se të largohen me Audin e tyre të kuq Audi R8 Spyder”. Kështu e nis shkrimin e saj The Sun duke treguar se mes shqiptarëve dhe turqve në Britaninë e Madhe ka nisur një aleancë. Në një klip tjetër në platformat e mediave sociale, një bandë me maska shfaqen duke kërcyer dhe kënduar para disa pakove me kokainë, vlera e…

Read More

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës. FSHF ka përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”. Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF…

Read More

Këngëtari Blero largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Këtë vendim ai e bëri të ditur në spektaklin e së premtes, ku tha se po heq dorë nga çmimi i madh për shkak të presionit të madh brenda në shtëpi. Ai theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë. Blero foli hapur për ndjenjën e tij të përçarjes nga roli në sezonin e dytë të Big Brother VIP Kosova. Ai ka pranuar një luftë të brendshme që kishte filluar disa ditë para daljes së tij. Duke qenë mirënjohës për përvojën, Blero ka…

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë” në RTSH përveçse nuk i kurseu vlerësimet për SPAK-un komentoi edhe masën e arrestit për Sali Berishën. Ai beson se puna më e rëndësishme që po bën prokuroria e Posaçme është se po tregon pavarësi në hetimin e politikanëve nga qeveria dhe opozita dhe se personat e prekur duhet të mësohen se nuk janë imunë nga ndjekja penale. “SPAK-u është një institucion i pavarur. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e…

Read More

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës për 2 raste vjedhjesh të kryera në muajt tetor dhe dhjetor. Në pranga kanë rënë Xh.L, 24 vjeç dhe një 17 vjeçar. Të dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në 2 banesa të qytetit të Gjirokastrës. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer 2 të arrestuarit.

Read More

Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, duke mos kursyer as dekorin e festave në qendër të qytetit të Lezhës. Siç shihet nga pamjet, i gjithë dekori i festave, madje edhe pema e Vitit të Ri është dëmtuar duke u shtrirë në tokë fatmirësisht pa lënduar njerëz. Gjithashtu në qytetin e Lezhës ka pasur edhe dëme të tjera pasi në rrugë të ndryshme shihen dhjetëra pemë të rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Read More

Ditën e sotme (16 dhjetor), nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mrëmjes do të bllokohet qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës tek Xhamia në Farkë për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë. Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë që të shfrytëzojnë rrugën e vjetër deri në përfundim të asfaltimit. “Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi…

Read More

Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ka zbuluar dinamikën e ngjarjes shokuese të ditës së djeshme (15 Dhjetor) ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi u ekzekutua në qelinë e tij nga Sokol Mjacaj. Ai ka treguar se arma me të cilën u krye ekzekutimi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit është futur në mënyrë të fshehtë, ndërsa ngriti dyshimet se vrasja është me pagesë. I burgosuri u shpreh se i dënuari me burgim të përjeshtëm i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim, dhe e ka…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët për motive të dobëta rrëmbyen një 21-vjeçar mbrëmjen e djeshme. Në pranga ka rënë edhe punonjësi i Policisë Gestian Ymeraj, i cili kishte dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë. “Gjatë operacionit policor të koduar “Ferras”, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve Kejvi Brahimllari, 26 vjeç dhe Elisiano Abazaj, 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi…

Read More