Erzen Breçani ka dalë këtë të enjte në GJKKO, ku ka ka thënë se nëse është në burg, ka përfunduar prej djalit. Para trupës gjykuese, Breçani ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik. ”Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe…
Author: tirana
Emri i Ergys Dashit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC. Ai ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua. Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli…
Në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë u vu re mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Për të shuar çdo dyshim se kjo mungesë ka ardhur si pasojë e raporteve jo të mira me kryeministri Edi Rama, vetë zyra e shtypit të Kurtit, ka treguar se kreu i qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i pranishëm për shkak të agjendës së tij. Në reagimin zyrtar, thuhet se Kurti nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin…
Aktori Jamie Foxx është akuzuar për ngacmim seksual nga një grua anonime, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar në një restorant në New York, rreth orës 23:00. Gruaja dhe një mike e saj po darkonin në restorant, kur vunë re aktorin dhe shkuan të bënin disa foto me të. Ato e pyetën për foto dhe ai pranoi, duke i thënë gruas që e paditi: “Sigurisht zemër, gjithçka për ty”. Pasi bënë disa foto, ai i tha gruas në fjalë se kishte një “trup supermodeleje” dhe se mbante një aromë shumë të mirë. Gruaja aludon se më pas, aktori…
Këtë të enjte në Tiranë po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i lindur vetë në Diasporë, duke iu drejtuar gjithë shqiptarëve në vende të huaja, ai tha se janë shembull që nuk përshkruhen me fjalë pasi edhe me mosprezencë kontribuojnë në vazhdimësi për vendin tonë. “Duhet t’ju them që jo çdo qeveri, apo qeverisje është perfekte. Ne nuk mund të jemi perfektë në kushte të tilla. Ne…
Kaosi është ajo që kemi parë në seancat e fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar duke bërë thirrje për dialog. Duke folur jashtë Samitit të Diasporës, Begaj tha se sot është dita e bashkimit dhe politika duhet të sillet si e tillë në Kuvend. “Sot është dita e bashkimit dhe politika duhet të sillet si e tillë në parlament. Në çdo dalje time kam bërë thirrje për dialog”, tha Begaj.
Nga Samiti i tretë i Diasporës, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt 22 nëntori, dita e alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një festë zyrtare për Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se kjo ishte një propozim nga ana e kreut të shtetit, Bajram Begaj, për të cilin ishte më se dakord. Madje ftoi edhe Kosovën që të bënte të njëjtën gjë. “Jam dakord me presidentin. Unë mendoj që dita e gjuhës të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Madje unë ftoj edhe presidenten e Kosovës që t’ia propozojë edhe kryeministrit. Unë e dëgjoj presidentin për vete”, tha…
Në dosjen e fortë që SPAK ka për grupin e kokainës ku është i përfshirë Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit dhe disa emra të tjerë të botës së krimit, është zbuluar edhe një bisedë midis ish-zyrtarit të lartë policor dhe djalit të tij. Në bisedën midis Erzen Breçanit dhe djalit të tij, Eralbi, ku midis të tjerash përmend edhe këngëtaren Elvana Gjata. Zbulimi nga aplikacioni Sky sipas dosjes së SPAK: Me datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me përdorues K0B9EP, i dërgon mesazh zanor CC4RE2 më përmbajtje: “ça…
Këtë të enjte në Tiranë po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Kryeministri Edi Rama tha se samiti bashkon të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen pavarësisht bindjeve politike. Që në fillim Rama është shprehur se ky takim në agim të 111 vjetorit të pavarësisë është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve. “Përtej smbolikës ky takim dy ditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit të cilat zhvillohen intensivisht jashtë…
Një tjetër grua ka rënë pre e dhunës bashkëshortore. Krimi ka ndodhur këtë të enjte në Malësi të Madhe, fatmirësisht pa viktima. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, ku burri ka plagosur gruan e tij. Autori është identifikuar si A.Z, 48 vjeç, i cili është vënë në pranga. Nga sa raporton policia, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. “Dëmtoi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, vihet në pranga 48-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë,…
Këtë të enjte në Tiranë, po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se diaspora nuk ka nevojë për propagandë, por për vullnet politik që të rregullojë çështjen e votës dhe arsimin. Tabaku tha se Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë as e djathtë, pasi ajo është shqiptare. “Fatkeqësisht Shqipëria ka Diasporën e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot më shumë se…
Gjyqtarja që liroi nga paraburgimi Jamarbër Malltezi është në konflikt interesi, SPAK-u kërkon përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes për shqyrtimin e ankimit që dhëndri i Sali Berishës ka bërë për heqjen e sekuestros. Po ashtu SPAK-u do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për rikthimin e Malltezit në qeli.