Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon e kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë manifestim kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore të gjithë trevave shqiptare. “Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar dibranë kudo që jeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetet e Europës. Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon këtë vit ka vendosur që të festojë 28 nëntorin, këtë festë…
Author: tirana
Policia ka shkatërruar grupin kriminal, ku bën pjesë ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë. Nga zbërthimet e përgjimeve në ”SkyECC”, grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Madje, vetë Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit. Nga përgjimet është dokumentuar edhe tentativa për të trafikuar 69 kilogram kokainë, por droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i…
Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat evropiane, mbi të gjitha ato italiane, ku interesimi është edhe më i madh, për shkak se në Serie A aktivizohen pjesa më e madhe e legjionarëve. Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal në disa detaje, nga Sylvinjo e deri tek yjet kuqezi: “Jam i lumtur, jemi të gjithë të lumtur. Kemi bërë mirë, jemi kualifikuar dhe shumë të lumtur. Hera e parë ishte e bukur, por edhe kjo. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duke lënë pas përfaqësuese si Republika Çeke dhe Polonia. Sylvinho? “Kur…
Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Pricin William: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare? Përgjigja ishte shumë e thjeshtë. “Nuk e di”,-tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje. Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete. E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në Kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi William trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.
Tirana mikpriti në Ditën Arbëreshe, shqiptarë nga e gjithë bota, ndër të cilët figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë, në një seri aktivitetesh të zhvilluara në vigjilje të Samitit III të Diasporës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin, sic thekson ai të “takimit të madh mes shqiptarëve, kushtuar posaçërisht thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve”. Rama shprehet se edicioni i tretë i Samitit të Diasporës vijon edhe sot me të ftuarit e nderit nga krejt trojet shqiptare. Gjatë ditës së djeshme u organizuan panele me tema të ndryshme, që shërbyen si pikë takimi për të diskutuar…
Shtatë persona janë vënë nën hetim në kuadër të operacionit “Secon Hand”, pasi në subjektet e tyre argjendari janë gjendur bizhuteri si varëse, byzylyke, unaza, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe të dyshuara kontrabandë. Në kuadër të këtij operacioni nisi hetimi për shtetasit, Gazmend Spahiu, Fabio Demerxhiu, Marjeta Bengasi, Irena Bengasi, Fatjon Spahiu, Indrit Imeraliu dhe Festim Allushi. Njoftimi i policisë Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: 1. Gazmend Spahiu, linduar dhe banues në Tiranë, administrator i argjendarise “Spahiu”, me adrese rruga e “Dibres” Tiranëe. 2.…
“Bëra rrugëtimin që duhej me këtë skuadër. Duke bërë vlerësimet e rastit, mendoj se kam arritur maksimumin, gjëra të jashtëzakonshme në nivelin e rezultateve”. Me këto fjalë Gianni De Biasi, mbyll aventurën e tij pas tre vitesh në krye të Azerbajxhanit. Ish trajneri i Kombëtares kuqezi, nuk ka ndërmend të ndalet, por të vlerësojë me qetësi ofertat që do të vijnë, ideja e tij është të vijojë me ekipet përfaqësuese. Së fundmi, pas shkarkimit të Primoz Gliha, emri i De Biasit lakohet si trajneri i mundshëm i Kosovës, kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se lufta nuk ka përfunduar pavarësisht marrëveshjes për pengjet me Hamasin. Ai këmbënguli se ushtarët izraelitë do të jenë të sigurt gjatë pauzës katër-ditore të luftimeve për të cilën është rënë dakord në marrëveshje. Gjatë një konference, Netanyahu kishte filluar duke thënë se që nga fillimi i luftës ai nuk ka reshtur së menduari për pengjet dhe familjet e tyre – dhe thotë se të gjithë do të kthehen në shtëpi.
Populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Wilders, po shkon drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë. Rezultati e vendos atë në linjë për të udhëhequr bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit. Një “exit poll” i publikuar nga transmetuesi kombëtar NOS, tha se Partia e Lirisë e udhëhequr nga Wilders fitoi 35 nga 150 ulëset në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit. Rezultatet përfundimtare zyrtare priten…
Këtë të enjte do të kemi mot që parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Këtë të enjte, në orën 11:00 pritet të mblidhet konferenca e kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në rendin e ditës janë shqyrtimi i draftprogramit dhe draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika. “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor. Pas shqyrtimit në komisionet…
Dashi Të enjten kjo është një ditë e bukur për të marrë vendime dashurie. Nëse keni një kohë që jeni vetëm, mund të jetë një moment i mirë për të arritur gjëra të mëdha. Në punë është një kohë shumë e mirë për t’u treguar të gjithëve se nga çfarë jeni krijuar. Demi Të enjten kjo është dita e duhur për të rregulluar gjithçka që nuk funksionon në dashuri. Në punë, është mirë të mos mbyteni nga shumë angazhime sepse do lodheni shumë. Binjakët Të enjten nuk është koha ideale për dashuri, ka shumë gjëra që nuk shkojnë mirë. Do…