Author: tirana

Dashi Të enjten kjo është një ditë e bukur për të marrë vendime dashurie. Nëse keni një kohë që jeni vetëm, mund të jetë një moment i mirë për të arritur gjëra të mëdha. Në punë është një kohë shumë e mirë për t’u treguar të gjithëve se nga çfarë jeni krijuar. Demi Të enjten kjo është dita e duhur për të rregulluar gjithçka që nuk funksionon në dashuri. Në punë, është mirë të mos mbyteni nga shumë angazhime sepse do lodheni shumë. Binjakët Të enjten nuk është koha ideale për dashuri, ka shumë gjëra që nuk shkojnë mirë. Do…

Read More

Gazment Bardhi, kreu i grupit të Partisë Demorkatike, tha se nuk ka asnjë reflektim nga ana e mazhorancës pas thirrjeve të ambasadave në vendin tonë për dialog mes palëve në Kuvend. “Është gjëja më normale që kur opozita kërkon një të drejtë të saj, mazhoranca të thotë po ulem që ta dëgjoj, por jo vetëm nuk po ulet, por shtojnë masat, për të mohuar më shumë të drejtat e opozitës”, tha Bardhi. Kalimin e projekt buxhetit 2024 pa dialog, në më pak se 5 minuta, Bardhi tha se opozita nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale, për shkak se parlamenti nuk po…

Read More

Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3.6 dhe 3.7 të shkallës Rihter janë regjistruar pasditen e të mërkurës në Aquila të Italisë. Sipas shërbimit sizmologjik, lëkundjet u lokalizuan 3 km në juglindje të Lucolit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme.

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është gati plani për ndërtimin e një muzeu Arbëresh në vendin tonë. Në fjalën e tij në Samitin e 3-të të Diasporës në Ditën Arbëreshe, shefi i qeverisë tha se ky muze do të jetë në kalanë e Skënderbeut. “Lindi edhe ideja e muzeut arbëreshë në Shqipëri. I kemi gjetur edhe vendin, dhe ku tjetër përveç se në Kalanë e Skënderbeut. Dhe janë një sërë ideshë të tjera që nuk do ju marrë kohë, deri te ato që i japin jetë kësaj marrëdhënie në nivele të ndryshme njerëzore, që nga ditët e verës kemi bërë…

Read More

Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo, është qytetari më i ri i Repubikës së Shqipërisë. Gjatë Samitit të Disaporës, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Silvinjos i është dorëzuar pasaporta shqiptare nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Në vend të tij është emëruar Ervin Hoxha. Kujtojmë se Ismaili erdhi në këtë post në mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit. Vendimi për shkarkimin e Agim Ismailit ka si motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare në krye te IKMT.

Read More

Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit që kërkoheshin të vriteshin nga Luan Sadria alias Ismail Zeneli, i cili kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eleminimin e tyre. Ata dyshoheshin se në 2013 në Britani kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllanë e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi. Në shenjë hakmarrje, ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i policisë, si…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho në Samitin e Diasporës. “Duhet të ndërroj rregjistër për të kaluar tek kjo shqiponjë. Këtë nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Këtë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e Kombëtares sonë”, tha Rama. Sylvinho përshëndeti në gjuhën shqipe dhe falenderoi futbollistët dhe stafin e Federatës Shqiptare të Futbollit: “Dua të falenderoj të gjithë futbollistët e Shqipërisë se janë të fortë. Pa harruar dhe stafin e ferderatës…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar gjuhën dhe etiketimet drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me anë të një reagimi, KLGJ-së thotë se deklaratat nga persona publikë dhe disa shkrime të publikuara në media cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reagimi Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën…

Read More

Një grabitje me armë ka ndodhur këtë të mërkurë në një argjendari në Suharekë. Mësohet se në vendngjarje ka patur të shtëna me armë. Nga përplasja me autorët, ka mbetur i plagosur një efektiv policie. “Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë…

Read More

Analisti Milaim Zeka, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me SPAK, u shpreh se ata që dyshojnë te kjo strukturë, qoftë gazetarë, analistë apo pronarë mediash, janë të “përfshirë në miliona dallavere”. Zeka deklaroi se priten arrestime edhe të pronarëve të mediave. “Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty. Ne jetojmë në një botë shumë të vockël dhe i dimë disa që na shesin moral, edhe në gazetari që kanë disa vila, kanë makina të shtrenjta, kanë pasuri marramendëse. Ja për…

Read More

Gjatë bisedimeve në Sky ECC, Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Ai u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 250 kg kokainë në aeroportin e Frankfurtit. “Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat,…

Read More