Author: tirana

Samiti i Diasporës në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, i cili bashkon përfaqësues dhe komunitete të shqiptarëve të zhvendosur nga të gjitha anët e globit. Kjo ngjarje përqendrohet në lidhjen e diasporës shqiptare me vendin e tyre të prejardhjes dhe në thellimin e marrëdhënieve midis tyre. Në një lidhje ‘Live’ për “Tirana Live”, zëvendës ministrja për Evropën dhe Punët e Jashme, Artemis Malo ka ndarë detaje rreth këtij samiti, duke e konsideruar me rëndësi për komunitetin. Sakaq, ajo ka zbuluar se Samiti i Diasporës do të jetë dhe ‘online’ në mënyrë që të gjithë jenë pjesëmarrës. Ndërsa, për pjesën…

Read More

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe votimin e buxhetit 2024 mes tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës në Parlament. Në gjykimin e saj aksioni opozitar nga disa deputetë që ndjekin Sali Berishën është i dhunshëm. “Disa njerëz e kanë humbur arsyen pse janë në Parlament dhe për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre në Parlament dhe ndjekin Berishën”, tha Felaj e ftuar në “Ditari” i A2CNN . Lidhur me mënyrën se si Garda e Republikës ka reaguar përkundrejt veprimeve të deputetëve demokratë, Felaj tha se oficerët kanë qenë të…

Read More

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për falsifikim dokumentesh. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i kontrolleve,…

Read More

Sfida mes Brazilit dhe Argjentinës e luajtur në stadiumin Maracana, prodhoi shumë tension. Në momentin që Argjentina u rikthye në fushë për të nisur ndeshjen, Rodrygo, sulmuesi i Real Madrid i akuzoi kundërshtarët se ishin frikacak. Një fjalor që Messi nuk ia fali dhe iu kthye duke i thënë se në fushë kishin zbritur Kampionët e Botës dhe se Rodrygo bënte mirë ta mbyllte gojën. Një moment që kaloi shpejt me brazilianin që nuk reagoi edhe pasi Messi e goditi pas koke.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer të flasë për marrëveshjen e firmosur nga Shqipëria dhe Italia, e cila parashikon ngritjen e dy kampeve për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. I pyetur nëse kjo marrëveshje do të dërgohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, Berisha ka zbuluar se pavarësisht diskutimeve në grupin e PD-së, ende nuk ka një vendim për çështjen. “Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje…

Read More

Dy luftat në botë, ajo e Rusisë në Ukrainë, e tashmë edhe ajo mes Izraelit dhe Hamasit, për kryeministrin Edi Rama kërkon me domosdoshmëri forcimin e paqes në rajonin e Ballkanit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk duhet harruar se Ballkani Perëndimor është një rajon jo vetëm multietnik, por edhe multifetar ndaj “ndikimet negative të atij konflikti (Izrael-Hamas) nuk janë të përjashtuara”. Fjala e plotë në konferencë Falënderoj Kryeministrin Kovaçevski për ftesën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-S për angazhimin dhe…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj ka menduar të shërojë një nga plagët më të mëdha që përballet qyteti që ai drejton, atë të largimit masiv të qytetarëve drejt Britanisë. Prestigjiozja britanike ”Daily Express” ka intervistuar kryebashkiakun socialist, i cili shprehet se do të ofrojë taksa falas për çdo emigrant kuksian në Mbretërinë e Bashkuar që do të hapë një biznes në Kukës. ”Kushdo që kthehet nga Anglia dhe fillon një biznes të ri nuk do të paguajë taksa për dy vjet si një mënyrë për t’i ndihmuar ata të fillojnë një jetë të re në Kukës dhe të…

Read More

Deputetë të Partisë Socialiste kërkuan sot nga Komisioni i Etikës të merren masa ndaj deputetëve të PD-së së Rithemelimit. Kjo pas situatës së krijuar në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku nuk munguan edhe flakët. Në shkresën e grupit të PS-së drejtuar Lindita Nikollës, thuhet ndër të tjera se kërkohet të merret masë disiplinore ndaj 6 deputetëve për shkak se kanë përsëritur disa herë bllokimin e seancën plenare. PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Bledion Nallbatit, Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Sorina Kotit dhe Flamur Hoxhës. Thuhet se Bardhi ka qëlluar me karrige njërin nga gardistët, i cili u dëmtua…

Read More

Panairi i biznesit ndërkombëtar dhe i tregtisë së jashtme “IMEX-Castilla y León”, i cili këtë vit u organizua në Valladolid (Spanjë), shërbeu si një piktakim i rëndësishëm mes sipërmarrësve që synojnë të rriten ndërkombëtarisht dhe ekspertëve të sektorëve përkatës për çdo shtet pjesëmarrës. Mes përfaqësive ekonomike dhe tregtare nga 30 vende, e pranishme ishte edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e cila, nëpërmjet përfaqësuesit të zyrës së DHTIT në Spanjë, z.Eduard Hyseni, shoqëruar nga z.Juan Jose Gonzalez Saez, këshilltar ekonomik i përfaqësisë së DHTIT, asistoi kompanitë e interesuara për mundësitë e zgjerimit të biznesit në Shqipëri. Me qëllim për…

Read More

Shtëpia e Bardhë që ngre një alarm, që Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë. Zëdhënësi John Kirby paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër situatën mes Iranit dhe Rusisë dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura sipas nevojës. Sipas Kirbyt, Irani e kishte furnizuar Rusinë me dronë, bomba ajrore të komanduara dhe municione artilerie të cilat Moska i ka përdorur për të sulmuar Ukrainën. “Irani mund të jetë duke u përgatitur që të shkojë një hap më tej në mbështetjen për Rusinë. Jemi të shqetësuar se Irani tani po shqyrton furnizimin…

Read More

Biznesmeni Gjergj Luca ka replikuar me ironi me Sali Berishën, pasi ky i fundit i ka përmendur emrin në një emision. Berisha hodhi akuza se velieria e gjetur në portin e Sarandës që ishte në pronësi të Rozafës, ishte ndjekur nga italianët për kokainë. Vetë Luca përmes një postimi në Facebook, ironizion Berishën duke thënë se përse ia ka përmendur emrin pasi të dy kishin një gëzim, ish-kryeministrit i liruan dhëndrin, ndërsa Lucës velierën. “O doktor, si u ngryse. Po ç’pate mor burrë që ma përmend emrin. Po ç’ke or burrë, të dy e kemi një gëzim sot, mua më…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët mbështetës të tij dhe të Berishës për mbledhje grupi ditën e nesërme. Në njoftim thuhet se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00. “Nesër, e enjte, në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit. Nesër nuk do të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë pasi të hënën u mbajt seanca për buxhetin 2024, që u miratua me 73 vota në parim mes kaosit të shkaktuar nga Rithemelimi.

Read More