Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti të martën, në 21 nëntor, kryetarët e bashkive të Veronës, Damiano Tommasi, dhe të Viçencës, Giacomo Possamai. Vizita e tyre pason miratimin e vendimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për zgjerimin e bashkëpunimit mes tre qyteteve për pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve në Tiranë, përmes kompanisë publike “EcoTirana”, e cila tashmë do të mbulojë me shërbim jo vetëm zonën qendrore, por edhe periferinë. Me zgjerimin e mbulimit të saj, kompania “EcoTirana” do t’u shërbejë më shumë se një million banorëve. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë dy miq, dy…
Author: tirana
Sali Berisha ka komentuar thirrjen e ndërkombëtarëve për dialog me maxhorancën, duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se opozita nuk po kërkon gjë ekstra, por vetëm që të zbatohet Kushtetuta. “Ju e patë një reaksion i jashtëzakonshëm ishte. E patë se si ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore, për të vërtetën e opozitës dhe në një blozë për Ramën dhe Lindën e tij në Parlament. Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë lajm. E pakonceptueshme që të mohosh në të…
Me një këngë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë treguar se do të bëhen prindër. ”Frymë” është kënga që artisti ka krijuar për vajzën që do të vijë në jetë, dhe në klip kanë ndarë momente të bukura, si nga lajmi që do të bëhen prindër, deri tek zbulimi i gjinisë. Mes vargjeve plot ndjenjë për vajzën që presin, në video janë disa prej momenteve më të bukura të këtyre muajve. Moderatorja e Fan Club DWTS është në pritje të ëmbël dhe ata priten të bëhen prindër të një vajze. Në një postim në Instagram, Kiara shkruan se janë të…
Nga Shkupi po mbahet takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s në rajon me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, kryeministri Edi Rama foli për Kosovën. Rama bëri të ditur se Jens Stoltenberg priti me interes propozimin e tij për një format të një samiti të NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit të kenë edhe vendet jo anëtare në rajon. Pra edhe Kosova. “Pra, të jenë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë të pranishme dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë…
Deputetja britanike Alicia Kearns, e cila është e përfshirë në jetën politike të Kosovës, deklaroi së fundmi se duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj Prishtinës zyrtare, teksa edhe ka kritikuar ndërkombëtarët për qasjen e butë ndaj Serbisë. Në një intervistë për Financial Times, Kearns ka thënë se përplasja shqetësuese midis Kosovës dhe Serbisë i detyrohet pjesërisht Perëndimit, të cilët sipas saj, po dështojnë të tregojnë se kanë ‘një shtyllë kurrizore’. “Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë kurrizore dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi…
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Komisionin e Ligjeve kërkon më shumë buxhet nga Ministria e Financave për këtë institucion. Buxheti i vitit 2024 për Avokatin e Popullit është 178,2 milionë lekë, por në seancën dëgjimore online, Ballanca tha se kjo shumë nuk i plotëson nevojat që ka ky institucion. Për marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët, avokatja tha se do të lindë nevoja për më shumë staf. Për të nevojitet më shumë persona për monitorim se çfarë po ndodh me trafikun e emigrantëve dhe në rast se do lindë nevoja për refugjatët që do vijnë në Shqipëri pas…
Zbardhen emrat e deputetëve të PD-së së Berishës, për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e PS-së, duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend, ku kaosi dhe flakët në seancën e së hënës nuk munguan. Bëhet fjalë për 5 deputetë, konkretisht; Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Albana Vokshi; Sorina Koti. Lexo edhe https://tirananews.al/flaket-ne-kuvend-brace-verini-fre-sharlataneve-si-spaho-qe-lepijne-berishen-na-keni-rrezikuar-jeten/ Lexo edhe https://tirananews.al/kaosi-dhe-flaket-ne-kuvend-delegacioni-i-be-se-parlamenti-shtylle-qendrore-e-procesit-te-integrimit/ Lexo edhe https://tirananews.al/kaosi-dhe-flaket-ne-kuvend-ps-do-kerkoje-perjashtimin-e-deputeteve-te-sali-berishes/
SPAK-u do të kundërshtojë në Gjykatën e Lartë lirimin e Jamarbër Malltezit nga gjykata e Posaçme e Apelit. Burime pranë SPAK-ut bënë me dije se do t’i bëjnë rekurs vendimit.
Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend. Nga ana e tij, Braçe tha se ndezja e flakëve është një ngjarje kriminale, ndërsa shtoi edhe se Kuvendi duhej ta kishte kallëzuar. Sipas tij, flaka ka rrezikuar jo vetëm jetën e 140 deputetëve, po edhe jetën institucionale dhe kushtetuese. Pjesë nga debati Edmond Spaho: Pas ngjarjes së ditës së hënë kur u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të…
Refugjatët nga Afrika së shpejti do të strehohen në Gjadër, në bazë të një marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë e cila u miratua edhe në Këshillin e Ministrave, është futur në rend të ditës në komisionin e Ligjeve. Pritet të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, kjo marrëveshje pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim. Marrëveshja Shqipëri-Itali do të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor.
Presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy u vra gjashtë dekada më parë, më 22 nëntor 1963. Sipas rezultateve të hetimit, dy plumba goditën Presidentin Kennedy. Atentati ndodhi në orën 12:30 me orën lokale dhe gjysmë ore më vonë u shpall i vdekur John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35-të i SHBA-së. Disa orë më vonë u njoftua se vrasësi ishte Lee Harvey Oswald. Lyndon Johnson, i cili si zv.president i Kennedy u bë president i SHBA-ve, formoi një organ për të hetuar atentatin. Kështu u formua Komisioni Warren. Ai trup arriti në përfundimin se vrasësi ishte Lee Harvey Oswald, se ai veproi…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore. Po ashtu Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ‘ditën e bekuar të alfabetit”. Konferenca tha Rama mblidhet në një moment luftrash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë dhe rajonin tonë. ”Këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur që është një paqe e brishtë. Do të vëmë të gjitha forcat që ta bëjmë paqe përfundimtare të qëndrueshme”.