Dita Arbëreshe dhe Samiti i 3-të të Diasporës do të mbledhë në Tiranë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian, të cilët do të marrin pjesë në, i cili do të zhvillohet më 22 dhe 23 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani thotë se kjo do të jetë një pikëtakimi për bashkatdhetarët nga çdo cep i botës për të diskutuar për çështje që prekin gjithë diasporën. “Mirëmëngjesi nga Tirana, ku jemi gati për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e 3-të të Diasporës! Një pikëtakimi me bashkatdhetarët tanë nga çdo…
Author: tirana
Një grup tifozësh dogjën flamurin serb në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej të hënën pas ndjeshjes Shqipëri-Ishujt Faore. Mediat serbe kanë shkruar se kjo është një situatë e turpshme. Pas medieve është edhe qeveria e Serbisë që ka reaguar. Teksa flet për një note proteste, qeveria serbe thotë se shteti shqiptar duhet të reagojë dhe t’i dënojë. Mediat serbe shkruajnë se njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë, thuhet se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve të cilat sipas ministrisë serbe, kanë arritur në pikën më të lartë gjatë historisë së tyre shekullore. “Ne besojmë se…
Dashuria duket se do të lind në ”Big Brother Vip Kosova 2”. Alba, banorja nga Shkodra është pëlqyer nga disa djem, por ajo thotë se i sheh si shokë. Por mes saj dhe Azemit mund të zhvillohet diçka, pasi ky i fundit ka deklaruar se është i dashuar me Albën. Ajo i ka thënë se e sheh si shok, por mbrëmë pas Prime ata u panë shumë të afërt, madje Alba i dha edhe një puthe në faqe, por shumë pasionante. Dashuria pritet të lind në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Dhjami i tepërt në bark është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe siç del nga një studim i fundit gjithashtu edhe për Alzheimer. Obeziteti abdominal lidhet me ndryshimet në tru që favorizojnë Alzheimerin, 15 vjet përpara fillimit të simptomave të demencës. Studime të ndryshme në të kaluarën e kanë lidhur obezitetin me një rrezik më të lartë të demencës, por puna e re fokusohet në një lloj specifik të indit dhjamor, yndyrën e brendshme, e cila gjendet brenda dhe rreth organeve të brendshme të barkut. Studiuesit nga Shoqëria Radiologjike e Amerikës së Veriut, të cilët…
Dritë jeshile, pasi Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që mbahen në Gaza gjatë një pauze katër-ditore në luftime. Zyrtarët izraelitë thonë se 50 pengjet që do të lirohen do të jenë të gjithë gra dhe fëmijë. Nëse ka sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që nga fillimi i luftës. Pauza në luftime mund të zgjasë për më shumë se katër ditë Izraeli thotë se për çdo 10 pengje të liruar mbi 50 fillestarët, pauza do të zgjatet me një ditë. Hamasi thotë se 50 pengjet do të lirohen në…
Arkivat sekrete ruse të pasluftës së Dytë Botërore, të publikuara së fundi (përmbledhur në librin; “Shqipëria dhe Kosova në Arkivat Ruse”, të autorëve Hamit Kaba e Ethem Çeku), pasqyrojnë qartësi faktin e prishjes së miqësisë Shqipëri-Jugosllavi. Në periudhën prill-maj të vitit 1949, kjo krisje marrëdhëniesh, e kthyer në armiqësi, ka shqetësuar Stalinin, i cili ka vënë në punë diplomatët e tij. Edhe pse Kremlini pret udhëheqësit shqiptar, u jep atyre dhe dhurata (me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave), pozicioni kritik e tepër i vështirë i Shqipërisë (politik, ekonomik e ushtarak), është në rend të ditës. Veçanërisht me provokacionet…
Sot do të mbahet Dita Arbëreshe dhe do të mbledhë në Tiranë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian për të diskutuar në panele, të cilat fillojnë mëngjesin e datës 22 nëntor e për të vijuar me sesionin plenar që nis në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në këtë aktivitet do të jenë të ftuar edhe yjet si: Ardit Gjebrea, Ndriçim Xhepa, Elsa Lila, Luiza Gega, Elhaida Dani dhe artistë të ”Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”.
Këtë të mërkurë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, pjesërisht stuhi në zonën veriperëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 8-13 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 11-14°C në veri, 16 -18°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.
Dashi Të mërkurën në dashuri ka ndryshime të mëdha për t’u përballur, mos u pushtoni nga ankthi. Në punë është mirë të mos nxitoni gjërat. Përveshni mëngët dhe do të shihni se do të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Vetëm me përkushtim dhe mund të arrihen rezultate të mëdha. Demi Të mërkurën mos u shqetësoni në dashuri nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, së shpejti do të përmirësohen. Një ditë e mirë premton të jeni në punë. Ndoshta do të merrni një rritje page ose promovim, siç dëshironi. Binjakët Të mërkurën në dashuri ka pak lodhje, ju…
Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për situatën e krijuar në Kuvend, u shpreh se në parlament ndodhen 2 banda, banda e pushtetit dhe banda e opozitës. “Shohim dy banda në atë institucion që duhet të ishte i fjalës së lirë i respektimit të ligjit i komunikimit me publikun. Kemi bandën e pushtetit dhe bandën e opozitës. Diagnoza duhet treguar drejt. Në një eksperiencë të gjatë parlamentare kurrë nuk e kam parë parlamentin kështu, ndonëse ka pasur dhe ngjarje tragjike deri në plagosje, kurrë s’ka qenë kështu. Kam menduar se këto mendje do emancipoheshin por po rrëshqasin keq e më keq.”, tha…
Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Ndaj, duhet t’i kushtoni vëmendje mushkërive dhe shenjave që ata ju japin kur diçka nuk është në rregull. 1.Dhimbje shpine dhe shpatullash Ndonëse konsiderohet simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullave apo e gjoksit mund të tregojë fillimin e kancerit të mushkërive, nëse zbulohet në fazë të hershme, është e shërueshme. Nëse dhimbja është e fuqishme dhe zgjat më shumë sesa zakonisht, ose nëse dhimbja shfaqet shpesh, rekomandohet ta vizitoni mjekun. 2.Kolla Kolla mund të jetë tregues i diçkaje të thjeshtë, si një…
Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Në paketën e re të ndihmës përfshihen edhe katër sisteme të fuqishme kundërajrore të llojit IRIS-T, dhe municione për artileri. Kështu njoftoi në Kiev më 21 nëntor ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Gjermania është kontribuuesja e dytë më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin pas Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, Berlini i ka dhënë Ukrainës tri sisteme moderne IRIS-T. Sistemi i fundit arriti në Ukrainë muajin e kaluar. Pistorius qëndroi në Kiev më 21 nëntor në një vizitë të…