Disa shtete duan që të ekstradojnë Dritan Rexhepin. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan Rexhepit për t’u dërguar më pas në drejtim të ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e “mbretit të kokainës” i cilu u arrestua më 8 nëntor në Stamboll. Njoftimi Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e…
Author: tirana
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISË:Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar “Piramida”. Shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve i janë gjetur 310 doza kokaine…
Me rastin e festave të Nëntorit, edhe data 27 është ditë pushimi për administratës, ky me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të nëntorit. Përmes një VKM-je, e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim. Në vendim sqarohet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda 3-mujorit të vitit paraardhës.
Për herë të parë, Era Istrefi dhe Butrint Imeri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor. Dyshja e famshme kanë bërë me dije se kënga del këtë të enjte. Ata kanë sjell një imazh të përbashkët nga xhirimet e klipit të ri që është realizuar në Paris. Ky është dueti i parë i tyre, i cili besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat dhe publiku. Ata janë shumë të kërkuar në treg dhe ndër këngëtarët më të suksesshëm. View this post on Instagram A post shared by BUTRINT IMERI (@butrintimeri)
Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake ndaj Ilir Kapetani, Specialist i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ky i fundit ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. SPAK njofton se i pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Selanik, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura. Sipas mediave greke një kamion që lëvizte në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit , në rrethana të paqarta ka goditur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura. Për mrekulli drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me plagë të lehta. @radiothessaloniki945 Φορτηγό έπεσε από γέφυρα στην εξωτερική περιφερειακή #rthess #thessaloniki #rain #accident ♬ original sound – Radio Thessaloniki 94,5
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtën skuadër. Pasi fituan gjithçka me Real Madrid, dy yjet e futbollit botëror, mund të ribashkohen sërish, por këtë herë për të luajtur së bashku në Premier League te klubi i Newscatle. “Qymyrxhinjtë” janë në pronësi të sheikëve saudit, dhe rregullorja e futbollit anglez i lejon klubet që janë në të njëjtën pronësi të huazojnë lojtarë. Al-Ittihad ku luan Benzema dhe Al-Nassr ku luan Ronaldo janë në pronësi të familjes mbretërore, të njëjtën që drejtojnë edhe klubin e Newcastle. Për momentin, drejtuesit e klubit të Newcastle kanë prioritet të gjejnë një zëvendësues për…
Gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët përballen me rreziqe ekstreme shëndetësore nga fatkeqësitë klimatike që kërkojnë vëmendje urgjente, sipas një thirrjeje për veprim të publikuar nga Kombet e Bashkuara përpara negociatave të Konferencës Botërore (COP28) për ndryshimin e klimës në Dubai. Sipas dokumentit të titulluar “Mbrojtja e shëndetit të nënave, të porsalindurve dhe fëmijëve nga efektet e ndryshimeve klimatike”, efektet e ngjarjeve klimatike në shëndetin e nënave dhe fëmijëve janë neglizhuar, nënraportuar dhe nënvlerësuar. Theksohet se planet e shumë pak vendeve për ndryshimin e klimës përfshijnë shëndetin e nënës ose të fëmijës. Konkretisht, dokumenti flet për “një vëmendje të pamjaftueshme ndaj…
Pas Ambasadës së SHBA-dhe dhe Britanisë së Madhe, edhe delegacioni i BE-së në Tiranë ka dhënë një qëndrim për situatën e kaosit dhe flakëve që ka përfshirë Kuvendin. Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, përfaqësuesit e Unionit në Shqipëri kujtojnë se dialogu konstruktiv në parlament është i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë. ”Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.…
Altin Goci, një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare që prej viteve ‘90-të, vjen me një super-koncert ostalgjik më 23 nëntor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj poston videon dhe i fton të gjithë të bëhen pjesë e këtij eventi. “Tirana flet pop-rock më 23 nëntor. Altin Goci, një nga figurat më të dashura që prej viteve ‘90-të, ju pret në një super-koncert nostalgjik. Bëhu grup dhe shijoje! 19:30. Qendra Kulturore e Katedrales Orthodhokse”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)
Për kaosin dhe flaka që u pa në seancën plenare të së hënës në Kuvend, Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin e deputetëve të Sali Berishës. Mblidhet sot Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të Berishës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. Për shkak të kaosit seanca u mbyll për 5 minuta dhe pr/buxheti kaloi me 73 votat e PS.
Argjentina mundi Brazilin 1-0. Kampionia aktuale e botës fitoi klasiken e madhe ndaj Brazilit, pasi ndeshja nisi gjysmë ore me vonesë për shkak të incidenteve të rënda që u regjistruan në tribuna, ku shërbimet e sigurisë së stadiumit Maracana ndërhynë me forcë ndaj tifozëve argjentinas. Brazili humb një ndeshje kualifikuese në shtëpi për herë të parë në historinë e tij dhe e mbyll vitin në një krizë të rëndë. Kur skuadra vendase ishte në maksimumin e saj, Argjentina mori një goditje nga këndi dhe Otamendi e goditi me kokë me forcë topin, pasi mposhti dy rivalë në kërcim, duke vendosur…