Author: tirana

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për dy arkitektë. Dy arkitektët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Armando Prelezi dhe Klevis Bregu akuzohen se morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje. Njoftimi: Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për dy arkitektë për Veprën Penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, sekuestrohen pronat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.1285, të vitit 2023 (i bashkuar), për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ma kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F.…

Read More

Jamambër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar pas lirimit të tij nga Gjykata e Posaçme. Teksa ka krahasuar situatën e tij me atë të gjyqeve politike në vitet 1945, Malltezi ka renditur arsyet që sipas tij tregojnë se pse kjo është çështje politike e “urdhëruar nga Rama dhe Balla”. Ai akuzon ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i cili është edhe personi që ka depozituar kallëzimin kundër Malltezit. Sipas tij, SPAK i është nënshtruar kërkesës nga ana e socialistëve dhe ka vepruar sipas dëshirës së tyre. Postimi i plotë: Prof. Malltezi i ben gjyq publik Edi Rames ne Apelin e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon. “Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por…

Read More

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastrliu ka publikuar një foto me aktorin e njohur Genc Fuga, i cili në fund të korrikut pësoi goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Manastriliu shkruan se aktori është tashmë drejt rekuperimit të plotë. “Kënaqësi që e shoh mirë me shëndet dhe tashmë drejt rekuperimit të plotë Genci Fugën, aktorin dhe pedagogun e Universitetit të Arteve, që mezi pret të kthehet në auditore, pranë studentëve të tij”, shkruan Manastriliu. Ishte Eni Jani, bashkëshortja e tij, që bëri publik lajmin asokohe bashkë me thirrjen për të kontribuar sadopak në mënyrë që t’i shpëtonin…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se Ervin Mata, të cilin e quan një personazh të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut nga Amerika Latine, dyshohet se ndodhet në Argjentinë. Lala tha se Mata ka qenë më herët në Bolivi, ndërsa SPAK e ka shpallur së fundmi në kërkim për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në…

Read More

Pas ambasadës së SHBA dhe asaj britanike në Shqipëri, edhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka reaguar për situatën e tensionuar në seancën e fundit parlamentare, duke theksuar se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit. “Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.…

Read More

Një servis makinash në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit është përfshirë pasditen e kësaj të marte nga flakët. Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Si pasojë e flakëve dhe tymit në ambientet e servisit, një prej punëtorëve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Konkurrentja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana ka treguar mbrëmë në prime se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjeçe. Santiana mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18-vjeçare. Asokohe ajo duhet të bënte një operacion në gji, por i ati nuk e ka ndihmuar. Madje ai as nuk e ka besuar që ajo ishte sëmurë.“Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për dy operacionet policore “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, të cilat synojnë persona të përfshirë në grupe kriminale, persona në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri etj. Balla shkruan se gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar dhe proceduar 35 shtetas në vend. Postimi i Taulant Ballës: Policia e Shtetit ‍♂️ka vijuar me zbatimin në territor të operacioneve kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” për arrestimin e shtetasve të përfshirë në grupe kriminale, persona në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre që mbajnë në banesë armë, municione dhe…

Read More

Ministri grek Stavros Papastavru vizitoi sot Fredi Belerin, ndërkohë mësohet se gjatë takimit në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike. Tentativat e rikthimit të energjisë duke vënë në punë gjeneratorin, nuk patën sukes gjithashtu. Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Read More

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pas takimit në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki në Europë që nuk ka kryetar dhe për këtë arsye kërkon që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi. “Kërkojmë që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi. Nesër shpresojmë që më në fund drejtësia shqiptare të japë drejtësi për Fredi Belerin”, deklaroi ai. Ndërkohë, Beleri po vijon betejën e tij me drejtësinë shqiptare, i cili që prej muajit shtator kërkon të lirohet nga…

Read More

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”. Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të…

Read More