Author: tirana

A keni pyetur ndonjëherë veten, nëse jeni egoistë? Shpesh nuk është e thjeshtë ta pranosh, por gjithsesi ka ndodhur të bësh diçka, pa menduar për pasojat që veprimi mund të ketë te njerëzit e tjerë. Sidoqoftë, nuk ka vetëm egoizëm negativ, nganjëherë është mirë të zgjedhësh veten dhe ka shenja të zodiakut, të cilat sigurisht që e bëjnë këtë më shumë se të tjerat. Le të shohim se cilat janë ato. Luani Leoni është një nga shenjat më egoiste të zodiakut. Në realitet, ata janë njerëz jashtëzakonisht altruistë dhe bujarë, por nevoja e tyre për të shkëlqyer ndonjëherë i bën…

Read More

Nga Mauro Bonazzi Në pamje të parë është teoria më absurde, vetë Aristoteli është i pari që e pranon. Pyesni, përgjigja do jetë gjithmonë e njëjta. Lumturia? Dikush ndoshta do të vërejë se arrihet në angazhimin publik, në një jetë dedikuar të mirës së përbashkët. Duke besuar vërtet? Të tjerët, shumica dërrmuese, nuk kanë asnjë hezitim: i lumtur është ai që mund ta shijojë jetën – vila spektakolare, ekskluzivitete, dreka dhe darka në restorantet më luksoze, shumë argëtim dhe pak lodhje, gjithmonë me stil. Ja pra, jeta e lumtur. Ne italianët madje kemi gjetur përkufizimin e përsosur: dolce vita. A…

Read More

Prokuroria Fier ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Prokurorisë, këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit, ndërsa dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”. Prokuroria e Fierit ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si…

Read More

“Shqipëria feston me stil”,-shkruan faqja zyrtare e UEFA-s për kualifikimin e kombëtares kuqezi në Euro 2024. Në Facebook ata kanë shpërndarë një foto nga festimet në stadiumin “Air Albania”. Në një prej tyre shfaqen fishekzjarret pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa në tjetrën, ekipi dhe stafi që mundësuan kualifikimin në Euro 2024. Shqipëria barazoi pa gola mbrëmjen e së hënës përballë Ishujve Faroe në Tiranë. Megjithatë kualifikimi ishte garantuar që në sfidën e parafundit përballë Moldavisë. Po ashtu, Shqipëria për herë të parë e mbyll një fushatë eliminatoresh në vendin e parë.

Read More

Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe ndihmojë në trajnimin e punonjësve të administratës së Bashkisë së Kukësit, lidhur me projektet për grante nga organizatat e huaja. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve, në prani edhe të deputetit të PS, Pandeli Majko. “Më vjen mirë që lidhim këtë marrëveshje mes dy qyteteve tona. Jemi mësuar ta shohim Bashkinë e Tiranës të ndihmojë me të drejtë Tuzin, Preshevën e Bujanocin, sepse kanë nevojë për mbështetje, por ndërkohë kemi edhe motrat e vëllezërit tanë brenda trojeve shqiptare. Jam i bindur…

Read More

Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të një megaoperacioni të urdhëruar nga SPAK. Por nga ana tjetër, ”Tirana News” mëson se Dedan Gjoni në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar nga ky aksion, kanë njohje dhe miqësi me Myslym Murrizin. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, në mosrespektim të parimeve të policisë, Dedani bëri fushatë aktive dhe kontribuoi fizikisht për të, duke e shoqëruar dhe gjatë gjithë kohës në fushatën e 2021. Po ashtu ai i bënte thirrje anëtarëve të grupit kriminal për të votuar…

Read More

Një fenomen i ri në botë. Peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes. Ai kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit. 18-vjeçari rrëmbeu medaljen ne stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 KG. Puna e palodhur e sportistit bashkë me trajnerin e tij Leonard Toska dha një rezultat të shkëlqyer në…

Read More

Sali Berisha ka komentuar në një konferencë me gazetarët pasditen e së martës, vendimin e marrë nga Apeli për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetimet për dosjen “Partizani”. ”Nuk ka asnjë risi në vendimet që dëshmojnë kontrolline plotë dhe total të sistemit të drejtësisë. Shndërrimin e saj në degë ekzekutivi, nga narko-diktatura. Korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin. Nuk kam asnjë lidhje me vendime që shkelin Kushtetutën. Po, e kam thënë, të dërgojnë kërkesën në parlament, dhe unë e votoj. Vota imë është që Sali Berisha, të shkojë të paraqitet për t’u marrë në pyetje”,-tha Berisha. Gjykata…

Read More

Sali Berisha ka folur këtë të martë për atë çfarë ndodhi në seancën plenare në Kuvend, ku projektbuxheti u votua për 5 minuta mes kaosit dhe flakëve. Ai tha se opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se kryeministri Edi Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj. “Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi. Beteja…

Read More

Policia në Durrës ka arrestuar Dashamir Koka, i cili është dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për vepra të rënda penale. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, Kokës i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e 46-vjeçarit në Itali.

Read More

Anëtarët e dy familjeve në Pukë janë përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta, e ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, përkatësisht Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku. Në media kanë qarkulluar pamjet e këtij sherri, ku shihen anëtarët e dy familjeve, të cilët përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie. Reagimi i Policisë së Shtetit: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për një konflikt mes disa…

Read More

Këngëtari Robert Berisha ka gjetur sërish dashurinë. Artisti kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet përmes disa postimeve që ka ndarë në InstaStory. Berisha ka shpërndarë disa pamje nga udhëtimi i tij në Miami, por që nuk ia ka zbuluar identitetin partneres së re. Roberti ka qenë i martuar për shumë vite me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Read More