Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të marte, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në zonën e Laprakës. Si pasojë e këtij shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e një biznesi aty pranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar. “Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon…

Read More

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit shpall sot vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit kundërshton “detyrimin për tu paraqitur” para SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe ka refuzuar dy herë të paraqitet për tu marrë në pyetje. Edhe dje ndërsa duhej të ishte përballë drejtësisë dhe të jepte llogari për këtë aferë, Berisha sërish përdori Kuvendin si mburojë, nga ku bashkë me mbështetësit e tij organizuan skenarin e kaosit me tym e flakë në Kuvend.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se janë realizuar të paktën “pesë ose gjashtë” komplote për ta vrarë atë ishin mundur të parapriheshin nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës. Në një intervistë për “The Sun”, Presidenti tha se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë dhe “në moral, nuk ka ngërç”. Ai tha se njerëzit e tij ishin të lodhur nga “sulmet e përhershme ajrore”, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre. Por kur The Sun pyeti saktësisht se sa komplote mbijetoi, ai tha…

Read More

Me urdhër të SPAK-ut janë lëshuar 11 urdhër-arrest, dhe janë ekzekutuar katër prej tyre. Për këto aksione ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai shprehet se kjo erdhi si rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu Balla shton se vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta. Postimi i plotë Dje pasdite dhe…

Read More

Nga një aksion i SPAK-ut, në pranga për pjesëmarrje në grup kriminale kanë rënë edhe Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi. Ata kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë info nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se viti i ardhshëm 2024 do të jetë më i vështiri në historinë moderne të Serbisë, duke thënë se i frikësohet trazirave të mundshme në Republikën Srpska dhe Kosovë. “Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se ai i mëparshmi, duke përfshirë edhe këtë, e kam fjalën për çdo lloj kërcënimi në Republikën Srpska, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të rajonit”, tha Vuçiç. Duke arsyetuar këtë vlerësim, deklaroi se zgjedhjet po mbahen në Tajvan në janar, në fund të vitit 2024 në SHBA, dhe…

Read More

Një tjetër stuhi mbërrin në Itali. Cikloni i dimrit që vjen nga Evropa Veriore fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun. Për sot, alarmi i verdhë është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria. Përkeqësimi i kushteve atmosferike në vendin fqinj do pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës, me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave.

Read More

Kombëtarja e futbollit është në vendin e parë në Grupin E me 15 pikë pas përballjes me Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga atmosfera në stadium, ku thotë se kjo skuadër do na bëjë supriza të tjera të bukura. “Shije e jashtëzakonshme e arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura”, shprehet Rama. Rrugëtimi i Shqipërisë në këtë edicion kualifikues mbyllet me 1 humbje, dy barazime dhe katër fitore.

Read More

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor. Nga Sarajeva, si ndalesa e parë e turneut të tij treditor në Ballkan, dhe kryeqyteti i vendit që ai vetë e klasifikoi në nëntorin e vitit 2022, së bashku…

Read More

Kader Kicaj është banorja e re e ”Big Brother VIP Kosova 2”. Ajo trazoi ujërat me hyrjen në këtë format, e cila po ashtu në bazë të veprimeve mori vëmendjen edhe të banorëve të tjerë. E njëjta në një formë u shpreh se që në hyrje nuk u prit mirë nga gjinia femërore. Ajo iu drejtua Albës se nuk është futur në shtëpi as për t’ia marrë Azemin e as Lumbardhin. “Mos u frikëso se nuk kam ardhur të ta marrë as Azemin as Lumbardhin”, tha ajo. Alba nga ana tjetër tha se nuk është në një pozitë të tillë…

Read More

Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij. Breçani është arrestuar në afërsi të stadiumit ”Air Albania”, pasi mbrëmjen e djeshme do të shihet ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe. Në pranga ka rënë edhe Besmir Mustati dhe Bujar Germizi, ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje. SPAK lëshoi 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre janë ekzkeutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve.…

Read More

Lideri i Hamasit thyen heshtjen. Një deklaratë e jashtëzakonshme për një marrëveshje armëpushimi erdhi nga lideri i Hamasit. “Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin”, tha sot në Telegram një nga liderët e Hamasit, Ismail Haniyeh. Zyrtarët e Hamasit i thanë transmetuesit Al Jazeera se detajet e armëpushimit do të njoftohen kur të finalizohet nga ndërmjetësit e Katarit. Negociatorët nën ndërmjetësimin e Katarit po negociojnë për të nënshkruar një marrëveshje që do të lejojë lirimin e rreth 240 të burgosurve, kryesisht izraelitë, të kapur më 7 tetor dhe një armëpushim në Gaza, ku më shumë…

Read More