Seanca plenare e së hënës zgjati vetëm 5 minuta, për shkak të kaosit që Sali Berisha dhe deputetët e tij krijuan duke ndezur tymëse, njëra prej të cilave në një moment mori flakë. Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe, teksa ka ndarë një video të BBC që ka pasqyruar flakët në Kuvend, shkruan se kjo dhunë e Berishës ka të bëjë me akuzën që i është ngritur nga SPAK për aferën Partizani. Ai shprehet se kjo është gjuha kriminale e Sali Berishës, përmes së cilës shantazhon organet e drejtësisë. ”Zjarri në Kuvend është krim i Salih Berishës! Zjarri në Kuvend është…
Author: tirana
Shqipëria e tranjerit nga Brazili, Silvinjo ka vendosur një rekord, pasi përfaqësuesja kuqezi nuk ka grumbulluar 15 pikë pas tetë takimesh. Skuadra e Edi Rejës shkoi në 18 pikë, por i arriti në 10 sfida, pra dy më shumë. Me 24 pikë në total të disponueshme, në këto kualifikuese, Shqipëria e Silvinjos ka marrë 62.5% të pikëve. Skuadra e De Biazit, që siguroi europianin mori 14 pikë, ose 58.3% të pikëve të disponueshme. Shqipëria është dalluar në këto kualifikuese të Euro 2024 për performancën në mbrojtje. Pas 8 ndeshjeve të luajtura, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 4 gola e kanë shënuar…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidentit Aleksandwr Vuçiç gjatë takimit të zhvilluar me të në Beograd, tha se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve. “Të dyja palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë e përbashkët për shtyp. Serbia i dërgoi forcat e saj pranë kufirit me Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës në…
Në rrugën Ersekë-Leskovik janë drejt përfundimet punimet, ku përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH po kryhet rikonstruksioni total i aksit rrugor. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj rruge, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror. Rama theksoi se ky investim do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Rruga është e gjatë 42.67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues është…
Brazili ka regjistruar temperaturën më të nxehtë në histori me prej 44.8 gradë celcius. Rekordi u godit të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais. Moti i paprecedentë i është atribuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike. Parashikuesit thonë se një pjesë e nxehtësisë ka të ngjarë të zbutet këtë javë. Agjencia qeveritare tha se niveli i lartë i Araçuaí prej 44.8C kishte mposhtur rekordin e mëparshëm të vendit prej 44.7C, i matur në 2005. Vapa ka shkaktuar alarm të kuq në të gjithë vendin, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore. Temperaturat e…
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se vendimin e GJKKO ndaj Berishës për masën ”detyrim paraqitje” dhe ”ndalim të daljes jashtë vendit” që janë në fuqi, do ti çojnë edhe në Gjykatë e Lartë. “Berisha nuk ka rrezik që të ikë. 2 herë në javë është në parlament ndërsa prokuroria e kërkon 1 në 2 javë. Ajo masë rrjedh nga një arsyetim anti-kushtetues. Të enjten kemi seancën e rradhës për humbjen e fuqisë. Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në gjykatën e Lartë”,-u shpreh Gjokutaj mes të tjerash. Kurse dhëndri…
Në seancën e sotme, Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë dhe e ka lënë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës në ”arrest shtëpi”. Detajet i dha për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokuatj i cili u shpreh ndër të tjera, që nuk ka vend për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të “Rithemelit” i cili duhet të paraqitet përpara policisë gjyqësore dy herë në muaj.
Detaje të reja dalin nga mega operacioni i urdhëruar nga SPAK me 11 urdhër-arreste. Ervin Mata i cili dyshohet se është jashtë vendit, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Bujar Ajeti nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje…
Mbrëmë në ”Air Albania” një nga momentet më drithëruese, ishte prania e djalit të Afrim Bunjakut, oficerit të Policisë se Kosovës që mbeti i vrarë gjatë sulmuesve terroriste serbe në Banjskë, më 24 shtator. Fatlum Bunjaku udhëhoqi në disa momente tifozët kuqezi, duke krijuar një atmosferë shumë të fortë emocionale.
Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit (i arrestuar mbrëmë), është në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC, por që nuk ndodhet në Shqipëri. Në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes me Ervis Martinaj. Të gjithë personat në kërkim janë jashtë territorit shqipatr, 4 prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha këtë të martë se të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen në Shqipëri janë ekzekutuar. Të arrestuar Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së…
17-vjeçarja Kaitlyn Coones vrau nënën e të dashurit 53-vjeçe, Nicole Jones, në Ohjo të SHBA-së me një gur. Kaitlyn Coones i tha Jonathanit se duhej të bënin diçka për nënën e tij sepse ajo po i pengonte të ishin bashkë dhe i dha atij pesë orë për të bërë diçka. Kur kaluan pesë orët, 17-vjeçarja doli nga shtëpia, mori një gur dhe e goditi disa herë në kokë 53-vjeçaren teksa ishte para frigoriferit dhe më pas e mbyti. 17-vjeçari dhe 33-vjeçari shkuan të dy në dyqane dhe blenë thasë plehrash, litarë për të mbështjellë trupin dhe pastrues për të fshirë…