Këtë të martë moti do jetë me vranësira dhe reshje shiu në veri dhe jug pjesërisht zonën qendrore. Temperaturat minimale do të luhaten 5-10 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-15°C në veri, 18 -21°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Dashi Të martën dashuria më në fund mund të rifitojë pjesën e saj dhe të ofrojë shumë emocione. Në punë bëni kujdes që të zgjidhni me kujdes marrëveshjet dhe detajet e bashkëpunimeve të reja. Do të shihni që gjërat do të përmirësohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Demi Të martën qielli është shumë interesant për beqarët e shenjës dhe sjell mundësi të mëdha takimi. Në punë shanse të mira për ata që duan të kenë diçka më shumë. Binjakët Të martën në këtë ditë do të…
Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana e cilësoi si historike kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024 si vend i parë në grup. “Askush nuk e mendonte se do merrnim vendin e parë. Jam gëzuar për Beratin që është kapiten’’, tha ndër të tjera Cana.
Pas barazimit 0-0 me Ishujt Faroe, në emisionin “Kuqezi”, foli trajneri Sylvinho. Trajneri brazilian theksoi se skuadra mund të luante edhe me dy sulmues. Nga ana tjetër, Sylvinho shtoi se Ishujt ishin një kundërshtar i vështirë dhe këtë e kishin vërtetuar edhe në sfidat me Poloninë e Çekinë. “Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë. Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron. Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e…
Kristjan Asllani është shprehur pas ndeshjes se është surprizuar nga Ishujt Faroe, për mënyrën sesi luajtën ata. “Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë. Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, u shpreh Asllani pas kualifikimit në Euro…
Italia kualifikohet për në Euro 2024. Të kaltrit e Luciano Spallettit vuajtën jo pak ndaj Ukrainës në ‘Bay Arena’ të Leverkusenit, por ia dolën të marrin atë që donin, barazimin 0-0, që u siguroi kualifikimin më tej me 14 pikë, po aq sa ukrainasit, por me avantazhin e përballjeve direkte. Ukrainasit e Rebrov ishin të dënuar të fitojnë dhe bënë një 90-minutësh mjaft të mirë në Gjermani, duke merituar shumë më tepër se një barazim pa gola, por fati dhe forma e mirë e Donnarummës, nuk lejuan shënimin e golit që do t’i çonte në Gjerman. E mbyll duke festuar…
Situata kaotike janë regjistruar edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ditën e sotme. Dy deputetë të Levicës, Dimitar Apasiev dhe Kërmov, kanë thyer kompjuterin e zv.kryetarit të Kuvendit, Goran Misovski dhe më pas shkuan drejt tij duke e gjuajtur me letra e amendamenteve, të cilat Levica i kishte dorëzuar për ndryshimet në Rregulloren. Incidentin pasoi pasi 87 deputetet nuk e pranuan kërkesën e Levicës që të hiqet Rregullorja nga rendi i ditës.
Ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani është shoqëruar mbrëmjen e kësaj të hëne pas një operacioni policor që po zhvillohet në Tiranë me urdhër të SPAK. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 11 persona, mes të cilëve edhe Breçani. Arsyet e shoqërimeve dhe detajet lidhur me këtë operacion janë ende të paqarta. Vijon…
Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Trajneri Sylvinho paralajmëroi rotacione në këtë sfidë. Strakosha merr vendin në portë, ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare, ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit. Formacioni: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.
Tirana është “veshur” sot e gjitha kuqezi. Kualifikimi i Kombëtares në Euro 2024 do të festohet sot në stadiumin Air Albania. Të shumtë janë tifozët që janë mbledhur në disa pika në Tiranë dhe e kanë marrë me valle dhe këngë patriotike. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, tifozët po këndojnë të lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit. I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar të indinjuar në rrjetet sociale. REAGIMI: Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit,…
Një sherr midis dy të miturve është shënuar ditën e sotme brenda ambienteve të një shkolle të mesme në Pogradec. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime në trup dhe fytyrë. Në konflikt janë përfshirë edhe të mitur të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.