Pas seancës së sotme, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ndërsa ka vënë në dijeni edhe disa zyrtarë ndërkombëtarë. Bardhi e ka krahasuar sjelljen e mazhorancës me ato të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndërsa thotë se ky i fundit “do ta ishte zili atë që po ndodh në Kuvend”. Shkresa e plotë: Mazhoranca juaj socialiste ka vendosur të asgjësojë opozitën në Parlament duke i mohuar asaj të gjitha të drejtat që i njeh Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për akuzat e ngritura ndaj saj për mashtrim fiskal. Ylli i muzikës pop pranoi se nuk i ka paguar 14.5 milionë euro taksa qeverisë spanjolle midis viteve 2012- 2014. Dakordësia u arrit pikërisht kur gjyqi ndaj saj ishte gati të fillonte, edhe pse më parë ylli kolumbian e kishte refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur të shkonte në gjyq. Shakira, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo akuzë, u shpreh se e mori këtë vendim për fëmijët e saj. “S’dua të shohin nënën e…
Ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të tkurret përsëri këtë tremujor dhe rimëkëmbja e saj do të jetë e vështirë, edhe nëse ka disa shenja se një përmirësim mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm. Kështu u shpreh Bundesbank në një raport ekonomik mujor të prezantuar këtë të hënë, shkruan Reuters. Duke vuajtur nga një recesion i thellë industrial, Gjermania ka qenë ndër ekonomitë më të dobëta në Evropë. “Prodhimi ekonomik ka të ngjarë të bjerë përsëri pak në tremujorin e katërt të 2023,” tha Bundesbank për ekonominë më të madhe të bllokut të monedhës 20-vendesh. “ Ekonomia gjermane do…
Fotografi Frank Lisciandro, mik i liderit të The Doors, rrëfen vitet e kaluar në krah të tij mes drogërave dhe marrëzive të shumta. Si për shembull kur u vinte flakën çeqeve të babait… Një rast i çuditshëm i kulturës orale, e madje edhe arkeologjisë së popit. “Jim Morrison. Një bisedë mes miqsh”, është vëllimi në të cilin Frank Lisciandro, fotograf dhe mik i liderit të grupit The Doors, përmbledh kujtimet e tij dhe të atyre që kanë ndejtur pranë tij, gjatë ekzistencës vetëm 27 vjeçare. Gjithçka përmes transkriptimit të bisedave që kanë ndodhur shumë kohë pas fakteve të ndodhura, domethënë…
Kosova arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës, me golin e Hysenit në Bazel që i hoqi mundësinë Xhakës me shokë që të merrnin tri pikët. Ai që i habiti të gjithë pas sfidës ishte trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha, i cili falënderoi gazetaren e seksi, Qeqa Krelani, pasi ishte ajo që kishte sugjeruar disa lojtarë që të grumbulloheshin me Kosovën. “Kjo ndeshje u barazua nga Qeqa Krelani, sepse ajo, me gazetarinë e saj, na vuri në presion çdo ditë: ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’. Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë…
40 persona janë arrestuar nga Karabinierët si pjesë e operacionit maxi antidrogë të quajtur “Familja dhe miqtë”, falë të cilit u çmontua një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepronte në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo. Dyert e burgut janë hapur për 22 persona, 18 janë në arrest shtëpie. Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena (qyteti metropolit i Cagliarit) që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për inportin e kokainës. I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte…
Sali Berisha thotë se aktakuza për Ilir Beqajn, është shkruar në zyrën e Ramës. Sipas tij kjo aktakuzë është tallje e ulët dhe cinike për shqiptarët, sepse është amnistia e dytë brenda katër muajve për Beqajn. Aktakuza për Ilir Beqajn e shkruar n zyrat e Ramës është tallje e ulët cinike me shqiptarë. Dëshmi e shndërrimit të SKAP në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare. Është amnistia e dytë brenda katër muajve për hajdutin Ilir Beqaj, dhe mbrapa tij Edi Rama. Aktakuza për shpërdorim detyrë se nuk parandaloi konfliktin e interesit dhe se nuk ka konstatuar kostot e…
Nga Elisa Spiropali/ Në një kohë normale kjo do të ishte një skenë për të qeshur. Asgjë nuk është kështu siç duket. Flakadanët ka javë që i tund Salanji, por flakën ua ndez Saliu. Tymueset i hedh Saimiri dhe Bledioni, por dorën ua lëviz po Saliu. Çetës së zemëruar të opozitarëve iu prin gjithëherë Flamuri, por shtiza e tij është e do të mbetet Doktori. Gazi me ngjyra që mbush sallën është i Gazit, por gazin që i shpërthen nga gjithë portreti i tij, nuk e mban dot gjithashtu Doktor Saliu. Të gjithë bashkë janë bërë gaz i botës sonë…
Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të lërë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri u paraqit në GJKKO nën shoqërinë e avokatit të tij Ermal Yzeiri në seancën e parë gjyqësore, lidhur me hetimet e nisura për koncesionin e sterilizimit. Beqaj u prononcua për mediat pas seancës duke rishprehur qëndrimin për të mos kundërshtuar vendimin e drejtësisë, që po ashtu i ka ndalur daljet jashtë vendit, pavarësisht rezervave që ka ndaj procesit hetimor. “Kam vetëm dy mesazhe për të përcjellë. Së pari siç e kamë bërë publike edhe pardje, unë…
Makina tip “BMW” e shkodranit Arvid Halili i arrestuar nga policia e Malit të Zi, ka mundur të kaloj në pikën kufitare të Muriqanit, dhe destinacion final kishte kryeqytetin e Francës, Parisin, dhe vlera në tregun atje do të shkonte në rreth 2.2 milionë euro. Autoritetet malazeze mësohet se kanë pasur informacion për praninë e lëndës narkotike dhe e kanë mbajtur në vëzhgim të riun shkodran përgjatë udhëtimit të tij në tokën e shtetit fqinj drejt pikës kufitare të Debeli Brijeg me Kroacinë. Dyshimet e hetuesve janë se kjo sasi kokainë ka mbërritur në vendin tonë përmes portit të Vlorës…
Deputetja në grupin e Bashës, Oriola Pampuri i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve. Ajo tha se përkundër rasteve kur për buxhetin është diskutuar për 48 orë rresht, këtë herë, u bë një shfaqje për interesa personale dhe se 2 grupet i shërbyen njëri-tjetrit. “Kaosi i zhvilluar në sallën e parlamentit, ishte që ata që e ndezin zjarrin dhe po ata e fikin. Skena të tilla, luftë alla “don kishoteske” nuk u shërbejnë shqiptarëve. Shqipëtarëve u shërben një zgjidhje. Ka patur raste që është diskutuar për 48 orë për buxhetin, nuk e…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France24”, i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që janë ngritur pas marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës, që parashikon zbarkimin e refugjatëve që do të vendosen në qendrat e pritjes që do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe Gjadër. Rama u vendos përballë faktit se Brukseli ka shprehur shqetësime për bashkëpunimin e tij me Melonin. Ai po ashtu iu përgjigj zërave që pretendojnë se Shqipëria po pranon emigrantët në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë në BE, duke e mohuar kategorikisht një pazar të tillë. “Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është…