Author: tirana

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, thotë se në spitalin kryesor të Gazës “Al-Shifa” mbaheshin disa nga pengjet që Hamasi mori në ndërhyrjen e 7 tetorit në jug të Izraelit. Filmimet janë bërë nga kamerat e sigurisë së spitalit ditën e sulmit dhe kanë fiksuar momentet kur disa nga pengjet sillen të plagosur në spital. Përmes këtyre pamjeve, Izraeli mbështet pretendimet se Hamasi ka shfrytëzuar infrastrukturën civile për të fshehur aktivitetet e militantëve të tij. Tel Avivi pretendon se Hamasi e ka shfrytëzuar spitalin në shkelje të rregullave ndërkombëtare, si qendër komandimi. Hamasi pranon se ka ngritur një rrjet të…

Read More

Ka përfunduar këtë të hënë seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Për gazetarët jashtë GJKKO-së Beqaj nuk pranoi të fliste por tha vetëm “do flas një herë tjetër”.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kanë prekur fundin duke u përdorur nga Sali Berisha. Bardhi u thotë se sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manikin buxhetin që financon PPP. “Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France24, në emisionin “Këtu Europë”, ku ka folur që nga vetoja e Greqisë në rrugën e Shqipërisë në BE, si edhe për temën e marrëveshjes me Italinë për refugjatët. Rama u pyet për integrimin e rajonit tonë dhe problemet mes shteteve, kryesisht mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë tha se një arsye e rëndësishme për integrimin e rajonit janë edhe problemet mes shteteve, ndërsa theksoi se do të ishte “vetëvrasje” për Bashkimin Europian nëse do të përjashtonte rajonin apo disa vende. Pyetja: Ju keni përshtypjen se Komisioni Evropian, vendet evropiane janë…

Read More

”Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do marr një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”, i tha gazetarit te gazetares britanike “Daily Ekspres” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit. Për të treguar se cfarë mendojnë fëmijët në shkollë gazetari britanik Zak Garner Purkis udhëtoi në fshatin e largët malor në veri të vendit ku mblodhi mendimet e fëmijëve të shkollës. Ata ëndërrojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” pasi kërkojnë një jetë re në Britani. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit…

Read More

Për kaosin në sallën plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama thotë se grupi i Berishës ka prekur fundin, dhe se ka marrë me vete hallin e një të kërkuari nga drejtësia. ”I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje. Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”,-shkruan Rama…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nis sot një tur në Ballkanin Perëndimor, pas alarmit ukrainas për një plan rus për luftë në rajonin tonë. Do të ndalet në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa pasdite do të vizitojë Prishtinën ku ka planifikuar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjithashtu, do të ketë një ndalesë në bazën e KFOR-it. Më 21 nëntor, do të zhvendoset për në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Po në të njëjtën ditë, do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku parashikon takime…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalim i daljes jashtë shtetit”, për çështjen e koncesionit të sterilizimit ku akuzohet për shpërdorim detyre. Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme. Beqaj do të merret edhe në pyetje, ndërsa në SPAK është paraqitur 30 minuta para, në orën 11:30, i shoqëruar nga avokatët e tij.

Read More

Një debat i fortë ka ndodhur mes dy banorëve të ”Big Brother VIP Kosova 2” dhe bëhet fjalë për Shqipen dhe Bucin. Në përplasjen e tyre që ka ndodhur mbrëmë nuk kanë munguar as tonet e larta dhe ofendimet. Shqipja iu drejtua Yllit me fjalët se është “rrugaç” dhe se është “turp” që ai është brenda shtëpisë së Big Brotherit. “Ti je një rrugaç, është turp që je në këtë format, nuk kam njohur kurrë një rob rrugaç si puna jote, me thinja në kokë që flasin fjalë të rrugëve, palaço cirku, i ke 100 fytyra,turp për familje që ke…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Bledi Çuçi, tha jashtë Kuvendit për gazetarët se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi është miratuar në parim buxheti më i madh, prej 7 miliardë eurosh. Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re. “E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja…

Read More

Këtë mbrëmje priten ndryshime nga trajneri Sylvinho sa i takon rreshtimit që skuadra kuqezi do të këtë në fushë në ndeshjen me ishujt Farore. Ashtu sikur e tha dhe braziliani në prag të sfidës me Ishujt Faroe, formacioni do të ketë ndryshimi nisur nga ndeshja e fundit me moldavët. Duke qenë se objektivi i kualifikimit është arritur dhe përballë kemi një kundërshtar modest, sot do të luajnë lojtarët që nuk janë aktivizuar shumë në këto kualifikuese. Ndryshimet nisin që nga porta ku në vend të Berishës do të luajë Thomas Strakosha. Mbrojtja me katër, ku në vendin e Elseid Hysaj…

Read More