Një familje shqiptare prej 6 anëtarësh është evakuar nga Gaza në vendin tonë. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në “X” shkruan se operacioni përfundoi me sukses falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. POSTIMI I MINISTRIT HASANIT: Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë,…
Author: tirana
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” pritet të shoqërohet me festë të madhe. FSHF ka bërë publikuar axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”. Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin. Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40,…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 tonë kastravecë. Shkak për bllokimin e perimes është norma e lartë e pesticideve që ndodheshin në të. Njoftimi i Policisë: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve. Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për…
Pak javë më pare, Lionel Messi fitoi Topin e Artë” të 8-të në karrierën e tij, një arritje që do të jetë shumë e vështirë për çdo futbollist ta kërcënojë në vitet e ardhshme. Megjithatë, ylli i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës po përgatitet të thyejë një tjetër rekord që nuk ka të bëjë me performancën e tij konkurruese. Një rekord i mbajtur nga Michael Jordan, që nga shtatori i vitit 2022, kur fanela që ai veshi në ndeshjen një të serisë së finaleve të NBA-së u shit për 10.05 milionë euro. Kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë. Në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Stoltenberg u pyet nëse ka pasur ndikim rus në javët e fundit, sa i përket incidenteve në veri dhe nëse NATO është e shqetësuar se incidente të ngjashme mund të shkaktojnë një konflikt më të gjerë, Stoltenberg tha se NATO ka investuar…
Apeli i GjKKO ka urdhëruar shtyrjen e seancës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për nesër në orën 11:00. Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen “dosjen”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të…
Shqipëria përballet sot me Ishujt Faroe, ndeshja e fundit në grupe, para rrugëtimit për në Berlin. Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ftoi qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren e kuq e zi dhe për të festuar të gjithë së bashku. “Gati për festë?! Sonte, të gjithë në sheshin “Skënderbej”, për të përjetuar emocionet e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe. Jemi me ju çuna. FORCA!”, shkruan Veliaj.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të hëne. Bruno postoi disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet i gjakosur në fytyrë dhe mjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar në pjesën e përparme.
Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe në tetor. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Tetor 2022. “Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022”, thuhet në njoftim. Gjatë këtij viti me përjashtim të muajve janar, mars, prill dhe maj në përgjithësi çdo muaj ka rezultuar me rritje të numrit të aksidenteve në raport me muajin respektiv të vitit paraardhës. Sipas INSTAT në tetor aksidentet rrugore,…
Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja “Shqipëri – Ishujt Faroe”, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident. Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do…
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Nga Oliver Burkeman “Sa herë që një mik ka sukses, një pjesë e vogël e imja vdes,” thoshte Gore Vidal, mbase duke luajtur me një citat që i atribuohet zakonisht Somerset Maughamit: “Suksesi nuk është i mjaftueshëm. Të tjerët duhet të dështojnë”. Por një studim magjepsës i publikuar kohët e fundit sugjeron që thjesht mundësia e suksesit të një miku, mund të jetë edhe më e keqe: studiuesit kanë zbuluar se ne jemi më shumë ziliqarë për gjërat që të tjerët do të kenë në të ardhmen – ngritje në detyrë, pushime ëndrrash, partnerë ëndrrash – se sa për ato…