Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim, nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së, dhe këtë e konfirmoi kreu i grupit, Bledi Çuçi duke bërë një paralelizëm me rastin Tahirit i cili u përjashtua nga grupi. “Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezet”,-tha Çuçi në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit. Nga ana tjetër, i pyetur se përse ka pasur prani të shtuar të Gradës në Kuvend, Çuçi tha se është detyra e tyre…
Author: tirana
Me 83 vota, buxheti i viti 2024 u votua pas vetëm 5 minutash, ndërsa opozita e Berishës shkaktoi kaos me karrige të vendosura mbi njëra-tjetrën, ai ka folur jashtë Kuvendi. Berisha është shprehur se flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese të mazhorancës. “Mendoj se sot ishte kulmore, pasi sot nuk kaloi asgjë. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës. Rama po ndiqte “Facebook”-un tim nga dhoma. Aty ishte kohë proteste. Unë ia numërova një për një dhe ai po ndiqte një nga një…
Pas seancës që zgjati 5 minuta në Kuvend ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dënoi ashpër këtë akt. Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë. ”Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e…
Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe David Guetta shkëlqyen në ”Billboard Music Awards 2023” që u mbajt të dielën (19 nëntor), pasi u bashkuan për të performuar hitin e tyre masiv “I’m Good (Blue). E veshur me një fustan mahnitës të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme, Bebe Rexha hapi performancën me një version orkestral të ngadalësuar të këngës. Në mes të performancës, ritmi ra dhe u kthye në melodinë ritmike, ndërsa ylli i muzikës mahniti me vokalin dhe paraqitjen në skenë. “I’m Good (Blue)” – i cili ishte i nominuar për tre çmime “BBMA”…
Mes tymit dhe flakës, në seancën plenare në Kuvend që zgjati vetëm më pak se 5 minuta, u miratua me 83 vota projektbuxheti 2024, pa debat dhe me votat e maxhorancës. Me nisjen e seancës, deputeti Flamur Noka ndezi flakadanë dhe u përjashtua. Pasi mbërritën një orë para orës 10:00, kur është caktuar fillimi i diskutimit, deputetët e grupit të Rithemelimit morën karriget dhe i vendosën pirg në foltore. Garda nuk ka lejuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin të zaptojnë podiumin ku ulet kabineti qeveritar dhe kryetarja e Kuvendit. Kjo ka krijuar edhe një moment tensioni, ku Bardhi dhe Ramadan…
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku deputetët e Rithemelimit janë në këmbë dhe Flamur Noka ka ndezur flakadanë dhe është përjashtuar nga kryetarja Lindita Nikolla.
Në sallën plenare në Kuvend ka tensione. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi nuk është lejuar nga gardistët të ulet tek vendi i tij. “Ku është ajo mashtruesja që thotë se nuk ka urdhër garde për tu rreshtuar kështu. Ku është ajo mashtruesja”,-thotë Gazmend Bardhi duke iu referuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Ndërkohë Sali Berisha vijon live komunikimin me qytetarët në rrjete sociale.
Deputetët e PD-së së Rithemelimit janë përplasur me punonjësit e gardës që në hyrje të sallës së Kuvendit. Pasi Sali Berisha ka kërkuar që të flasë në foltore, deputetët e tjerë ka pasur një përplasje të mes Gazment Bardhit dhe Lefter Gështenjës me punonjësit e gardës. Shihet edhe një tjetër moment teksa Bardhi shtyn njërin prej punonjësve të Gardës. “S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha Bardhi. Nga pamjet e siguruara nga brenda sallës së Parlamentit shihen forca të shtuara të Gardës,…
Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton këtë të hënë ankimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Në të njëjtën seancë shqyrtohet ankimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, kundër masës “arrest në burg”. Masat ndaj Berishës e Malltezit, nën hetim nga SPAK si persona të dyshuar për “korrupsion”, janë caktuar për llogari të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Nga salla plenare e Kuvendit, ku pritet të miratohet buxheti 2024, ish-kryeministri Sali Berisha po flet live në Facebook, ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ku tha se erdhi me një karvan makinash dhe që Kuvendin e ka kthyer në një repart ushtarak.
Edhe këtë të hënë Sali Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, për t’u njohur me masën e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalim i daljes jashtë shtetit” për çështjen Partizani. Berisha u paraqit në Kuvend bashkë me mbështetësit e tij me skenarin e qartë për të bllokuar punën e Kuvendit, ku pritet të votohet buxheti 2024. ”Sot unë jam paraqitur në parlament. Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Është urdhër i Edi Ramësi lëshuar nëpërmjet mercenarëve siç është Kraja, që qëndron në detyrë në shkelje të kushtetutës. Irena Gjoka fshihet parapa krimit. Ata…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën maratonë që do të mbahet për buxhetin e vitit 2024. Hera e fundit që Rama mori pjesë në Kuvend ishte 12 tetori i këtij viti në interpelencën e kërkuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili kërkoi që kreu i ekzekutivit të mbante nëj qëndrim lidhur me sulmin e grupit serb në Banjskë.