Author: tirana

Në vazhdën e kërcënimeve dhe pas deklaratës se presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky se zotëron prova qe Rusia po kërkon të hapë një vatër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor mobilizohet NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit për t’i dërguar Rusisë mesazhin se NATO nuk do të lejojë asnjë lloj konflikti në Ballkanin Perëndimor.Të hënën shefi i NATOS do të nis turin tre ditor në Ballkan. Takimi i parë në agjendë është ai me drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë vendas dhe ndërkombëtarë të Bosnje Hercegovinës.…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Policia bën me dije se rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

E dashura e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës me postimin e saj të fundit në “Instagram”. Modelja argjentinase i ka dhuruar fansave një “shfaqje” me një foto “selfie” të postuar, ku në pah shfaq gjoksin e saj bombastik. E veshur vetëm me të brendshme, Xheorxhina solli një nxehtësi të madhe te fansat e saj, të cilët nuk mundën dot të reagonin pasi postimi ishte në “Insta-Story”.

Read More

Aksident me vdekje në Nikël të Krujës. Policia bën me dije se rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël. Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një reper i njohur iranian është liruar me kusht pasi ka kaluar më shumë se një vit në burg për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit. Amini vdiq në paraburgim vitin e kaluar, pasi ishte ndaluar nga policia nën dyshimet për shkeljen e rregullave të hixhabit, apo shamisë së kokës. Toomaj Salehi, 32 vjeç, postoi në X – që më herët njihej si Twitter – më 18 nëntor, duke treguar se ishte liruar po atë ditë nga Gjykata Supreme e shtetit, e cila kishte miratuar apelin e tij, pasi gjeti “të meta…

Read More

“Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse si lidere teknologjike dhe së fundmi si shefe e teknologjisë e OpenAI, pas largimit të Sam Altman, prej mungesës së votëbesimit në bord. Nëpërmjet përkushtimit të saj ndaj demokratizimit të AI, aftësisë së saj për të bashkuar ekipe të ndryshme dhe guximit të saj për të përballuar sfidat teknike, Mira ka ndihmuar në transformimin e kompanisë nga një startup, në një nga kompanitë kryesore në botë të AI”. Me këto fjalë CEO i Microsoft, Satya Nadella, e ka përshkruar në revistën amerikane Time 35-vjeçaren e lindur në Vlorë, Shqipëri. Dhe nga sot Murati…

Read More

Këngëtarja kolumbiane Shakira do të dalë në gjyq të hënën (20.11) me akuzën e mashtrimit të autoriteteve spanjolle. Ylli latin i popitdo të paraqitet në gjykatë në Barcelonë me akuzën e mashtrimit të autoriteteve tatimore spanjolle prej 14.5 milionë euro. Muzikantja 46-vjeçare kolumbiane, e cila jeton në Miami me dy fëmijët e saj, përballet me tetë vjet burg dhe 24 milionë euro gjobë nëse shpallet fajtore nga gjykatat spanjolle. Çështja bazohet në pretendimin se në vitet 2012-14 Shakira kaloi më shumë se gjashtë muaj si banore e Spanjës, gjë që e bën atë përgjegjëse sipas ligjit të vendit, një pretendim që ajo e…

Read More

Euro 2024 po merr formë, teksa në grupin G janë zgjidhur dilemat. Hungaria ka prerë biletën për në Europian si vend i parë pas triumfit 3-1 me Malin e zi. Djemtë e italianit, Marco Rossi kanë grumbulluar 18 pikë, në një fushatë kualifikuese mjaft pozitive. Në Gjermani shkon edhe Serbia (14 pikë), si vend i dytë. Barazimi 2-2 me Bullgarinë mjaftoi për ekipin e Stojkovic për t’u bashkuar me skuadrat më të mira të Europës, aty ku tashmë siç dihet do jetë edhe Shqipëria. Mëkat për Malin e zi. Malazezët luftuan deri në fund por nuk ia dolën të kenë…

Read More

Lasgush Poradeci është ndoshta nga shkrimtarët e rrallë që është aq i lidhur me vendlindjen e tij Pogradecin, të cilit aq shumë i kushtoi vargje dhe nga i cili aq shumë është frymëzuar për të shkruajtur. Stolat me vargjet e poezive të tij dhe me bustin e poetit në sfond, janë më e pakta që Pogradeci mund të bënte për poetin e tij. Por për ish-gazetarin Budjon Xhelo, kjo është shumë pak, për atë që ka lënë Lasgushi. Nëse pogradecarët dinë diçka për poetin e tyre, vizitorët që i tërheq busti dhe vargjet në stolat e lulishtes, nuk kanë mundësi…

Read More

Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni. Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të diel duke sinjalizuar edhe autoritetet ndërkombëtare lidhur me një sulm të mundshëm serb ndaj Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale Kurti shprehet se Millan Radoiçiç dhe zyrtarë të tjerë serbë, po ripërgatiten për një tjetër sulm terrorist në Kosovë. Ai shkruan se në datën 10 nëntor, Radoiçiç ka udhëhequr një takim me rreth ‘40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova’. Sipas Kurtit, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviçit, koordinatorit të…

Read More

Konflikti i vështirë dhe i vjetër mes izraelitëve dhe palestinezëve për tokën, të drejtat dhe sigurinë është në një fazë të re. Armiqësitë janë thelluar nga 7 tetori, kur grupi palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë e robëruar njerëz. Izraeli është përgjigjur me sulme masive vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, të populluar me mbi dy milionë palestinezë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk mund të ketë më kurrë kthim prapa në status quo-në e para 7 tetorit. Ai ka dhënë edhe…

Read More