Author: tirana

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Policia kanë ndërmarrë një aksion për evidentimin e mjeteve debitore që qarkullojnë në kryeqytet.” Bëhet fjalë për makinat qe lëvizin në kundërshtim me aktet ligjore dhe nuk janë pajisur me kontrollin teknik, nuk kanë shlyer taksat dhe janë pa siguracion të vlefshëm. Vetëm në 5 ditë, në aksin rrugor, Tiranë – Unazë e Re, makina inteligjente skanoi 8 mijë mjete. Nga këto mjete, rezultoi se 1,170 makina ose 15% e tyre rezultuan debitore, mbi taksën vjetore, pa siguracion apo dhe kontrollin teknik. Për makina që lëviznin në kundërshtim me ligjin, autoritete ndërmorën masa…

Read More

Shkollat profesionale kanë nisur një fushatë komunikimi me gjimnazet e përgjithshme, duke prezantuar nga afër ofertën e tyre me qëllimin që nxënësit të njohin më mirë dobitë e arsimit profesional. Dhe për ata që do të duan të transferohen në këto institucione, procedura do të jetë e hapur e pa burokraci deri në fund të muajit dhjetor. Ekspertja e arsimit profesional, Ana Zaharian shprehet se në vitet e fundit janë shtuar mundësitë e praktikës në kompani ndërsa rritja e nevojës së tregut, garanton edhe punësimin e shpejtë e të mirëpaguar. “Ka një dëshirë më të madhe nga kompanitë, janë ato…

Read More

Ditën e nesërme, më 20 nëntor në orën 10.00 është afati i dytë në të cilin, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK, para oficeres Adelajda Metaj, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Ky vendim u la në fuqi në seancën e verifikimit të kushteve më 26 tetor, ndërkohë që afati i parë për paraqitjen e Berishës, ishte e hëna e parë e muajit, më 6 nëntor. Në afatin e parë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e zbatoi masën “detyrim paraqitje” duke zgjedhur të mos shkonte në afatin e caktuar në zyrën e oficeres së SPAK. Ai madje, u shfaq…

Read More

Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni. Në njoftim u tha se 30 persona, që janë të afërm të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, të cilët janë evakuuar së bashku nga Rripi i Gazës, do të lejohen që të hyjnë në këtë shtet. “Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës do t’ua dërgojë listën e 30 personave Policisë…

Read More

Një 40-vjeçar shqiptar ka qenë shënjestra e një atentati mbrëmjen e djeshme në zonën e Accerras në Itali. Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Mediat britanike i janë rikthyer sërish çështjes së klandestinë shqiptar dhe trafikimit të tyre përmes kanalit me gomone. Gazetarët e “Express” kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë folur nga afër me një kontrabandist, i cili ka deklaruar se nga ky aktivitet përfiton 50 mijë paund në vit. “Ky biznes nuk ka qenë kurrë më i mirë për ata që përfitojnë nga kalimet me anije të vogla”, ka deklaruar Dini, pseudonimi i kontrabandistit shqiptar. Ai pohoi se në ditët janë 200 – 500 emigrantë shqiptarë që e kontaktojnë atë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani. Barazia kryesore, tha Dimi…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme (19 Nëntor) në zonën e Mamurrasit. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia. Ndërkohë, tymi ka pushtuar të gjithë zonën përreth.

Read More

Policia e Kamzës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Donald Trump”, ku iu vendos një sasi tritoli një lokalin të marrë me qira nga një 24-vjeçar. Në pranga ka rënë 58 vjeçari B.M. Sipas hetimeve, ka rezultuar sa targat e automjetit tip “Audi” janë në pronesi të këtij personi. Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka të qartë rolin e tij. Grupi hetimor thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video, teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të dielë në profilin e tij në Facebook një lajm të mirë. Ai ka njoftuar se mbi 8.000 gra kryefamiljare me tre apo më shumë fëmijë do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale. “Mbi 8.000 gra kryefamiljare me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale”, ka shkruar Rama në postim.

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në një spital në Britaninë e Madhe, ku 37-vjeçari me origjinë nga Librazhdi, Alfred Dosku, humbi jetën, pasi ndodhej në terapi intensive prej disa ditësh pasi kishte tentuar të vriste veten. Pas vdekjes së shqiptarit 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar nga policia britanike dhe do të depërtohej në Shqipëri, dhe tentativës së një shqiptarë të dytë po ashtu për të vrarë veten, një protestë është organizuar në në Brook House, një objekt hetimi, i cili ka marrë plot kritika kohët e fundit, kryesisht nga të burgosur shqiptarë. Një i burgosur shqiptar i…

Read More

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Pas denoncimit të bërë nga familjarët 67-vjeçari është shoqëruar në komisariat ku edhe është duke u marrë në pyetje. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. R., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Read More

Arnold Arapaj dhe Agim Drishti janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi vodhën me dhunë një 18-vjeçar në Tiranë. Njëri prej të arrestuarve, Agim Drishti, 30-vjeç është djali i gazetarit Ismet Drishti, i dënuar më parë për drogë dhe dhunë ndaj policëve. “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me…

Read More