Prej kohesh varrezat që ndodhen në Kishën e Shën Mihillit në lagjen Dukas të Patosit janë dëmtuar për shkaqe te erozionit, çka ka bërë që qivurët dhe eshtrat e të fjeturve të dalin në sipërfaqe. Banorët thonë se kjo problematikë zgjat prej kohësh ndërsa ende nuk ka marrë një zgjidhje. Zgjatja në kohë e problemit lidhet edhe me faktin e kthimit të pronave te institucionet fetare pasi kisha e Shën Mëhillit pas ndalimit të besimit në vitin 1967 kaloi në pronë-shtet dhe prej atëherë u përdor për qëllime nga më të ndryshmet. Ajo ka shërbyer si qendër kulturë, por dhe…
Author: tirana
Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët paralajmërojnë se edhe nëse dikush nuk ka diabet, një nivel pak më i lartë se ai standard i sheqerit në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo rrezikshmëri është 30 për qind më e lartë tek meshkujt që nuk kanë diabet por kanë nivel më të lartë se normalja të sheqerit, ndërsa tek femrat rreziku është edhe më i lartë. Studiuesit thonë se nuk është për t’u habitur që ka lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por ajo që ata…
Dashi Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohen dëshirat dhe do keni dashuri me shikim të parë. Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë.…
Kjo e diel do të jetë nën mbizotërimin e motit me diell, por pritet që të ketë vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 6-9 gradë Celsius në veri të vendit. Ndërsa në zonat e ulëta dhe pranë bregdetit temperaturat do të luhaten nga 7 gradë deri në 14-16 gradë Celsius. Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim 6-7 ballë në det.
Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti, ka rrëfyer si asnjëherë më parë vështirësitë e jetës së tij, familjen, humbjen e bashkëshortes si dhe divorcin e prindërve që në moshë të vogël. Në një rrëfim të ndierë, këngëtari ka treguar mbi ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij vite më parë, humbje e cila ka për të ka qenë një periudhë e vështirë. Ai ka treguar se pas kësaj humbjeje, ka gjetur ngushëllim tek dy vajzat e tij, si dhe tek muzika që bën. “Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm”, tha Stefi. “Ka qenë dashuri…
Kosova arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës në kualifikueset e Euro 2024. Rezultati 1 – 1 u arrit në përballjen e zhvilluar të shtunën në Bazel. Fillimisht shënuan zviceranët me Vargas, por dardanët barazuan me Hysenin, i cili hyri në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Me këtë rezultat Kosova shkon në kuotën e 11 pikëve dhe është në vendin e katërt. Zvicra nga ana tjetër siguroi pjesëmarrjen në Europian.
Ka degjeneruar në dhunë ndeshja e boksit në “Feti Borova” mes shqiptarit Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez. Gjithçka nisi pas një veprimi antisportiv të boksierit nga kolumbia. Ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar. Këta të fundit krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë, duke u futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin. Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte…
Për të dytën herë në histori, kuqezinjtë u kualifikuan për në Kampionatin Europian. Një meritë e jashtëzakonshme shkon për trajnerin Silvinjo, i cili i dha një identitet të ri Kombëtares. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ndihet mjaft krenar që ka realizuar ëndrrën e një kombi, teksa falenderon të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë sukses për Shqipërinë. “Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm…
Prezantimin e trajnerit të ri Klevis Hima para futbollistëve burrelas e bëri sot pasdite administratori Marjan Lleshi. Ai tha se Hima vjen në krye të pankinës së Burrelit pas një përvoje të vyer me klubin e Laçit. Lleshaj u tha futbollistëve se skuadra e Burrelit nuk është e individëve të veçantë, por e qytetarëve matjanë. Duke folur për herë të parë si trajner i Burrelit, Klevis Hima tha se duhet angazhim dhe seriozitet i çdo lojtari. Ai këmbënguli në zhvillimin e një stërvitjeje cilësore dhe rritjen e disiplinës. Hima shtoi se Burreli tre javë më parë mundi Flamurtarin, një javë…
Pas Kuvendi mohoi që të ishte dhënë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli urdhër për masa të veçanta për seancën e të hënës, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish. Me ironi, Bardhi shkruan se “Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama”. “Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me…
Kompania SpaceX nisi raketën e saj gjigante Starship, por gjatë minuta të para të fluturimit u dëmtuan nga shpërthimet pajisja shtytëse dhe vetë anija hapësinore. Raketa mbërriti në hapësirë pas nisjes nga Teksasi jugor dhe më pas humbi papritmas komunikimin me Tokën. Sipas zyrtarëve të kompanisë SpaceX, duket se sistemi i vetëshkatërrimit shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës. Pak minuta më vonë, shpërtheu gjithashtu edhe pjesa shtytëse. Sidoqoftë, deri në atë moment ishte përfunduar funksioni kryesor i misionit të provës. Prova e së shtunës zgjati rreth tetë minuta, gati sa dyfishi i provës së parë të bërë në muajin prill, që…
Ka ndërruar jetë në spital në Angli 37-vjeçari shqiptar Alfred Dosku, i cili prej disa ditësh ndodhej në luftë për jetën, për shkak të një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes së azilkërkuesve. Gjithashtu, një tjetër shqiptar që ndodhet në paraburgim në Angli ka tentuar vetëvrasjen pas urdhrit të deportimit në atdhe. Pas këtyre ngjarjeve të rënda në kampin e emigrantëve të paligjshëm, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në 3 vendndodhje. Protesta do të zhvillohet nesër, në orën 11:00 para Brook House, në aeroportin Gatwick dhe në Sussex-in perëndimor.