Author: tirana

Stefi Prifti ka folur në një intervistë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes dhe emigracionin. Teksa ishte i ftuar në “S’e luan Topi”, Stefi tha se kur emigroi në Greqi në vitin 1991, si të gjithë shqiptarët edhe ai është detyruar të bëjë punë të ndryshme për të mbijetuar. “Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përcjellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist…

Read More

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat. Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës. Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga astma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht. Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë. Më poshtë do të gjeni të listuara pesë problemet shëndetësore…

Read More

Sali Berisha nga Lushnja akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti si rrezikun më madhor të Shqipërisë pas Enver Hoxhës. “Edi Rama është rrezik madhor, rreziku më i madh pas Enver Hoxhës. A do ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo! Përkundrazi do ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, demokracisë, të ardhmes. Në një betejë që ne do ta fitojmë”, tha Berisha.  Ish-kryeministri komentoi edhe masën e sigurisë të marrë nga Gjykata e Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për aferën me sterilizimet. Berisha tha se Beqaj ka përgjegjësi…

Read More

Erërat e forta kanë përfshirë Greqinë këtë të shtunë. Sipas mediave greke, lundrimi është ndaluar në disa porte. Më konkretisht, në portin e Rafinës, anijet me destinacion janë ankoruar në ishujt e Cikladeve, ndërsa linjat Korfuz-Igumenicë, Lixouri Argostoli, Lefkada-Mytika Aitoloakarnania, Kyllini-Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia nuk funksionojnë. Pasagjerët që do të udhëtojnë sot duhet të kontaktojnë autoritetet vendore të porteve dhe agjencitë turistike përpara nisjes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Read More

Qeni i presidentes moldave Maja Sandu sulmoi presidentin austriak Alexander Van der Bellen, duke e kafshuar në dorë, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moldavi. Pamjet e këtij incidenti kishin bërë xhiron në internet, ndërsa presidentja moldave kërkoi falje dhe shpjegoi se qeni kishte frikë nga një numër i madh njerëzish aty pranë. Van der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë. Zyra e tij ka dalë me një deklaratë për të treguar gjendjen e tij shëndetësore. “Ishte një plagë e vogël që u trajtua me fashë”, duke…

Read More

Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim, citohet të ketë thënë më 18 nëntor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania. Izraeli deri më tani ka refuzuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës deri sa të shkatërrojë Hamasin – grupit palestinez të…

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar, pasi i zbuluan mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen Valmaura të Triestes. Efektivët filluan të kenë dyshime nga niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës. Kontrolli i ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese parash, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.

Read More

Ilir Beqaj do të merret në pyetje nga Gjykata e Posaçme me datë 20 nëntor, në orën 12:00. Ish-ministri i Shëndetësisë është nën hetim për skandalin e koncesionit të sterilizimit, ndërsa këtë të shtunë ndaj tij u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “moslejim dalje nga vendi”. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të…

Read More

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se PS nuk bëhet mburojë e askujt, teksa theksoi se beson tek kolegu Beqaj, i cili në një reagim tha se figura e tij është e pastër. “Do doja shumë që ta pranoja atë që tha Beqaj, që i ndërgjegjshëm për situatën me drejtësinë ai jep dorëheqjen nga…

Read More

Trajneri i moldavëve, Serghei Clescenco artikuloi vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij, ndonëse mbrëmë barazoi 1-1 ndaj Shqipërisë. “Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës. Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Shqipëria? Ata…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal, e identifikuar me emrin Etleva Gjoni, ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti. Ajo u transportua në spital, ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve. “Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh.…

Read More

Një 23-vjeçare braziliane ka humbur jetën në koncertin e fundit të Taylor Swift në Rio de Janeiro. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë artistja, e cila me anë të një postimi në Instagram, menjëherë pas performancës, ka reaguar e tronditur në lidhje me ngarjen, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e vajzës. Rreth 60,000 fansa ishin mbledhur për koncertin e Swift-it. Fansat kishin raportuar kushte të vështira në Estádio Olímpico Nilton Santos, ku u mbajt koncerti. Swift e ndërpreu koncertin për një kohë të shkurtër në mënyrë që t’u jepej ujë fansave dhe më vonë mund të shihej duke u…

Read More