Author: tirana

Ish-ministri Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK-u. Beqaj e mori këtë post në 26 tetor, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Read More

Trajneri Sylvinho dhe loja në grup, me lojtarët që ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe të luftonin për njëri-tjetrin në çdo cep të fushës, patjetër që rezultuan si një nga faktorët kryesorë që dërguan Shqipërinë te suksesi në Euro 2024. Dyshja Mario Mitaj dhe Jasir Asani ishin nga lojtarët që lanë më shumë mbresa në këtë fushatë eliminatore. Njëri në mbrojtje tjetri në sulm, njëri nuk pushon së vrapuari dhe dribluari kundërshtarë, tjetri as që ka ndërmend të driblohet ndonjëherë nga kundërshtarët. Të dy në këtë kombëtare as që e njohin frikën dhe druajtjen në fushë. Mitaj kishte qenë edhe…

Read More

Deputetja e PD-së së Berishës, Sorina Koti akuzoi qeverinë ”Rama 3” se me arrogancë po heq të drejtat e opozitës. Ajo tha se nuk kanë bërë propozime për projektbuxhetin e vitit 2024 pikërisht prej kaosit të krijuar në Kuvend. Sipas Kotit, mënyra se si u zhvillua seanca është komplet në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. “Janë kryer diskutimet online pa një vendim të kryetares së Kuvendit, i cili merret në konferencën e kryetarëve në situata të jashtëzakonshme ose kur ka situata lufte apo pandemie, ne nuk jemi në asnjë nga këto kushte. Madje data 1 nëntor ka qenë dita e…

Read More

Një 36-vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

SPAK-u bëri me dije këtë të shtunë, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t’u paraqitur në BKH. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit i arrestuar është ish-zvministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat…

Read More

Sali Berisha i është rikthyer edhe një herë çështjes së privatizimit të ish-klubit Partizanit, ku pranon se ka një shkelje. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai që në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në një kohë kur klubi Partizani nuk i ishte kthyer pronarëve, por ishte pronë shtetërore, vendos me firmën e tij për t’i ndërruar destinacionin nga terren sportiv, në zonë ndërtimi. “Ai urdhëroi larot e tij që funksionojnë në SKAP dhe drejtësi si një organizatë kriminale, të privojnë kryetarin e PD nga liria e lëvizjes jashtë shtetit. Të burgosin anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe kryetarin e…

Read More

SPAK-u ka firmosur masën e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ajo është ”detyrim paraqitje” dhe ”ndalim udhëtimi jashtë”. Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e sterilizimit. “Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK. Njoftimi…

Read More

Këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet për Panairin e Librit 2023 për veprat më të mira letrare. Në edicionin e 26-të të këtij panairi, çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë: Çmimi Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 i jepet Mira Meksit, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion: Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant…

Read More

Ylli kuqezi, Ylber Ramadani festoi kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 me fanellën që në të kishte të stampuar imazhin e komandantit legjendar të UÇK-së dhe heroit Adem Jashari. Mediat në Serbi e kanë quajtur “skandal”. Media Kurir tregon për ndeshjen e barazuar 1-1 me moldavët dhe pikët që tanët kanë në grup, duke marrë të drejtën e kalimit më tej. Veç tyre, ata e nisin shkrimin me Ramadanin, që veshur mban fanellën me imazhin e Adem Jasharit, duke e quajtur këtë skandal.

Read More

Sali Berisha vijon akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjokës, e cila ka në dorë dosjen e hetimit kundër tij. Këtë të shtunë në një komunikim me qytetarët, ai tha se Gjoka është në konflikt interesi, pasi ish-kryeministri e ka shkarkuar nga detyra në 1996 me akuzën për korrupsion. Berisha ka publikuar një dokument ku është përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar avokatëve të tij, që deklaron se Irena Maneku ka masë disiplinore, por sipas këtij institucioni nuk dihet nëse bëhet fjalë për gjyqtaren në fjalë, apo për një person tjetër. “Një gjykatëse pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të…

Read More

Këtë të shtunë, Sali Berisha ka dalë në një komunikim me qytetarët në Facebook, ku ka përsëritur sërish aksionin e deputetëve krah tij për të mos lejuar zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit. Kjo sipas tij pasi kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka mohuar të drejtat kushtetuese politike që u takojnë. “Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri përmes veprimeve të tij, konfirmon një diktator që nuk respekton ligje, votë, kushtetutë. Që ka përqendruar gjithçka në dorën e tij. Këto janë të vërteta dramatike, për çdo qytetar. Sot 43 deputetët të opozitës janë angazhuar në një…

Read More

Në një kohë që flitet për dhunën në institucionet arsimore, Stresi në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, ka treguar edhe një episod dhune që ai shprehet se i ka ndodhur në klasën e parë. Në një rrëfim për Rozana Radin, reperi ka zbuluar se gjatë kohës që ka qenë në klasë të parë, mësuesja e ka dhunuar shumë. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve politike të familjes së tij. “Në klasë të parë, zysha Xhemile Kanani më ka rrahur shumë se ishte kundër familjes time dhe lëvizjes… më ka rrahur jashtëzakonisht dhe ka qenë…

Read More