Policia e Vlorës ka arrestuar një 41 vjeçar, pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në kuadër të operacionit “Storm 8” në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë së banesës, shihet teksa 41-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë hyrë për të grabitur. Alimuçaj mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro…
Author: tirana
Dalin detaje të reja nga shpërthimi me tritol mëngjesin e sotëm në Kamëz, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj. Makina tip “Audi” e autorëve të ngjarjes ka lëvizur disa herë duke vëzhguar me kujdes zonën. Njëri prej personave, autor i vendosjes së tritolit, ka dalë nga makina dhe ka vëzhguar terrenin. Me një kapele në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, ka ngjitur shkallët dhe fillimisht ka parë të gjithë terrenin pranë lokalit, në një pjesë si tunel të pallatit. Nga aty është larguar sërish, kanë bërë xhiro me…
Nga Ylli Manjani Gjithnjë në interes të publikut dhe, ndoshta edhe për të ndihmuar ata gazetarë që duan të kuptojnë se nuk bëhet lajmi sipas qejfit, pa iu futur fare interesit të personave konkretë të hamendësuar si përdorues të këtyre platformave, duhet sqaruar se: 1. Në këto platforma shteti Francez, Belg dhe Hollandez ka ndërhyrë me teknikë të sekretuar, sipas ligjeve të vendeve të tyre. Pra bënë ligje,pastaj ndërhynë. 2. Ndërhyrja që kanë bërë ka qenë e autorizuar nga gjykatës. Në Francë ndërhyrja në platformën SKY është autorizuar në funksion të hetimit të trafikut të drogës nga shtetas Francezë. Këtë…
Një urim të veçantë për kualifikimin e Kombëtares në Euro 2024, e jep edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë. Teksa urojnë kuqezinjtë, ambasada tregon se bëjnë tifo për Shqipërinë. “Urime Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024! Ambasada amerikane në Tiranë bën tifo për Shqipërinë! Forca”,-thuhet në postimin në rrjetin social X. Tashmë Kombëtares i ka ngelur dhe ndeshja me Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë si statistikë dhe për të ruajtur pikët për kreun e grupit. Aktualisht vendi ynë renditet i pari në grupin E.
Si çdo javë, “Top Albania Radio” liston trafikon te rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother”. Në rrjet flitet shpesh se në fakt, disa prej këtyre ish-banorëve, ndonëse të “harruar” nga publiku dhe ekranet, ende kanë pak më pak se 1 milion ndjekës, me gjasa të blerë. Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes. Së fundmi, ajo nuk ka qenë shumë aktive, por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur sërish 1…
Prokuroria Speciale e Kosovës po kryen aksion me Doganat e Kosovës në veri. Lajmin e konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit. “Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai. Zv/komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se nga fillimi i vitit 2023 janë realizuar 46,574 ndërhyrje kirurgjikale. Nga këto ndërhyrje, 12,303 kanë qenë të një kompleksiteti të lartë, 17,117 të një kompleksiteti të mesëm dhe 17,154 të një kompleksiteti të ulët. Postimi i plotë Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë. Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale,…
Trupat izraelite nuk tërhiqen, por do të avancojnë kudo ku gjendet Hamasi. Pasi detyruan qindra mijëra palestinezë të largoheshin nga veriu për në jugun e Rripit të Gazës, tashmë izraelitët po kërkojnë largimin e plotë të palestinezëve nga territori autonom. “Po u kërkojmë njerëzve që të zhvendosen”, u shpreh një këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanjahu. Izraeli ka urdhëruar dhe evakuimin e spitalit Al Shifa në veri të Gazës, brenda një ore. Rreth 5 mijë njerëz, duke përfshirë persona të zhvendosur dhe pacientë, janë larguar nga kompleksi spitalor në qytetin e Gazës. Kështu ka raportuar korrespondenti i transmetuesit Al Arabiya, duke…
Ekipi kuqezi do jetë mes 24 ekipeve që do përballen në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvilllohet verën që vjen nga 14 qershor-14 korrik në Gjermani. Barazimi 1-1 kundër Moldavisë mbrëmjen e së premtes në transfertë, bëri që tanët të “vulosnin” pjesëmarrjen për herë të dytë në këtë turne. Pas ndeshjeve të fundit, UEFA do zhvillojë në Hamburg hedhjen e shortit për fazën finale. Do jenë gjashtë grupe me nga katër skuadra, teksa gjithçka do zbulohet më 2 dhjetor në 18:00 në Hamburg. Veç saj, në këtë datë do dalin edhe biletat për tifozët, që do menaxhohen nga…
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se buxheti i vitit 2024, do të garantojë përfundimin e 30 shkollave të reja, si dhe nisjen e punimeve për shkolla të tjera. “Buxheti 2024, garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të reja”- shkruan Rama në facebook.
Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 32-vjeçar. Kjo pasi i riu ka thyer xhamat e një lokali në fshatin Shushicë. Shkak ka qenë një sherr për motive të dobëta me pronarin e lokalit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shushicë ishin thyer me sende të forta xhamat e një lokali, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive…
Në datat 31 tetor deri më 5 nëntor, në Los Anxhelos u zhvillua Marketi Amerikan i Filmit, ku merrnin pjesë profesionistë nga e gjithë bota. Në vendin ku kinematografia merr jetë ndryshe, aty ku kanë ndodhur eventet më të rëndësishme të kësaj industrie – pikërisht në Hollywood! – Tirana Film Office, si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (Agjenci në varësi të Bashkisë së Tiranës) ishte prezente përgjatë ditëve të marketit. “Takimet me producentë amerikanë dhe aziatikë ishin ato që u veçuan nga pjesëmarrja e TFO në American Film Market. Promovimi i Tiranës si një lokacion ideal për xhirime erdhi…