Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të numrit të shtuar të të vrarëve në Gazë dhe pamjet rreth vuajtjeve të palestinezëve po vërshojnë në rrjetet sociale, Shtetet e Bashkuara po i drejtohen një mjeti të testuar në traditën e politikës së tyre të jashtme: publikimit të informacioneve të zbulimit. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni njoftuan të martën se Shtetet e Bashkuara kanë informacion që mbështet pretendimet e Izraelit, se Hamasi, të cilin Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste para shumë kohe, po shfrytëzonte spitalin Shifa në Gazë si qendër komande për organizimin e sulmeve kundër Izraelit. “Kemi…
Author: tirana
Në prangat e Policisë ka rënë një 18-vjeçar dhe dy të mitur të tjerë nën hetim për vjedhjen e një dyqani në Bulqizë. Denoncimin e ka bërë pronari i dyqanit L.O, 59 vjeç në fshatin Gjoricë. Të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur produkte të ndryshe dhe një shumë parash. Në pranga u vu 18-vjeçari V.K nga Bulqiza si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy shtetas të moshës 16 dhe 13 vjeç. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga…
Me fitoren magjike mbrëmë në Moldavi, ekipi kuqezi mori biletën për në Europianin që do zhvillohet në Gjermani. UEFA Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik. Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian të dielën e 2 dhjetorit. Në Hamburg do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Euro 2024. Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 Qershorit. Se çfarë do t’i rezervojë fati…
Mëngjesin e kësaj të shtune, një shpërthim tritoli ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. ”Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”,-informon Policia.
Situata e Albës me Lumin dhe Azemin, u diskutua edhe mbrëmë në Prime në ”Big Brother Vip Kosova 2”. Bledi Mane si opinionist që njihen për komentet e tij direkte hodhi një vlerësim të rëndë teksa e quajti Albën si “hipokrite”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së shtëpisë si një prej personazheve kyçe në krijimin e një trekëndëshi dashurie. “Lot krokodili. Jo vetëm aktore, por edhe hipokrite. Derdhja e lotëve ishte e tepruar”,-tha Mane. ”Nuk iu bë gjyqi Abës se po dashuron tre djem njëherësh. Albë e akuzuam për aktore dhe një vajzë që po luan dhe mire…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë drejt BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Ministri vlerësoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Vienë, Ministri Hasani zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi; Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Austri, Ewa Ernst-Dziedzic dhe…
Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë hap pas hapi. Punëdhënësve u mungojnë qindra mijëra punëtorë: në TI si dhe në infermieri, në zeje, teknologji, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë. “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar” i miratuar në verë synon të ulë menjëherë pengesat për imigracionin në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga të ashtuquajturat vende të treta, pra nga vendet jo anëtare të BE-së. Ndryshimet e para do të zbatohen nga data 18 nëntor 2023. Karta blu e BE-së Specialistët…
Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën 26 vjeçari E. N, banues në Fiershegan. I riu duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Me uljen e temperaturave ka sjellë edhe borën e parë në disa vende. Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12. Dardha është zbardhur nga bora dhe sigurisht kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korçën. Sakaq, është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, dhe nuk raportohet për probleme me qarkullimin.
Në podkastin e kësaj të shtune, të ftuarit e kryeministrit Edi Rama, janë 4 vajza të talentuara të fushës së kreativitetit, të krijimtarisë: dizajn, arkitekturë. ”Përmes dizajnit dhe arkitekturës dhe çmime të fituara nëpër kompeticione, risi në treg, ide, produkte inovative, energji e madhe diellore këtu, por ju jeni duke më ndjekur, kështu që këtë nuk ua përcjell dot”,-shkruan Rama. Kryeministri Edi Rama: Episodi 10 i sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’ do të zhvillohet në rrethim. Jam i rrethuar si asnjëherë më parë, por jam i rrethuar njëkohësisht si asnjëherë më parë, edhe përsa i takon risive të tryezës…
Me rënien e temperaturave këtë të shtunë, janë zbardhur zonat malore me borë. Majat e maleve në Diber dhe Bulqizë janë zbardhur nga bora, e cila është ulur në lartësinë 500 metra duke bërë që temperatura në zonë të zbresë në 0 gradë celsius. Nuk raportohet për problematika në qarkullimin rrugor pasi trashësia e borës është e ulët dhe nuk shkakton bllokime.
”The Miss Globe” u mbajt mbrëmë në Durrës dhe bukuroshja nga Malajzia, Manvin Khera rrëmbeu kurorën. Përveç kësaj ajo ka fituar edhe “Miss Talenti”, por edhe është e para përfaqësuese e vendit të saj që fiton këtë kompeticion bukurie. I gjithë konkursi i bukurisë ka kaluar momente të veçanta përgjatë këtyre ditëve teksa gjithçka ka triumfuar mbrëmjen e 17 nëntorit, nga Durrësi në 20-vjetorin, në bekimin e më të bukurës, “The Miss Globe”.