“”Harvest” përpjekja e radhës e Serbisë për të deformuar historinë përmes filmit”, kështu e nis reagimin e saj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ndërsa thotë se politika serbe po ndërton narracion urrejtje ndëretnike. Përmes një filmi të tillë, shkruan ministria në reagimin e saj, Serbia po vijon me nxitjen e konfliktit edhe përmes filmit e instrumenteve të kulturës, të cilat, sipas saj, “në kushte normale do të duhet të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.” Në reagimin e MKRS thuhet se “bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit ‘Harvest’, i mbështetur financiarisht…
Author: tirana
Gjatë protestës në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës, disa protestues kanë djegur flamurin e NATO-s dhe të SHBA-së. Mijëra grekë po marshojnë jashtë ambasadës amerikane kundër politikave amerikane në Greqi në vitet e diktaturës së kolonelëve. Ata kundërshtojnë rolin amerikan edhe gjatë luftës që po zhvillohet në Gaza. Protestuesit kanë paralajmëruar tubim jashtë ambasadës së izraelit në Athinë, por policia ka kundërshtuar. Në zonë ndodhen mijëra forca policore të mbështetura nga dronë dhe helikopterë.
Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi. Shqipëria pati edhe një rastë artë me Seferin pranë fundit të lojës, por portieri moldav arriti ta largonte topin. Atëherë kur nuk duhej, Moldavia ka gjetur golin e barazimit në minutën e 87’.
Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në ndeshjen përballë Moldavisë në transfertë. Golin për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 25’ me anë të një 11-metërshi. Në krahun tjetër, Armando Broja nuk i “braktis” djemt e Kombëtares, teksa iu uron fat me anë të një InstaStory. Në Instagram, sulmuesi i Chelseat që nuk u grumbullua nga Sylvinho, shkruan “Paçi fat djem” duke e shoqëruar edhe me formacionin titullar të Kombëtares për këtë sfidë.
Binjakët Që në moshë të re, Binjakëve u pëlqen të eksplorojnë dhe të pyesin. Ata kanë një natyrë shumë kurioze, ndaj interesohen për shumë gjëra nga sfera të ndryshme, edhe pse më së shpeshti janë të prirë për art. Janë shumë inteligjentë, prandaj nga aty buron edhe zgjuarsia e tyre. Ata janë gjithmonë të rrethuar nga njerëz me të cilët mund të zhvillojnë biseda konstruktive, si dhe kërkojnë një partner inteligjent me të cilin mund të flasin për gjithçka, sepse historitë boshe nuk i plotësojnë. Akrepi Asnjë shenjë horoskopi nuk është aq perceptuese dhe intuitive sa Akrepi. Nuk ka pothuajse…
YouTube së shpejti do të kërkojë etiketime për videot që përmbajnë përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe që mund të mashtrojnë shikuesit. Platforma në pronësi të Google ka ndaluar prej kohësh përmbajtjen e manipuluar teknikisht që mund të mashtrojë shikuesit dhe “të paraqesë një rrezik serioz për një dëm të jashtëzakonshëm”. Por, me një përditësim të ri të politikave, YouTube tani do t’u kërkojë krijuesve të shtojnë etiketa kur ngarkojnë përmbajtje që përfshin “përmbajtje të manipuluar ose sintetike që është realiste, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të AI”. Politika synon të ndihmojë në parandalimin e ngatërrimit të përdoruesve nga…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shpreh sot se deri në vitin 2014 as që e mendonte se mund të niste një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut, kreu rus foli edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Evropën. “Nëse dikush vendos të izolohet, atëherë kjo është punë e tij”, komentoi presidenti rus, duke shtuar se Rusia nuk ka asnjë konflikt me shoqërinë evropiane. Lideri rus theksoi gjithashtu se Rusia po përballet me vështirësi në marrëdhëniet e saj me elitat evropiane, të cilat, siç u shpreh Putin, kanë humbur identitetin e tyre kombëtar dhe…
Fifi dhe Luixhino zhvilluan provat e tyre ditore të “Dancing With The Stars” përpara spektaklit të rëndësishëm mbrëmjen e sotme. Gjatë përgatitjes në palestër, në një moment Luixhino ka komentuar me një epitet lëvizjet e konkurrentes. “Jo atë këmbën si laraskë, se nga pallua e bën laraskë”, u shpreh balerini. Kjo gjë nuk u pëlqye nga Fifi, e cila iu kundërpërgjigj atij. Madje konkurrentja përmendi edhe rivalen e saj.
EUROPOL ka publikuar listën e 61 personave në kërkim dhe me rrezikshmëri. Nga lista e publikuar rezulton se 26 persona janë me rrezikshmëri të lartë. Në këtë listë të personave në kërkim nuk mungojnë as emrat e shqiptarëve. Më poshtë po ju paraqesim emrat e tyre si dhe veprat penale për të cilat akuzohen. Krimet për të cilat akuzohen 2 shqiptarët: Aleks Burreli Më datë 23 Qershor 2016 dhe rreth orës 22: 10 në Ayia Napa, i arratisuri Aleks Burreli dhe një bashkëpunëtor i veshur me kapuç hynë në një restorant dhe duke përdorur pistoleta dhe automatikë vranë tre persona,…
Vetëm 45 minuta larg për të siguruar zyrtarisht kualifikimin për në fazën e grupeve të kampionatit Europian në Gjermani. Kuqezinjtë e Silvinjos e mbyllën në avantazh pjesën e parë të ndeshjes në transfertë kundër Moldavisë me rezultatin 1-0. Një 11 metërsh i fituar nga Seferi u shëndërrua në gol nga sulmuesi Sokol Cikalleshi duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Tashmë çështja e kualifikimit është më pranë se kurrë pasi edhe në rast të një barazimi jemi sërish në fazën e grupeve.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Kuçovë. Një makinë ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Nga përplasja e rëndë, Veiz Plaku ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që i mori jetën të moshuarit me makinë është një 21-vjeçar, i cili është vënë në prangat e policisë.
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur brenda një ferme kanabisi. Policia spanjolle ka gjetur një makro-plantacion të brendshëm të marihuanës në një fermë të braktisur, të vendosur në komunën Caspolino. Brenda fermës janë kapur 1762 rrënjë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes dhe 60 kg fara kanabisi brenda një arke që supozohet se është menduar për prodhimin e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO. Më datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli në afërsi të vendit në fjalë, agjentët vëzhguan se si magazinat që përbënin operacionin bujqësor ishin në gjendje të braktisur, me një…