Author: tirana

Sipas të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në vend, në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 34 314 raste, që do të thotë se krahasuar me javën e kaluar ka një rritje prej 26%, indeksi i transmetimit Rt është 0.93 dhe 53 raste janë regjistruar për 100 000 banorë. Në të gjitha shtretërit spitalorë, pacientët me Covid-19 janë 6.7%, ndërsa në repartet e terapisë intensive janë 1.4%. Javën e fundit 192 persona kanë humbur jetën për shkak të Koronavirusit. Rritja krahasuar me atë të mëparshme është 17.8%. Ministria italiane e Shëndetësisë u ka kërkuar të gjitha agjencive përkatëse…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda. Denoncimi për Dedën u bë nga një person me iniciale A.G, i cili e ka paditur që në janar të këtij viti për abuzime të kryera prej tij në emër të Udhrit të Stomatologut që datojnë që në vitin 2016. Deda akuzohet për abuzime të shumta financiare, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të fejuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte. “Nga hetimet rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, shtetasi N.D. ka krijuar një ‘klimë posedimi…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, të hënën, 20 nëntor, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit. Ai pritet të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, në pasditen e së hënës. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit. Të nesërmen do të jetë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor. Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës. Zyrtarët shtetërore…

Read More

Përqindja e të prekurve nga diabeti mellitus (apo diabeti i sheqerit) po rritet në të gjithë botën. Numri më i madh i pacientëve me diabet i përket grupmoshës 40-59 vjeç. Është e rëndësishme të theksohet se personat me diabet mund të mos kenë shenja klinike, pikërisht për këtë arsye duhet të bëhet kontrolli i glicemisë (sheqerit) në gjak. Ndërkohë që personat që shfaqin etje të shtuar, urinim të shpeshtë, tharje të gojës, humbje në peshë, infeksione të përsëritura, duhet të masin nivelin e glicemisë. Nëse vlerat e glicemisë kanë qenë të larta për një kohë të gjatë personat me diabet…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu – Mozzik, ka shkuar së fundmi në Hagë. Arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Reperi i shumë hiteve në estradë, publikoi në rrjetin social Facebook një ‘selfie’ të realizuara para Gjykatës Speciale, teksa në mbishkrimin e saj thuri elogje për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili është një nga krerët e arrestuar në Hagë. Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje): “Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë…

Read More

Shqipëria mund të sigurojë që sonte kualifikimin e dytë në Kampiontin Europian. Të shumta janë llogaritë dhe përkëmbimet sesi mund ta arrijnë kuqezinjtë këtë sukses në dy ndeshjet e mbetura të Grupit E për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. Më e thjeshta për t’ia arritur qëllimit është edhe një pikë e fituar sonte në Moldavi. Gjithsesi trajneri Silvinjo në konferncën para ndeshejs pofoi se dueli i sotëm me moldavët është një finale në vete dhe ekipi futet në fushë vetëm për fitore, duke mos e menduar fare barazimin. Nëctë njëjtën linjë me prononcimin e trajnerit të Kombëtares është edhe rezultati…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë u nevojiten “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”. Formacioni zyrtar: Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Read More

Avokati Çedomir Stojkoviç pretendon se Serbia është kapur nga Rusia. Këtë deklaratë, Stojkoviç e bëri gjatë një prononcimi në “Euronews Albania”. Sipas tij, mjafton vetëm një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan dhe sipas tij, Rusia mund ta bëjë këtë përmes Serbisë. “Askush nuk e njihte influencën ruse më parë në Serbi, por tani liderët botërorë po thonë atë që kam thënë unë shumë vite më parë. Shqetësimet janë shumë të vërteta, pasi Rusia ka depërtuar në Kishën Serbe, e ka pushtuar atë, ka depërtuar në partitë politike, si te ato në pushtet, ashtu edhe te ato në opozitë.…

Read More

Bashkimi Evropian e ka akuzuar të premten Rusinë për përdorim “të turpshëm” të migrantëve, për ta rritur presionin te shtetet tjera, duke thënë se ka vërejtur rritje të numrit të azilkërkuesve pa dokumente, duke e kaluar kufirin e Rusisë me Finlandën. Helsiniki ka bërë të ditur të enjten se do t’i mbyllë katër prej tetë pikave kufitare me Rusinë gjatë fundjavës, për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve. Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka thënë se Rusia po synon ta destabilizojë shtetin e tij, pas vendimit për t’u anëtarësuar në NATO, më herët gjatë vitit. Presidentja e Komisionit Evropian,…

Read More

Marrëveshja e arritur këtë muaj nga Italia me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave për emigrantët që vijnë në breg nga deti mund të shërbejë si një plan për vendet e tjera të BE-së, tha të premten kryeministrja italiane Giorgia Meloni. “Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë”, tha Meloni përmes përkthyesit gjatë një vizite në Kroaci, shkruan Reuters. Në fillim të këtij muaji, Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama njoftuan një skemë të re që Italia të përpiqet të ulë numrin e emigrantëve duke ndërtuar dy qendra që…

Read More

Dr. Flori është ndarë nga jeta si sot 9 vite më parë, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij. Vajza e tij, që tani është rritur e kujton të atin në çdo ditë të rëndëishme për të, siç ka bërë edhe sot. “Më mungon”, ka shkruar ajo krah fotove të veçanta me babain. Të njëjtin postim e ka ndarë dhe nëna e saj, partnerja e Dr…

Read More

Në orën 18:00, në “Zimbru Stadium” të Çisinaut, vendasit e Moldavisë do të presin “legjionarët” e Kombëtares tonë, në një përballje siç e quajnë ata “jetë a vdekje”, ku për të dyja skuadrat, të paktën deri më tani në deklaratat e bërë për mediat, i vetmi opsion është fitorja në fushën e blertë, fitore që për të dyja përfaqësueset duket jo pak e largët. Duket se spektakli nuk do të mungojë, me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka menduar të surprizojë të pranishmit. Në fushën e stadiumit “Air Albania” po përgatitet koreografia që do të vihet në “skenë” nga Ansambli…

Read More