Shqipëria kërkon të vënë para drejtësisë Dritan Rexhepin, baronin e drogës të arrestuar pak ditë më parë në Turqi. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Ministria kërkon që ta përfundojë këtë proces përpara autoriteteve italiane, shtet në të cilën Rexhepi është gjithashtu në kërkim. “Është një marrëdhënie që ne e kemi me autoritetet turke të drejtësisë. Ministria e Drejtësisë në rastin konkret bën ndërmjetësin për ta marrë Dritan Rexhepin”, u shpreh Manja.
Author: tirana
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar dhe ma futur në makinë një të mitur, me të cilën më pas ka kryer marrëdhënie seksuale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin Ergys Doçi, 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë…
Ekspertja e IGJEO Anira Gjoni ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, por edhe për ditët në vazhdim. Ajo tregon se kjo fundjava që kemi para do jetë tepër e ftohtë, ku temperaturat do ulen deri në -4 gradë në zonat malore. Shiu do jetë i pranishëm deri ditën e nesërme dhe do fillojë sërish ditën e martë. “Pasditja e sotme do të vazhdojë me reshje në të gjithë territorin e vendit, do të jenë reshje të niveleve mesatare duke filluar që nga veriu deri në jug dhe ndërpriten ditën e nesërme. Kemi një rënie të temperaturave, por rënia…
Aksident në Lushnjë. Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka përplasur një kamionçinë. NJOFTIMI I POLICISËSpecialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, që po lëviste me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
19 persona, ku 18 prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar në Itali. Sipas mediave italiane, ky rrjet kriminal drejtohej nga një familje shqiptare: Babai, nëna dhe djali. Të tre këta persona u arrestuan në Shqipëri. Ardian Korriku, 54 vjeç, djali i tij Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe bashkëshortja Etleva Adami 46 vjeçe, organizonin të gjithë linjën e trafikut të drogës nga Holanda dhe Shqipëria në drejtim të Italisë, ku dhe më pas e shisnin. Ata trafikonin kryesisht, kokainë, heroinë por dhe kanabis. Mediat e përshkruajnë kryefamiljarin Ardian Korriku një sipërmarrës të vërtetë droge pasi kujdesej që të mos binte në…
Sali Berisha në daljen për mediat këtë të premte, i është rikthyer akuzave, ku ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar SPAK0un që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët, pasi sipas tij, nëse ato do të ndiqeshin, do të zbulonin Ramën dhe hajdutët e tjerë të kësaj organizate. “E garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet. Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të ‘Skap’, që të mos trajtojë procedurat, që po bën kolonën kryesore mbi të cilën po ngrihet afera e shekullit, inceneratorët. Ka urdhëruar ‘Skapistët’ e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura…
Për herë të parë, në një intervistë shumë detajuese dhënë për revistën “Paris Match”, Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer edhe dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri. 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me Macron. Macron ishte 15-vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila aso kohe ishte e martuar. Brigitte…
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas. “Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët. Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të…
Të mbledhur këtë të premte, Gjykata e Posaçme shtyn për më 1 dhjetor seancën ndaj Laert Haxhiut. Prokuroria do të relatojë provat shkresore dhe më pas do të lexohet pretenca. Gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit të seancës Erjon Çela. Hysi kërkon që gjykata të pranojë kërkesën e tij për heqje dorë nga përfaqësimi i Haxhiut me argumentin se klienti nuk do të mbrohet më prej tij. Trupi gjykues e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi duhet të qëndrojë deri në zëvendësimin nga avokati kryesisht.
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të vitit 2023, disa shifra të rëndësishme tregojnë për zhvillimet në sektorin e kredive në vend. Sipas bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe janë disbursuar rreth 51,000 kredi nga bankat tradicionale, përfshirë kredinë hipotekore. Një numër i konsiderueshëm, por më interesant është se sipas buletinit të fundit të Shoqatës së Mikrokredisë, janë disbursuar 126,900 kredi nga kompanitë mikrofinanciare në të njëjtin kohë. Kjo tregon se institucionet microfinanciare janë duke fituar terren në tregun e kredive të…
Viti që po mbyllim për industrinë e turizmit në vend, ka rezultuar me një bilanc që pak kush e kishte menduar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të 2023, arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke bërë kështu të konsiderohet si një ndër vitet më të mira të turizmit shqiptar. Jehona ndërkombëtare e asaj që ofrohet tek ne, shpesh herë edhe duke ekzagjeruar krahasimet me Ishujt Maldive apo destinacione të tjera ekzotike, bëri…
Nuk kanë munguar as këtë vit nostalgjikët dhe ithtarët e Enver Hoxhës, të cilët janë organizuar që në mëngjes me rastin e ditës së çlirimit të Tiranës. Edhe pse shi, në qendër të kryeqytetit kjo pjesë e nostalgjikëve që janë kryesisht të moshuar, kanë kryer ritin që tashmë bëhet çdo vit në Shqipëri, në ditëlindjen e Enver Hoxhës, datat e çlirimit dhe në maj.