Author: tirana

Në prangat e Policisë së Lushnjes ka rënë Borana Faslliu, e dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit” u arrestua Faslliu e cila ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë 30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i Borana Faslliut, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë,…

Read More

Reperi amerikan, Snoop Dog, ka befasuar fansat, ku thotë se do të heqë dorë nga konsumimi i marijuhanës. I njohur për “renë e tymit” që e shoqëronte gjatë gjithë kohës, përveçse hiteve muzikore, Snoop Dog shprehet se këtë vendim e ka marrë pas një konsultimi të gjatë që ka bërë me anëtarët e tjerë të familjes. Fansat kanë mbetur të habitur nga deklarata e producentit të “Death Row Records”, i cili raportohet se pinte 75 deri në 150 cigare marijuhanë çdo ditë. Disa prej tyre shkruajnë se kjo është shakaja e radhës e reperit, teksa të tjerë mendojnë se ai…

Read More

Një vrasje është parandaluar nga Policia e Dibrës. Një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Selishtë, Dibër. Autori i dyshuar raportohet se e ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K, duke i shkaktuar dëmtime. Por pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti Ndërkohë është vendosur në pranga autori i ngjarjes, 55-vjeçari me iniciale I.C.

Read More

Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë si sot para 79-vitesh. Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, në të gjitha institucionet arsimore të kryeqytetit janë organizuar aktivitete të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga disa prej shkollave të kryeqytetit sot, të cilat janë veshur me flamurin kuqezi. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Read More

Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit me dimrin, i cili më në fund ka ardhur me të gjitha tiparet e tij. Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Kukësit kanë nisur reshjet e borës, ndërsa në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë ulur me disa gradë krahasuar me javën e kaluar. Nga ana tjetër, Drejtoria Detare ka lajmëruar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete s’do të operojnë deri në përmirësimin e motit.

Read More

Mbrënjen e së enjes, në Sevilja të Spanjës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ” latin Grammy” që nderon yjet e muzikës latine. Artistja Karol G u nderua me çmimin ”Albumi i vitit” ndërsa bashkëpunimi i Shakirës me BZRP i dha asaj dy çmime të rëndësishme ajo e këngës së vitit dhe kënga më e mirë pop. “Jam e lumtur që kam këtu me mua disa nga personat që punuan me mua gjatë këtij procesi. Ky është një album shumë i veçantë që ndryshoi jetën time dhe më duket e pabesueshme që ndryshoi jetën edhe të shumë të tjerëve.…

Read More

Agim Ismailaj është shkarkuar nga detyra si drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendimi vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare. Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama. Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës,…

Read More

Këtë të premte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, ku katër persona mbetën të vrarë. Për gazetarët Manja tha se tashmë me atë vendim të Strasburgut, 21 Janari është një kapitull i hapur dhe se autoritetet shqiptare duhet të kenë një përgjigje të qartë. “Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. 21 janari kapitull…

Read More

Një moment i pakëndshëm i ka ndodhur presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës zyrtare në Moldavi. Teksa po bënin foton e rastit me homologen Maia Sandu, presidenti austriak është përkulur të përkëdhelë dhe qenin e saj, po kafsha nuk e ka pritur mirë këtë gjë duke e kafshuar në dorë. Momenti është filmuar nga kamerat, ku shihet Van der Bellen teksa mban dorën e kafshuar, ndërkohë videoja është bërë menjëherë virale.

Read More

Ka detaje të reja nga ngjarja e rëndë. 2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t’i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim. Shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9-vjeç. Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës. Shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për…

Read More

Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila është e përfshirë për situatën në Ballkan, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani. Ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë. “Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka…

Read More

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga fshati Dranovicë në Librazhd për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e tij, pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan 51-vjeçarit A.D i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi më datë 1 nëntor, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More