Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga fshati Dranovicë në Librazhd për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e tij, pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan 51-vjeçarit A.D i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi më datë 1 nëntor, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Author: tirana
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Në pranga ka rënë shtetasi A.L, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli që i është bërë në lokalin ku po qëndronte, shërbimet e policisë i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak. Njoftimi i policisë: Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. Në kuadër të këtij operacioni, nga Sektori për Hetimin e…
Sot në orën 18:00, kombëtarja zbret në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024. Djemtë e Kombëtares synojnë fitoren. Formacioni i shqiponjave do të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes. Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar. “Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, do të jetë “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në stadium do të ketë rreth 1…
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, thotë se hetimi për dosjen CEZ-DIA është afër mbylljes sepse po mbarojnë afatet. Sipas saj, SPAK është duke parë marrëdhënien mes Ilir Metës dhe Ismailajt, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella. Lala tha se njerëzve të njohur të Metës u janë sekuestruar celularët dhe po ashtu edhe njërës nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të Monika Kryemadhit, janë duke iu parë të gjitha lëvizjet në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe. “Çështja CEZ-DIA është nisur prej 15 vitesh. Është pushuar nga prokuroria e…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 30 vjeçar nga Kosova, pasi akuzohet se I kishte siguruar një shtetasi të huaj kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së. Njoftimi i plotë Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar…
Drejtori i spitalit të Al-Shifës në Gaza, thotë se qindra paciente të cilët gjenden ende në strukturë ulërasin nga etja, teksa rezervat e oksigjenit dhe ujit kanë shteruar. Në Gaza nuk ka më asnjë vend të sigurt dhe pas thirrjeve për evakuim nga veriu qytetarët në jug u paralajmëruan të largoheshin nga 4 fshatra në Khan Junis. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu thotë se informacione amerikane të inteligjencës sugjeronin se shumë prej pengjeve mbaheshin në spital, por se ishin zhvendosur teksa IDF mësyu strukturën. Netanjahu e pranoi se përpjekjet e tij për të reduktuar minimalisht viktimat nuk kanë pasur sukses. Paralelisht…
Izraeli vijon sulmet në Gaza. Ata kanë paralajmëruar njerëzit në disa qytete në zonën Khan Younis që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Khan Younis është qyteti më i madh në Gazën jugore, ku njerëzit u larguan pasi iu tha të evakuonin veriun. Forcat izraelite mbrëmjen e të mërkurës hodhën fletëpalosje mbi katër qytete konkretisht Bani Shuhaila, Khuzaa, Abassan dhe Qarara, të cilat ishin shtëpia e më shumë se 100,000 njerëzve përpara se jugu të mbingarkohej me njerëz të zhvendosur. “Për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoni menjëherë vendbanimet tuaja dhe të drejtoheni në strehimore të…
Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e Fatjon Bicit në Gramsh më 16 maj. Prokuroria i dërgon në gjyq për ”vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. ”Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkësën për gjykimin e çështjes penale nr.523, viti 2023 në ngarkim të të miturve në konflikt me ligjin: AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e…
Edhe një tjetër i ri ka ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”. Bëhet me dije se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i plotë Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 101 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë!Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit! Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë”. Në këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka planifikur një sërë aktivitetesh festive.
Verbuese! Kështu e përfaqësoi Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes në natën e veshjes kombëtare, bukurosha Endi Demneri në ”Miss Universe 2023”, që këtë vit po mbahet në El Salvador dhe nata finale është më datë 19 nëntor. Shqiponja është simbol i fisnikërisë shqiptare dhe ngjyra e saj e artë përfaqëson begatinë dhe bukurinë e kombit. 25-vjeçarja ka shkëlqyer me këtë veshje kaq të magjishme dhe është në mesin e vajzave pretedente për të fituar këtë konkurs bukurie, më i rëndësishmi në botë. Ajo konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe…
Rrugët në Shqipëri vijojnë që të rregullohen, sikurse po vazhdojnë punimet e Lotit 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan. Teksa ka ndarë pamjet nga punimet, kryeministri Edi Rama shkruan se realizimi ka arritur në masën 80%. “Mirmëngjes, dhe nga punimet në Lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës, ku realizimi fizik ka arritur në masën 80%, ju uroj një ditë të mbarë“,-shkruan Rama në Facebook.