Author: tirana

Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit. “Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë. Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim.…

Read More

Gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”, trazirat nuk kanë munguar. Edhe pse ndeshja u luajt pa tifozë, mbështetësit e dy ekipeve kanë nisur përleshjet mes tyre duke djegur makina, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Këta të fundit kanë përdorur ujë për të shpërndarë turmat. Pamjet po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. Absolutely mental in my city this evening. Basically Borislav Mihaylov who was the GK for Bulgaria in the World Cup in 1994 when Bulgaria got to the semi finals has been in charge of the Bulgarian Football Federation for the last 18 year and…

Read More

Qeveria ka përcaktuar anëtarët e Këshillit Koordinues të diasporës. Në mbështetje ligjit për përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës. Në përbërje të këtij komisioni ka përfaqësues nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Zvicra, Holanda Italia Greqia, Franca dhe Britania e Madhe. Sipas vendimit, tre përfaqësues do të jenë nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: – Z. Mark Gjonaj; – Znj. Drita Gjongecaj; – Znj. Emina Cunmulaj.…

Read More

Autoritetet italiane kanë sekuestruar pasuritë e një bosi shqiptar droge, në zonën e Torinos në kuadër të një operacioni anti-droge. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarit me iniciale D.G I janë sekuestruar 4 makina luksoze dhe një kompleks i tërë kompanish që operonin në sektorin e ndërtimit. Sipas raportimeve, shqiptari është një kriminel i njohur për drejtësinë në Itali, pasi akuzohet se ka pasur një rol kryesor në një trafikun ndërkombëtarë të drogës. Raportohet se Gjykata e Torinos, me kërkesën e policisë nxori masën e sekuestrimit të aseteve, në një vlerë totale prej 600 mijë eurosh. Shqiptari rezulton i dënuar…

Read More

Një 4-vjeçare është transportuar nga familjarët e saj në spitalin e Krujës, pasi dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë. Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

INTERVISTOI: Klementina Cenkollari Marrëveshja e firmosur javën e shkuar në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate të gjera. Qeveria shqiptare, miratoi një ditë më parë tekstin e saj, I cili pritet që tani t’i nënshtrohet debatit në parlament, ku kjo marrëveshja duhet të ratifikohet. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar atë, por Partia Socialiste e zotit Rama, ka numrat e nevojshëm për të marrë miratimin, duke qenë se kërkohet vetëm një shumicë e…

Read More

Një e mitur ka përfunduar një ditë më parë në urgjencën e QSUT më plagë djegieje në trup të shkaktuara nga cigarja. Policia bën me dije se ajo është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar, i cili ka qenë duke luajtur. Njoftimi: Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,…

Read More

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshjet. “Kemi një stuhi polare, e cila po zbret drejt rajonit të Ballkanit, duke prekur edhe territorin shqiptar. Parashikohet që dita e premte të sjellë vranësira të shumta, që do të gjenerojnë reshjet shiu, si fillim në pjesën veri-perëndimore”, tha meteorologu Hakil Osmani për Tv Klan. Situata do të përkeqësohet në orët e mbrëmjes të së premtes, teksa reshjet në zonat malore do të jenë…

Read More

Këngëtarja Mariza Ikonomi është bërë nënë e një vajze, gëzim të cilin zgjodhi ta ndante me ndjekësit e saj në “Instagram”. Me të voglën e saj në krahë, Melody-n, artistja i dedikoi asaj fjalët më të ëmbla. Në këtë ditë të shënuar për të, ajo na prezantoi gjithashtu për herë të parë edhe me partnerin, ku nuk ngurroi të shprehte dashurinë e saj për të.

Read More

Kina pretendon se ka në dispozicion internetin më të shpejtë në botë, një rrjet i gjerë i aftë të arrijë shpejtësi deri në 1200Gbps përgjatë një linje prej 3000 kilometrash. Kablli optik që lidh Pekinin në Veri me Wuhan në provincën qendrore të Hubei dhe Guangzhou në provincën jugore të Guangdong është ndërtuar nga Universiteti Tsinghua, China Mobile, Huawei Technologies dhe Cernet Corporation. Rrjeti u aktivizua në Korrik dhe u lançua ditën e Hënë. Universiteti Tsinghua pretendon se linja bën të mundur internet të qëndrueshëm me shpejtësi prej 1.2Tbps. Universiteti Tsinghua tha se të gjithë harduerë dhe softuerët e përdorur…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe disa ditë më parë ka kërkuar që qeveria të njohë periudhën e menstruacioneve si sëmundje dhe grave e vajzave t’u jepet raport nga puna. Për propozimin e tij, reagimet ishin të shumta. Një ndër to, edhe zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj bëri një shkrim ironizues në një media online. Por Braçes duket se nuk i kanë pëlqyer romuzet e ish-koleges, për të cilën një shënim në Facebook thotë se ajo “erdhi nga hiçi, bëri një hiç dhe u përzu si një hiç”, duke nënkuptuar shkarkimin e Beqirajt si zv-ministre.

Read More

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk hapi debatin mbi aplikimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por shtyu procedurat për një datë të mëvonshme pa marrë ndonjë vendim. Nuk dihej menjëherë se kur komisioni do të rifillonte diskutimet mbi protokollin e pranimit të Suedisë apo kur do të arrinte në asamblenë e përgjithshme të Parlamentit për fazën e fundit të procesit legjislativ. Takimi u ndërpre pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan paraqitën një mocion për shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin…

Read More