Në Baltëz të Fierit, disa persona të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e 54-vjeçarit S. B., ndaj të cilit kanë ushtuar dhunë fizike dhe nuk kanë vjedhur asgjë. Për shkak të lëndimeve, 54-vjeçari po merr asistencë mjekësore, në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe…
Author: tirana
Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. “Ka kujtime sidomos kur je në aeroplan dhe ke në dorë kualifikimin, ka qenë një ndjenjë e mirë dhe duhet ta përsërisim, janë shumë lojtarë që se kanë përjetuar, por do vijmë këtu dhe do japim gjithçka në fushë. Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësojë, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë…
Shkarkohet vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, performancë e ulët, por Tv Klan mëson se arsyeja e shkarkimit vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare. Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama. Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në…
Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja me një postim në rrjete sociale ku tregon se është bërë me vajzë. E vogla mban emrin Melody. “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron të gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço”, shkruan Mariza. View this post on Instagram A post shared by Mariza Ikonomi 🎙 (@ikonomimariza)
Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda pas aksidentit që pësoi ndërsa punonte në një subjekt privat, ku rregullonte pllaka mermeri. Sipas të dhënave, 35 vjeçari, me iniciale B.M. nga Maqellara dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Sipas efektivëve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e…
Këngëtarja Linda Halimi u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” për akuzat e forta ndaj Bleros. Ajo tha se ky i fundit ka tentuar të futet në dhomën e saj të hotelit 12 vite më parë. Së fundmi, Linda është shprehur se edhe Ledri Vula e ka ngacmuar. Sipas saj, Ledri i ka shkruar në rrjetin social “Snapchat” për një bashkëpunim, por këngëtarja këtë mesazh nga reperi duket se e ka marrë si një ngacmim. Pas deklaratës së Lindës, ishte Buçi ai që nisi të qeshë duke ironizuar këngëtaren.
Ish-ministri i drejtësisë, Ilir Panda është zgjidhur zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Mësohet se Panda u zgjodh si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë me 25 vota.
Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Jetën e saj private këngëtarja nga Kosova e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mendiave dhe publikut. Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa, vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë. Mirëpo, çifti i dha fund martesës në 2021-shin. Edhe për këtë Alma ka folur shumë pak. Mirëpo së fundmi në T7 ajo shpalosi detaje edhe për një periudhë të vështirë të…
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se kanë përshtatur një model të ri biznesi që fokusohet kryesisht në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura në Bashkimin Europian. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDA) dhe Europol. Sipas raportit “Tregu i drogës në BE, kanabisi”, bazuar në të dhënat nga disa hetime të përbashkëta ndërkombëtare rrjetet shqiptare dhe serbe, në veçanti, duket se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë në Bashkimin Europian, veçanërisht në Spanjë. Në raport përmenden disa raste të goditjes së…
Është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut te Durrësit për një masë me të butë sigurie. Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin. Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. I shoqëruar nga disa deputetë demokratë, ai ka vizituar disa stenda në Panairin e Librit. Ai ndaloi në një prej stendave ku ndodhej shkrimtari Ben Blushi, i cili po promovon librin e tij ‘Komploti’. Basha ndaloi për ta përshëndetur, i mori një autograf e në fund realizuan edhe një foto së bashku.
Në një gjykatë të qarkut të Luksemburgut ka nisur gjyqi për Aldo Gjinin, emri i të cilit ka qenë në top listën e personave më të kërkuar të Europol deri në momentin e arrestimit në 2021. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje për një ngjarje të ndodhur në 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg pasi qëlloi me pistoletë një shqiptar duke i dëmtuar të dyja këmbët. Ndërkohë Gjini kërkohet në Shqipëri për një tjetër ngjarje. Në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë, Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç. Në dhomën e 12-të penale të gjykatës së qarkut të…