Kryeministri Edi Rama ka vizituar “Panairin e Librit”, në ditën e dytë të mbajtjes së këtij eventi që bën bashkë lexuesit dhe botuesit. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga ambientet e panairit, ndërsa shprehet i lumtur për interesin e shfaqur. “Atmosferë e bukur në hyrje të Panairit të Librit. Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit”, shkruan Rama. Panairi i Librit zhvillohet për herë të 26-të, në “Pallatin e Kongreseve”, ku pret vizitorë nga mbarë vendi për të blerë me çmime më të lira se zakonisht botime të ndryshme. Eventi pritet të…
Author: tirana
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë më në fund një marrëveshje mes tyre. Në kohën kur kryenegociatorët e të dy vendeve u mblodhën sërish sot në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, kreu i Elizesë pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës. Ai u pyet veç të tjerash edhe mbi situatën aktuale në Ballkan. Duke iu referuar tensioneve në Kosovë, Macron tha se ato janë qetësuar paksa dhe se shpreson që liderët e të dy vendeve ta…
Një 20-vjeçar nga Gjermania është kapur nga policia teksa ka tentuar të arratisej në Kakavijë. Mësohet se i riu akuzohet për vjedhje dhe ishte shpallur në kërkim nga blutë. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, pas koordinimit të punës dhe informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan në dalje të RSH-së, shtetasin gjerman të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Yll Limani nuk ndalen me këngë. Teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Sidarta “Spirti”, ai tashmë ka paralajmëruar disa projekte të tjera. Një të tillë ai e zbuloi edhe së fundmi në një postim në Instagram, teksa ndau një pjesë të shkurtër të këngës. Edhe projekti radhës i Yllit vjen në bashkëpunim, këtë herë me një artiste të re, Lira Blakaj. Dyshja kanë punuar në këngën me titullin “Gjuje”, ndërsa nuk kanë zbuluar të tjera detaje. View this post on Instagram A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)
Në fshatin Xarrë të Konispolit, 51-vjeçarin Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. 51-vjeçari kishte kohë që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore. Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i copëtuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi. Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se…
”Gjyq publik kundër Ramës”, është nisma e Sali Berishës kundër kryeministrit, për të cilin thotë se sipas tij është më i rrezikshmi pas diktatorit Enver Hoxha. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha shprehet se gjyqin publik ndaj kryeministrit Rama do ta bazojë në fakte të pakundërshtueshme, në ligje dhe vendime që i japin përgjigje asaj që Berisha e quan “akti më i shëmtuar i Ramës, Krajës, Millonait dhe Gjokës”. ‘S”Shumë ditë më parë, unë premtova se procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit, që në historinë e Shqipërisë, paraqitet njeriu…
Një 39-vjeçar nga Tirana është gjetur pa shenje jete brenda automjetit të tij në fshatin Daullas të Fierit. Hetimet paraprake ka rezultuar se i riu është vetëvrarë me armë zjarri. “Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj. Grupi hetimor, në drejtimin e…
Mjaftuan 22 minuta që deputetët socialistë në një mbledhje “online” të miratonin në parim projektbuxhetin 103-faqësh për vitin e ardhshëm në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. “Nga diskutimet e deritanishme, unë të paktën nuk jam i bindur për ndërhyrjen te taksa e karbonit e cila bie ndesh edhe me direktivat e Bashkimit Europian. Ka nevojë për rishikime”, tha deputeti i PS-së Eduard Shalsi. “Disa bashki kanë dërguar kërkesa pasi vlerësojnë si të nevojshme rishikimin e transfertës së pakushtëzuar”, deklaroi deputetja Dhima. Duke mbështetur propozimet e Erion Braçes, ndryshime në paktën fiskale kërkoi edhe deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj. “Paketa…
Ekipi kuqezi ka mbërritur këtë të enjte në Moldavi për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Europianit që do të luhet nesër në Kishinjev. Sot në orën 18:00 do të zhvillohet edhe stërvitja zyrtare në stadiumin e takimit dhe më herët konferenca e trajnerit Sylvinho. Shqipëria është pranë kualifikimit në finalet e Euro 2024 dhe i nevojitet 1 pikë pa patur mendjen te rezultati i sfidës Poloni-Çeki.
Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me të drejtë Shqipëria nuk bën llogari, por zbret në fushë për të marrë pikët e plota. Kuqezinjtë synojnë një rekord historik, kërkojnë të kapin 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Reja-s në një fushatë kualifikuese.(18). Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra…
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin, që ka si qëllim vënien në dispozicion të informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor. Sipas relacionit shoqërues, etiketa duhet të përfshijë informacione standarde të produkteve në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë, që të reduktojnë konsumin…
Dalin detaje të reja lidhur me trafikimin e 18 pakove me kokainë të zbuluara në makinën me targa franceze që drejtohej nga shqiptari Arvid Halili. Policia e Shtetit me autoritetet e Malit të Zi ka rezultuar se Arvid Halili, i cili është kapur në vendin fqinj, destinacion kishte Shqipërinë, pra lëndën narkotike po e sillte në vendlindje. Ai ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare me Kroacinë. Ndërkohë, policia jonë ka nisur verifikimet brenda vendit për të gjurmuar persona të tjerë pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainën.