Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme shtyu për në 30 nëntor vijimin e procesit ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, një nga të cilët ndodhej jashtë vendit, ndërsa tjetri kishte paraqitur në gjykatë një raport shëndetësor. Gjykata caktoi edhe një avokat kryesisht për Mediun.
Author: tirana
Një krim është parandaluar në Greqi. Fjala është për një shqiptar që ka tentuar të qëllojë kunatin e tij 37-vjeçar në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (15 nëntor) në zonën e Lagadës në Greqi. Fatmirësisht nga të shtënat 37-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria. Pas veprimeve të koordinuara të policisë, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri. Arma e sekuestruar…
Pas emërimit në postin e Sekretarit të Jashtëm, David Cameron në vizitën e tij të parë jashtë vendit udhëtoi drejt Kievit, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky. Ish-kryeministri i cili prej të hënës drejton diplomacinë britanike, i shprehu liderit ukrainas edhe njëherë mbështetjen e pakushtëzuar të Londrës në përballjen që Ukraina prej muajsh po zhvillon me ushtrinë ruse. Presidenti Zelensky nga ana e tij e falënderoi Cameron për vëmendjen e treguar në këto kohë të vështira, kur konflikti në Lindjen e Mesme ka tërhequr vëmendjen globale nga lufta mes Ukranës dhe Rusisë e cila zgjat prej më shumë se…
I shumëkërkuari Behar Bajri ka mbërritur në Rinas këtë të enjte. Ai u ekstradua nga Franca, pasi ishte në kërkim nga SPAK-u për vrasje në dosjen Metamorfoza. Bajri duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, por vetëm sot ai ka shkelur tokën shqiptare. Autoritetet franceze, vend ku u arrestua rreth 2 muaj më parë kanë pranuar kërkesën e Shqipërisë. Behar Bajri akuzohet si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e kushteve dhe personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, vrasje e urdhëruar për llogari…
Këtë të enjte, nxënësit e klasave të nënta në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë, bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në protestë. Kjo pasi mësuesi i matematikës Ramiz Bajrami u largua nga puna, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës gjatë orës së mësimit. Por vetë nxënësit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre mësuesi u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klasës. Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që…
Paradës së madhe të shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen edhe qindra shqiptarë nga Presheva. Përmes një videomesazhi të postuar nga kryebashkiaku Veliaj, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi bën thirrje për pjesëmarrje masive. “Këtë vit, më 28 nëntor, familja e madhe e Unionit të bashkive shqiptare në rajon feston ndryshe. Qyteti i Preshevës, këtë 28 nëntor, për festën e madhe kombëtare do të jetë pjesë e spektaklit kuq e zi, të traditës e trashëgimisë sonë kulturore. Bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjithë qytetet shqipfolëse, për të festuar për flamur, si asnjëherë më parë,…
Meti u përjashtua nga ”Big Brother Vip Kosova 2”, pas një gjuhe dhe veprime dhunuese. Ai pati një debat të ashpër me Blerandon, me të cilin u tha se ka pasur edhe përplasje fizike. Kjo situatë mes tyre përfshiu edhe banorët e tjerë, të cilët ndërhynë për t’i qetësuar. Por Meti nga ana tjetër nuk ka reaguar në lidhje me këtë, ndonëse ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet i lumtur e duke kërcyer pavarësisht asaj që ndodhi. Shumë nga banorët e cilësuan atë lojtar të fortë që mund të shkonte deri në fund të këtij edicioni.
Trupi i dekompozuar që u gjet në Xarrë, është i Adnant Jaupit. 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore, por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën austriake ”Der Standard” ka thënë se Perëndimi po vazhdon politikën e qetësimit ndaj Serbisë. Ai ka thënë se nuk do kryetarë komunash shqiptarë në veri siç janë aktualisht, pasi sipas tij, ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se thekson se janë plotësisht të ligjshëm. Kurti ka shtuar se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë. “Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët, por këto takime nuk bëhen publike sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet e tyre janë nën…
Në Madrid janë mbajtur sërish protesta të forta kundër kryeministrit Pedro Sanchez. Një grup protestuesish, pjesa më e madhe e të cilëve, të maskuar sulmuan me sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Madrid. Protestuesit lëshuan gurë dhe shishe në drejtim të godinës, teksa policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. “Jemi në diktaturë” ishte thirrja kryesore e protestuesve, të cilët gjithashtu lëshuan thirrje kundër Sanchez. Këto përplasje marrin një vlerë të rëndësishme politike sepse ekstremistët përsërisin në rrugë parullat e shprehura në Kongres nga lideri i Vox, Santiago Abascal i cili së bashku me…
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit ndaj Pëllumb Muçodemit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i plotë Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, në qytetin e Sarandës. Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që shpërndante doza kanabisi, në afërsi të…
Rusia është përjashtuar nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se kjo gjë ka ndodhur për herë të parë në histori, duke shtuar se tashmë epoka e ndikimit rus ka mbaruar. Zelensky thekson se terroristët rusë nuk kanë vend në krye të organizatave. “Për herë të parë në histori, Rusia u përjashtua nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Epoka e ndikimit rus ka përfunduar. Terroristët rusë nuk kanë v end në krye të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Zelensky.