Author: tirana

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohen se tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në portin e Limionit. 5 shtetasit e arrestuar janë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; – A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A.,…

Read More

Një nga startup-et më të reklamuar të teknologjisë në Silicon Valley, Humane sapo hodhi në treg pajisjen e parë: Ai Pin, një pajisje e pavarur dhe platformë softuerike. Humane, që drejtohet nga ish-punonjësit e Apple, Imran Chaudhri dhe Bethany Bongiorno, e ka reklamuar Ai Pin si e ardhmja e informatikës dhe pajisja që do të zëvendësojë smartphone-ët. Natyrisht, kjo mbetet për t’u parë. Ai Pin është krijuar për të bashkëvepruar me modele të mëdha gjuhësore, jo me aplikacione, dhe për të folur në vend që të shkruani. Ja disa nga veçoritë futuristike të Ai Pin: Humane po e promovon Ai…

Read More

Ish-ylli i Premier League, Bosko Balaban është dënuar me një vit burg pasi nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij për rritjen e tre fëmijëve. Mediat kroate raportojnë se Balaban nuk ka paguar rreth 80 mijë euro. Për rrjedhojë, do të qëndrojë për një vit pas hekurave për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive ndaj fëmijëve të tij. Në vitin 2021, Bosko Balaban pranoi të paguante këtë shumë, por, pasi nuk e bëri këtë pas dy vitesh, tani do të burgoset për një vit.

Read More

Familjarët e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj, i cili u vra me thikë në Britaninë e Madhe njoftojnë se janë mbledhur paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e tij. Ditën e sotme u njoftua hapja e një Go Fund Me, që shqiptarët të kontribuonin sadopak pasi shuma për të sjellë trupin e të riut në vendlindje ishte mbi 10 mijë paund. Kjo shumë është mbledhur, njoftojnë familjarët, dhe do kryhen të gjithë procedurat e nevojshme që trupi i të riut të prehet në vendlindjen e tij (Malësi e Madhe).

Read More

Prej kohësh në publik ka pasur dilema nëse Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë në pritje të një fëmije. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Kiara është në muajin e pestë, ndërkohë që çifti ka filluar të bëjë dhe përgatitjet për lindjen e vajzës së tyre.Ata kanë menduar paraprakisht edhe një emër, LunaMaria, por që ende nuk është vendosur përfundimisht. Vetë Kiara dhe Luizi kanë preferuar ta mbajnë sekret deri më tani.

Read More

Pasojat që mund të shkaktojë divorci mund të jenë të rënda, por mund të kapërcehen. Koha do të shërojë çdo gjë, por gjithashtu duhet të punoni për të ndërtuar vetëvlerësimin tuaj dhe të vazhdoni përpara drejt dashurisë pa kushte. Kthimi në të qenët sërish beqare nuk është kurrë i lehtë. Por përtej dhembjes, mërzisë dhe inatit, çdo grua largohet nga një lidhje me një eksperiencë më shumë. Ja se çfarë rrëfejnë gra të ndryshme të kenë mësuar nga një ndarje. 1. Kurrë mos jepni më shumë nga sa merrni. Gjithashtu mos kërkoni afeksion. Dashuria e vërtetë lidhet me vullnetin dhe…

Read More

Të jesh vetëm nuk barazohet domosdoshmërisht me vetminë . Disa njerëz e duan kohën e kaluar me veten e tyre. Ata shkojnë vetëm me pushime, shkojnë vetëm në kinema ose në darkë. Për të tjerët, megjithatë, të qenit beqar nuk është gjithmonë një zgjedhje personale, por një rezultat i padëshiruar i personalitetit të tyre. Sipas astrologëve, ata që ndihen më të izoluar mund të fajësojnë horoskopin e tyre për këtë. Lexoni për të zbuluar se cilat janë shenjat më të vetmuara të zodiakut dhe kush kryeson listën. Bricjapi Bricjapët i japin përparësi çështjeve të suksesit, pasurisë dhe karrierës mbi jetën…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të njëpasnjëshme në estradën muzikore. Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM”, ajo ka treguar ndjesitë e famës në fillimet e saj. “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër.” Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të t’u…

Read More

Nga Roberto Saviano Për momentin është vetëm një njoftim, ai i sjelljes së rreth 36 mijë emigrantëve në dy qendra paraburgimi në Shqipëri. Një i ndërtuar për menaxhimin e procedurave kufitare, pra identifikimin, origjinën, vizitat mjekësore. Një tjetër për të ndaluar emigrantët në pritje të riatdhesimit. Por si të gjitha gjërat e tjera që ka bërë kjo qeveri, është thjesht një reklamë elektorale. E shtrenjtë, megjithatë, dhe e paguar nga taksapaguesit. Për këtë disponueshmëri, Shqipërisë do t’i jepet një shumë, vetëm paraprakisht, prej 16 milionë eurosh. Kjo marrëveshje jo vetëm që nuk do të çojë në asgjë, por do të…

Read More

Partitë opozitare të shtetit fqinj, i kanë drejtuar një letër kryetarit të Dhomës për të kërkuar ruajtjen e rolit të Parlamentit për një çështje shumë delikate siç është ajo e emigrantëve. ‘Più Europa’, PD, Avs, Azione dhe M5s, i kërkojnë kreut të Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontanës, të kryejë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë të transmetohet në Dhomën e Deputetëve, shkruajnë mediat italiane. Nisma u propozua nga sekretari i ‘PiuEuropa’ Ricardo Magi. Përmbajtja është e qartë, në kërkesë shkruhet: “Neni 80 i Kushtetutës parashikon që marrëveshjet ndërkombëtare që kanë karakter politik, ose…

Read More

Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore pranë paraburgimit të Vlorës ka kallëzuar zv.drejtorin e institucionit Gentian Manellari. Ajo pretendon se Manellari i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte. Mësohet se F.C ka deklaruar se në datën 10 të këtij muaji, kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë, dhe në një moment sipas saj i kallëzuari i ka thënë “më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”. Ajo tregon se në fillim nuk i kushtoi shumë vëmendje kësaj kërkese, por tre ditë më pas i komunikuan zbritjen në detyrë, nga drejtuese në…

Read More

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar, raport i paguar nga buxheti i shtetit”. Ky është propozimi i deputetit Erion Braçe teksa diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Ekonomisë. Në bazë të këtij propozimi, gjatë ciklit menstrual vajzat dhe gratë duhet të marrin ditë pushimi të paguara, duke e konsideruar si një sëmundje. Por si e vlerësojnë këtë ide mjekët gjinekologë? “Kjo është një situatë normale e jetës. Është periudha riprodhuese e jetës së një gruaje. Një pjesë e vogël e grave dhe vajzave e ndjejnë…

Read More