Sali Berisha ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga ekspertë të ekonomisë dhe drejtues të departamenteve pranë PD-së, në lidhje me projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2024. Ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se shifrat e buxhetit për arsimin janë kaq të ulëta dhe se asnjë qindarkë për kërkim shkencor, për studime, për biblioteka. “Shifrat e buxhetit për arsimin janë kaq të ulëta. Asnjë qindarkë për kërkim shkencor, për studime, për biblioteka. Asnjë pushtues nuk mund të sillej në këtë mënyrë ndaj universiteteve të vendit. Ky buxhet ka nëj problem tjetër të rëndë. Përben një goditje. Detyrohen mijëra zyra të…
Author: tirana
Vajza e aktores shqiptare, Julia Iliriani po bën “namin” në Tiktok. Falë lirshmërisë dhe karakterit totalisht pa komplekse, personazhi i saj po kthehet në të preferuarin e të rinjve. Por së fundmi, ajo i “ka bërë gjëmën” një tjetër personazhi shumë të famshëm të kësaj platforme, Kozakut. Ajo ka nxjerrë një mesazh të tij, që i dërgon një emoji me sy me zemra, duke i bërë thirrje Denisës, gruas së Kozakut dhe nënës së djalit të tij. “O Denisa ç’janë këto penallti që të bëjnë ty pas krahëve moj”, shprehet Rene.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e quan Izraelin një “shtet terrorist” që kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza. “Ne po përballemi me një gjenocid. Prandaj, tani, qindra, mijëra avokatë po e çojnë këtë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Dhe për shkak se Izraeli po kryen një gjenocid të tillë, ne do të bëjmë një përpjekje për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në lidhje me gjenocidin dhe për të bërë njoftimin e nevojshëm”, tha ai. Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tregojë nëse Izraeli ka bomba bërthamore apo jo. “Unë po…
Kryetari I PD, Lulzim Basha, ka vijuar sot me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ka qenë Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Kryetari I PD, Lulzim Basha, ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ka qenë Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Basha shkruan se vlerëson qasjen që ka pasur Parlamenti Europian ndaj Kosovës dhe theksoi se sot është më e rëndësishme se kurrë që vendet anëtare…
Luftëtarët sa vijnë e po bëhen më të shpeshta, ndërsa ajo që po ndodh prej kohësh mes Ukrainës dhe Rusisë, ajo që ka nisur mes Izraelit dhe Palestinës dhe disa vatrave të tjera që duken gati për të plasur, bëjn që kërcënimi për një luftë bërthamore të jetë real. Nisja e një lufte bërthamore vetëm mes dy vendeve, do të sillte vdekjen e miliona njerëzve, pothuajse menjëherë. Kanceret e shkaktuar nga rrezatimi dhe dëmtimet gjenetike do të preknin popullsinë e mbetur për breza me radhë. Por si do të ishte bota pas një beteje të tillë? Shkencëtarët për vite me…
Në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Dibër, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën u shpreh se u krijua si nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, Partia Socialiste është e vetmja që solli këtë drejtësi të re. “SPAK nuk erdhi as nga Amerika, as nga BE, erdhi nga ajo nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresoj PS e Shqipërisë. Patjetër, që kjo reformë nuk do të bëhet dot nëse nuk do të kishim mbështetjen e partnerëve tanë si SHBA. Ata nuk kanë ardhur…
Në Asamblenë e PS në Dibër, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjet e 21 janarit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se drejtësia nuk harron, ndërsa shtoi se vrasjet janë shtetërore dhe se nuk do kalohen pa u ndëshkuar. “Ju e patë dje e ndoqët e dëgjuat që Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg… Vendimet e saj janë udhërrëfyes për Europën për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyrues për çdo vend europian. Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke e rrëzuar…
Një i moshuar, rreth 80 vjeç, rezulton i humbur në qytetin e Fierit. Aktualisht, ai gjendet në komisariatin e Policisë së Fierit dhe bëhet me dije se ai është gjetur i i vetëm, në lagjen “1 Maji”. I moshuari nuk mban mend emrin apo adresën ku jeton. Ai është i gjatë rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe. Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223.
Pjesëmarrja e transgjinores Edona James në “Big Brother Vip Kosova” ka tërhequr shumë vëmendje. Ajo ka bërë disa deklarata, të cilat janë bërë virale nëpër media e rrjete sociale. Së fundmi, i befasoi të gjithë kur e krahasoi veten me komandantin legjendar, Adem Jasharin. “Emri im është me zë, sikur ai i Adem Jasharit”, tha ajo. Kjo ka bërë që të ketë reagime të ndryshme e një tillë u bë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. “Para nja 15 viteve kam pas shkruar: Isha për vizite tek varri i Adem Jasharit, i cili me tha: -O kuku, kuku…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruan se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla thekson se nuk do të ketë më tolerancë për askënd që shkel ligjin. “Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur”, shkruan Balla.
Serghei Clescenco, trajneri i Moldavisë ka folur para ndeshjes që ekipi i tij do luajë kundër Shqipërisë. Në stadiumin e kryeqytetit moldav Chisinau, kuqezinjtë do luajnë të premte në orën 18:00 sfidën e parafundit për kualifikueset e Euro 2024, teksa një pikë na dërgon në finalet e “Gjermani 2024”. Për Clescenco, Shqipëria është surpriza e grupit megjithatë skuadra e tij do bëjë më të mirën, duke mos harruar një vlerësim edhe për Sylvinhon. “Shqipëria nuk shihej si favorite në grupin tonë. Pozicioni aktual është një surprizë. Kjo falë trajnerit të tyre, i cili pas vetes ka përvojë shumë të madhe.…
Rreth 12% e popullësisë është prekur nga SPOK-u, një sëmundje kronike e mushkërive. Ndërsa mbi 3000 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për shkak të duhanpirjes dhe ajrit të ndotur. Spoku është një ngushtim i rrugëve respiratore që shoqërohet me inflamacion të mushkërive. Mjekët shprehen se semundja e mushkerive jo vetëm që dëmton shëndetin e pacientëve por ka edhe kosto të larta financiare.