Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se morën nga 2000 lekë ryshfet për t’i dhënë metadon një pacienti në kundërshtim me ligjin. Njoftimi: Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e…
Author: tirana
Burg përjetë për Ardjan Çapjan vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit, që dënoi dhe pesë të akuzuarit e tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012 në Elbasan. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun. 25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.
Kur ka kaluar gati dy muaj pas arrestimit, në kufirin “Franko-Gjerman” është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri, ku do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”. Bajri do të vijë me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca, në mbrëmje, ku në masa të forta sigurie do të sillet në Tiranë, në një institucion të vuajtjes së dënimit. Në ditët në vijim Bajri do të dalë dhe para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të nxjerrë më 28 korrik.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar dy rrugët e sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural dhe 3 fshatra të tjera.“Parajsë komplet. Unë e kam problem estetikën dhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë. Janë operatorë që bëjnë atë punë, deri dje ishte e pamundur që të sillje operatorin se humbte rrugën, tani Tirana është afër. Gjithçka do të marri një tjetër energji”, tha ndër të tjera Rama. ‘Peshkopi, Rabdisht – Në kryqëzimin e dy rrugëve të sapopërfunduara, që lidhin qytetin…
Pas kalimit të frontit mjaft të fuqishëm të ditës së mërkurë, të enjten do të kemi përmirësim të motit, megjithatë afrimi i ciklonit më të ri të premten do të shkaktojë reshje të reja shiu. Ky ciklon që vjen nga Evropa veriperëndimore, përshkon Evropen qendrore dhe Ballkanin duke u “përplasur” në Turqi. Me kalimin e qendres ciklonike nga rajoni ynë tutje në juglindje drejtë Greqisë dhe Turqisë në territoret tona do të vendosen rrymime të fuqishme ajrore nga veriu. Kjo pritet të ndodhë mbrëmjes e së premtes dhe të shtunën. Cikloni do të tërheqë një masë mjaft të ftohtë ajrore…
Policia hungareze arrestoi një shtetas shqiptar 60-vjeçar, pasi dyshohet se ai dhe djali i tij drejtonin një grup kriminal që kalonte drogë në Hungari. Më 10 nëntor, njësia antiterroriste e policisë hungareze ndaloi një 60-vjeçar shqiptar, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që kontrabandonte rregullisht drogë në Hungari. Sipas hetimeve, është e bazuar dyshimi se kreu i bandës ballkanike të drogës, N.A. (60) me djalin e tij drejtonte një organizatë kriminale në të cilën merrnin pjesë edhe shtetas hungarez. Sipas policisë, të dyshuarit transportonin drogë nga Kosova dhe Shqipëria për në Hungari, ua dorëzuan tregtarëve hungarezë të cilët…
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një mjek të spitalit të Fierit, i cili akuzohet për “ngelizhencë në trajtimin mjekësor”. Prokuroria njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun me iniciale S.B., pasi nga hetimet, rezulton se nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, në trajtimin e një pacienteje, që ndërroi jetë. Sipas hetimeve, transportimi i pacientes nuk u realizua sipas protokollit mjekësor me ekip të specializuar.
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur gjashtë furnizues të energjisë elektrike me mbi 15 milionë euro për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit, pavarësisht një ligji që synon stabilizimin e çmimeve të rrymës dhe gazit. Autoriteti për konkurrencë dhe tregje tha përmes një deklarate se kompanitë kishin përdorur “praktika agresive tregtare” që kishin efekt “të kushtëzimit të konsumatorëve që të pranonin rritjen e çmimeve” nga 10 gushti 2022 deri më 30 qershor 2023. Gjobat më të larta janë shqiptuar nga gjigantit energjetik italian, Enel (10 milionë euro) dhe Eni (5 milionë euro). Këto dy kompani “në mënyrë…
Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve të raportuara në disa zona në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit. Bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe. Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura. Shërbimi kombëtar i motit…
Lëndimet më 2022, operacioni i shtyrë dhe humbja e Kupës së Botës janë vetëm disa pjesë të trazuara të vitit të kaluar të Paul Pogba që luajti pak minuta me bardhezinjtë. Kapitulli i fundit, më i rëndi, erdhi me skualifikimin për doping. Në krah të tij është gjithmonë agjentja Rafaela Pimenta, e cila nuk dorëzohet. “Po përgatisim ta dërgojmë çështjen e dopingut në apel. Si avokate jam personi i parë që them se, nëse diçka duhet të diskutohet në nivel ligjor, le të qëndrojë atje. Sigurisht që nuk e humb shpresën”, – tha Pimenta për “The Guardian”. Lidhja mes Pogba…
Kompania Air Albania, flamuri dhe krenaria e Shqipërisë siç e quan kryeministri Edi Rama, është vendosur në sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Në Qëndrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një shkresë ekzekutimi nga zyra përmbarimore Bailiff Services Albania për vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e Air Albania, me qëllim mostjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e borxheve. Sekuestro mbi kuotat është vendosur për llogari të Sinan Isik, ish numrit 2 të Air Albania. Isik ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Air Albania nga gushti i vitit 2018 deri në fund të vitit të kaluar. Nuk…
Një 37-vjeçar në Lushnjë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse të një gjimnazi. Katër nxënëset, secila 15 vjeçe, janë ngacmuar seksualisht brenda perimetrit të sigurisë të institucionit shkollor. B.B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, do të gjykohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.