Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”. Vihen në pranga shtetasit Erindi Prela, Ermir Jaku Dritan Mega dhe Regan Merdani. Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrestimin është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese sa i takon aferës së inceneratorëve. Ai është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është i burgosuri politik i kryeministrit Edi Rama, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Berisha tha se Malltezi ka denoncuar me qindra herë aferat e qeverisë ”Rama 3”. ”Edi Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit, vetëm e vetëm pse ai në emër të interesit politik, ka denoncuar ndër të parët, ndërtimin e sarajeve…
Kampionati Europian i Futbollit që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani po afrohet dalëngadalë dhe së fundmi UEFA dhe kompania Adidas kanë prezantuar një ndër aksesorët zyrtarë ku do të fokusohen sytë e gjithë tifozëve. Bëhet fjalë për topin e kompeticionit, i cili do të quhet “Futbolli është dashuri”. Sfera e Euro 2024 përmban teknologjinë “adidas Connected Ball Technology”, e cila përdoret herë të parë, duke ofruar kështu një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s. Ndërkaq, kujtojmë se turneu i Kombëtareve do të zhvillohet nga…
Ngjarjet në Sarandë nuk kanë të sosur. Pas gjetjes së një trupi të groposur, një tjetër ngjarje e paprecedentë është regjistruar. Një e mitur, 15-vjeç ka denoncuar nënën e saj 37-vjeçare se e ka nxitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave. Për këtë arsye, pas këtij denoncimi, kanë nisur hetimet për nënën 37-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur…
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK, edhe pse dje KQZ-ja nuk i ndërpreu mandatin. Kreshnik Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve. SPAK e thirri Hajdarin dy ditë pasi Prokuroria nëpërmjet një shkrese njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa…
Këtë të mërkurë, Policia e Sarandës ka gjetur edhe trupin e groposur të një personi në fshatin Xarë në Konispol. Mbrëmjen e 14 nëntorit u zbulua koka e groposur, ndërsa tani është gjetur edhe trupi. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se trupi i groposur i përket një çobani që rezulton i zhdukur prej disa kohësh.
Pas 30-vjeçares që lindi e vetme dhe braktisi foshnjën në një bodrum në një pallat në Tiranë, sot flet vëllai i saj. I riu thotë se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok. “Unë jam jashtë për momentin. Unë nuk e kam marrë vesh nga familjarët e mi dhe e mora vesh në internet. Mora në telefon motrën, por nuk ma hapën. Mora nusen dhe më thanë kanë ardhur dy-tre policë civilë. Unë kam dyshuar shumë dhe nuk kam mundur t’i them motrës. Kam kap mamin dhe i kam thënë pyete motrën…
Nga atmosfera pozitive në skuadër, te vendi i parë në grup apo dhe kualifikimi për në Euro 2024. Kështu e përkufizon UEFA, rrugëtimin e Sylvinho-s me kombëtaren shqiptare. Qeveria e futbollit europian i ka dedikuar një reportazh special djemve kuqezi dhe veçanërisht trajnerit të skuadrës brazilianit. Edhe pse është vetëm një hap larg kualifikimit, tekniku tregohet modest kur thotë se ka dhe dy finale të tjera. “Futbollisti fillimisht duhet ta shijojnë futbollin. Kjo është detyra ime e parë, një detyrë speciale për lojtarët, por edhe për trajnerin. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj te organizimi i skuadrës”. UEFA ka…
Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana do të mirëpresë shqiptarët nga gjithë bota në Paradën e Shqiptarëve që do të mbahet më 28 Nëntor. Ftesës së kryebashkiakut Erion Veliaj i është bashkuar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i cili fton bashkëqytetarët e tij që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar dhe të bëhen pjese e kësaj feste madhështore të shqiptarisë. “Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit. Këtë vit, 28 nëntor, Ditën e Flamurit, komunat dhe bashkitë e Unionit të Bashkive shqiptare në rajon do ta festojnë ndryshe. Do të jetë një festë madhështore, me pjesëmarrje madhështore…
Kryeministri Edi Rama thotë se në buxhetin e ri për vitin 2024 do të ketë një mbështetje financiare për më shumë se 717 mijë pensionistë. Rama shkruan se pensionistët do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve, për të cilin do të vihet në dispozicion fondi prej 250 milionë eurosh. ”Buxheti për vitin e ri 2024, mbështet financiarisht 717.330 pensionistë nëpërmjet indeksimit dhe bonusit të pensioneve 250 milionë euro”,-thuhet në postimin e Ramës.
Plani i qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët në Ruandë është i paligjshëm. Në këtë përfundim ka arritur Gjykata e Lartë në Britani të Madhe, që i jep përpjekjeve të qeverisë konservatore për të dëbuar emigrantët nga vendit në kampe mijëra kilometra larg. Në këtë mënyrë, politika kyçe e imigracionit e kryeministrit Rishi Sunak ka marrë një goditje pasi gjykata refuzoi planet e qeverisë për të dëbuar njerëzit që kërkojnë azil në Ruanda. Qeveria pretendoi se skema e Ruandës do të ishte një pengesë kryesore për rritjen e numrit të azilkërkuesve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet varkave të…
Bashkia e Tiranës do të zgjerojë zonat e ofrimit të shërnimit të internetit falas në hapësirat publike. Aktualisht ky shërbim ofrohet falas në 13 zona të kryeqytetit, ndërsa me projektin e ri, shtohen edhe 15 zona të reja duke arritur në 28 të tilla. Fondi limit për këtë projekt është 12.5 milionë lekë. Në kuadër të nismave Smart City po mundësohet ofrimi i shërbimit “Tirana Free wiFi”, një nismë e cila bën të mundur aksesimin falas të internetit në ambjentet publike të qytetit. Me këtë projekt të ri harta e hapësirave publike ku ofrohet shërbimi Wi-Fi falas del përtej Unazës…