Author: tirana

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në SHBA, me ftesë të Open Gov Hub USA, së bashku me kolegë nga institucione të tjera të drejtësisë të Shqipërisë. Gjatë vizitës, mikpritësit organizuan eventin publik me temë “Reforma në drejtësi në Shqipëri. Konstitucionalizmi në veprim”, mbi të cilën ndanë mendimet e tyre, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, të cilët më pas iu përgjigjën pyetjeve të audiencës. Duke folur për gjetjen e ekuilibrit të duhur, midis një…

Read More

Suella Braverman e cila u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, në një letër publike sulmon ashpër kryeministrin Rishi Sunak, ndërsa theksoi se në qeverinë e tij asgjë nuk po funksiononte. ”Ju keni dështuar në mënyrë të qartë dhe të përsëritur për të zbatuar secilën prej këtyre politikave kryesore. Ose stili juaj i veçantë i qeverisjes do të thotë se nuk jeni në gjendje ta bëni këtë. Ose, siç duhet të përfundoj me siguri tani, ju kurrë nuk keni pasur ndonjë qëllim për të mbajtur premtimet tuaja”,-shkruan Suella Braverman. Letra e plotë I nderuar Kryeministër,…

Read More

Është e trishtë, por një tjetër rast dhune është regjistruar në një kopsht publik, kësaj here në qytetin e Elbasanit. Policia nisi procedimin penal për edukatoren O.B, 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit. Një rast i ngjashëm tronditi pak ditë më parë opinionin publik ku një tjetër edukatore dhunoi një vajzë 3 vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda në këmbë.

Read More

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit Orges Xhelili i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi. Orgest Xhelili goditi me thikë ish-kryetarin e bashkisë duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme pë jetën. Njëkohësisht ai goditi me thikë edhe shoferin e kryebashkiakut, shtetasin G.B i cili ndërhyri për të parandaluar sulmin.

Read More

Vdekja tragjike e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia – Partizani ka lënë një plagë të madhe te tifozët në Shqipëri dhe jo vetëm. Në Ganë, familja e tij prej ditësh është në lot dhe pret të varrosë trupin e të ndjerit në vendlindje. Dhimbja është e madhe për 28-vjeçarin, që pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë. Në Ganë, motra e tij më e vogël dhe e ëma kanë dhënë një intervistë për Onua TV. Dëshpërimi te e motra e ish-kapitenit të Egnatias ka qenë i madh, me Yyonne që u desh…

Read More

Lefter Maliqi ka ironizuar kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin i cili sot u paraqit në SPAK. Maliqi përmes një reagimi në rrjetet sociale thekson se Hajdarin e presin prangat. ““Memeci i Mediave”, me avokat të shtrenjtë, Dhori Sollakun me taksat e banorëve të Kuçovës i la paratë e popullit nëpër institucione. Sado të paguash edhe po të mbrojtën tani, sipas interesave, me vonë prangat të presim, do marrësh dënimin e merituar! Haka e popullit zë çdo hajdut!”, shkruan Maliqi.

Read More

Instagrami mund të shndërrohet në mjetin më të fuqishëm në botë nëse di ta përdorësh siç duhet. Me të mund të bësh para. Aktualisht 97% e njerëzve e përdorin vetëm për të bërë scroll. 2% janë duke bërë para përmes tij. Hapi i parë: Zgjidh një temë që është në interesin tënd: udhëtimi, paratë, fitnesi. Vetëm sigurohu që është një temë që edhe të tjerëve iu intereson. Hapi i dytë: Hap një faqe Instagrami dhe si fillim posto video virale, foto virale. Mund të mos mbajë fare emrin tënd faqja. Nuk ka rëndësi. Hapi i tretë: Vetëm pasi ke arritur…

Read More

Pasi nuk e gjetën disa herë në banesë dhe në selinë blu, Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës. Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit. Nëpërmjet këtij dokumenti, GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.

Read More

Një skemë mashtimi është zbuluar nga Policia e Shtetit. Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim të shtetasve të huaj për të investuar nga bursa fiktive. Në pranga kanë rënë E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjende të lirë për A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç. Të arrestuarit ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj,…

Read More

Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, është gjetur koka e njeriu të groposur dhe ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e frikshme që përsëritet në Sarandë. Hetimet për të zbuluar pjesë të tjera por mbi të gjitha për të identifikuar se kujt i përket koka kanë nisur, por janë tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura, raporton BalkanWeb. Në 8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date…

Read More

IFAB po mendon të ndryshojë ligjet e lojës dhe të vendosë një pezullim 10-minutësh për futbollistët që protestojnë ashpër para gjyqtarëve. Sipas mediave të huaja, IFAB gjithashtu dëshiron të prezantojë një rregull që ekziston edhe në regbi, ku kapiteni i ekipit është i vetmi që mund të flasë me arbitrin për disa vendime të marra në fushë. Burimi i cituar shkruan se IFAB ka testuar rregullin e pezullimit 10 minuta që nga viti 2019, në nivel të të rinjve, i cili ka rezultuar i suksesshëm, me futbollistët që protestojnë duke rënë me 38%.

Read More

Burgu Lantin është burgu më i madh në Belgjikë, dhe ka shkaktuar polemika pas një skandali seksual. Sipas mediave belge, në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut. Sipas informacioneve në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe një këshilltar komunal 30-vjeçar. Dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh. Oficerët e përfshirë duket se nuk janë përmbajtur as gjatë orarit të punës. Sipas…

Read More