Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu pasdite në veri dhe qendër. Temperaturat minimale do të luhaten 6-14 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 14-18°C në veri, 19 -22°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën sot në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali. Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi. Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilloi një vizitë në Romë ku u takua me homologun Carlo Nordio. Përmes një njoftimi në llogarinë e tij të “Facebook”, ministri Manja bën me dije se ky takim konfirmon edhe njëherë se marrëdhëniet mes dy shteteve në fushën e drejtësisë janë të shkëlqyera dhe se nuk njohin asnjë pengesë ligjore. Gjithashtu u ra dakort që stafet dy ministrive të të vendeve përkatëse të punojnë ngushtësisht në grupe pune të përbashkëta në nivel teknik sipas prioriteteve të dy qeverive dhe ministrive, për të avancuar përpara të gjitha marrëveshjet dhe agjendat në fushën e sundimit të…
I ftuar në emisionin “Rudina” këtë të martë, në Tv Klan, ishte gazetari i njohur dhe i dashur për publikun, Blendi Fevziu. Ai ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Gjatë emisionit, Fevziu flet për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën. Gazetari rrëfen historinë se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne ju sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi…
Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024. “Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.
Prej ditësh, në Shqipëri temë e ditës është marrëveshja e Edi Ramës me kryeministren italiane për hapjen e kampeve të refugjatëve afrikanë në Lezhë. Marrëveshja ka shkaktuar shumë debate. Por me sa duket jo të gjithë janë kundër. Një prej tyre ëshstë edhe kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri, i cili eshte shpallur fitues si perfaqesues i koalicionit opozitar “Bashke Fitojme” te udheheqwur nga Berisha dhe Meta. Ai i ka bërë një letër kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës kërkon që emigrantët afrikanë të strehohen pikërisht në Fushë Arrëz.
Një 26-vjeçare shqiptare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Bëhet fjalë për shtetasen Anila Grishaj, e cila ishte duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira. Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, dhe sipas mediave italiane, 26-vjeçares i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe ndërhyrja për ta ndihmuar ka qenë e shpejtë, goditja mësohet se ishte fatale. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e rregullores së sigurisë dhe pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve. Tragjedia i ngjan…
Një gazetare libaneze teksa raportonte për konfliktin Hamas-Izrael u detyrua të ndërpresë raportimin për shkak të një sulmi raketor që po ndodhte mes forcave izraelite dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahu. Rif Akil nga televizioni libanez Al Jadeed ishte pranë kufirit me Izraelit kur ndodhi sulmi raketor. Për fat të mirë, ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. Pasi rikthehet kontakti me kolegët në redaksi, ajo tregon se izraelitët bombarduan një lokacion në të cilin gjendeshin një grup i madh i gazetarëve.
Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka ardhur zarfi i zi, për shkak të mos respektimin të rregullave. Prezantuesi dhe modeli i njohur Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother, pas përleshjes së sotme me Blerandon. “Vëllai i madh ka ndjekur me shqetësim te madh provokimet e Metit ndaj Blernados, sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë, janë rreptësisht të ndaluara, duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve, nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Meti përjashtohet automatikisht nga shtëpia”, thuhet në Zarf. Menjëherë…
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martën se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk është i aftë për ta udhëhequr organizatën botërore, duke shtuar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për ta dënuar grupin radikal palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Komentet e tij, në një konferencë për media brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, tregojnë për një rritje të kritikave ndaj OKB-së nga Izraeli, në javën e njëjtë kur kjo e fundit e vajtoi vrasjen e më shumë se 100 pjesëtarëve të…
Altin Rraklli është i bindur që trajnerit Silvinjo i duhet dhënë të drejtë në çdo zgjedhje që bën, pasi po tregon ndeshje pas ndeshje se po vepron në mënyrën e duhur. Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, ka argumentuar se pse vendimet e brazilianit nuk duhen kontestuar, sido që të duken ato nga jashtë. Në intervistën e tij për “Sport News” në ”News 24”, në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, ai është ndalur te ajo që trajneri po i jep Kombëtares, sa afër janë kuqezinjtë me një rekord historik dhe se është situata e sulmit të mbipopulluar ku nuk ka…
Mund të zgjasë deri në katër orë që të karikohet një telefon nga 0% deri në 100%. Duke marrë parasysh fakin se sa shumë të varur jemi nga telefonat, këto katër orë mund të duken të pafundme. Ekspertët e teknologjisë, kanë zbuluar një metodë që karikon telefonin tuaj më shpejt dhe mund të karikohet deri në 90% brenda një kohë të shkurtër. Ekspertët sugjerojnë që në momentin që karikoni telefonin, vendoseni atë në “Airplane Mode” dhe në këtë mënyrë cdo aplikacion që harxhon batërinë do të ndalojë dhe si pasojë telefoni do të karikohet më shpejt. Gjithashtu, një tjetër gjë…