Viti i ri po vjen me shumë surpriza për ndjekësit e spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother Albania V.I.P.”. Në fund të vitit dhe me nisjen e këtij eventi spektakolar, ka shumë të ngjarë që do të ndodhë një kthim dramatik në moderimin e tij. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kanali, ka shpërthyer një lajm i papritur: Arbana Osmani, moderatore e njohur, mund të mos jetë pjesë e këtij projekti për herë të dytë në histori. Në vend të saj, mësohet se moderimin do ta marrë Ledion Liço, një emër i njohur i ekranit…
Author: tirana
Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e ushtares, Noa Marciani, që Hamasi e rrëmbeu dhe e mbajti në Gazë pas sulmit të 7 tetorit mbi territorin e Izraelit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë njoftuar familjen e 19-vjeçares rreth vdekjes së saj. Marciano ishte duke bërë roje në kibucin Nahal Oz, kur filloi sulmi i armatosur i Hamasit që arriti ta thyejë gardhin mbrojtës që ndanë kufirin Izrael-Gazë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar special i Kombëtares shqiptare. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian. Fjalën e mori i pari Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë. “Asnjë…
Shqipëria është gjithnjë e më shumë me bilance pozitive sa i takon sektorit të turizmit. Këtë të Martë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një artikull të medias italiane “Gazzeta del Mezzogiorno” e cila flet pikërisht për rekordet e vendit tonë me numrin e turistëve. Rama thekson se një sukses i jashtëzakonshëm janë dhe marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria. “Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë…
Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte. Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve.Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të…
Dosja ndaj një grupi kriminal aktiv midis Monteroni dhe Carmiano të Italisë është dërguar për gjykim dhe seanca paraprake është caktuar më 31 Janar të vitit që vjen. Gjatë kësaj seance pritet të diskutohet kërkesa për aktakuzë të formuluar nga Prokuroria në kuadër të hetimit “Filo d’Arianna”, që majin e kaluar rezultoi me 16 masa paraburgimi. Në këtë gjyq shkojnë si të pandehur 49 shtetas, mes tyre edhe dy shqiptarë, Bujar Doka, i njohur si “Jari”, 58 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në Lequile dhe Klevis Mecaj, 38 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Surbo, shkruajnë mediat vendase.…
Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila…
Policia e Vlorës ka ndaluar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me një 28-vjeçar kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon në banesën e një shtetaseje. Pas identifikimit, theksohet se 35-vjeçari është ndaluar, ndërsa vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit. Ndërkohë, një tjetër ngjarje është raportuar në Vlorë. Një 46-vjeçar banues në Vlorë, është proceduar penalisht, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një qytetare. Sipas gruas, 46-vjeçari e ka kanosur atë me sëpatë. Ngjarja sipas Policisë së Vlorës ka ndodhur për motive të dobëta.
Dashi Individët e Dashit, të lindur mes 21 marsit dhe 19 prillit, njihen për natyrën e tyre të zjarrtë dhe impulsive. Ndërsa pasioni i tyre mund të jetë emocionues, ai gjithashtu vjen me një dobësi të mundshme, një tendencë për të vepruar me impuls pa marrë parasysh plotësisht pasojat. Ky vrull ndonjëherë mund të çojë në veprime që mund të tradhtojnë pa dashje besimin e partnerëve të tyre. Binjakët Binjakët, të lindur mes 21 majit dhe 20 qershorit, karakterizohen nga personaliteti i tyre i dyfishtë. Ndërsa përshtatshmëria e tyre i bën ata simpatikë, kjo do të thotë gjithashtu se ata…
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ende nuk ka një strukturë mbi nivelin e rritjes sipas kategorive, por shtoi se objektivi është që asnjë pagë të mos jetë nën 90 mijë lekë në muaj. Në total, buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pa përfshirë fondin e pagave për vitin që vjen parashikohet në 52.23 mld lekë apo 10.7% më shumë se viti 2023. Ndërkaq, buxheti…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar. Në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca e Serbisë po ashtu thuhet se Vuçiç ka ripërsëritur se Serbia dëshiron shtensionim, paqe dhe stabilitet. Po ashtu në njoftim u tha se Vuçiç insistoi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por në takim janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme të dialogut mes Kosovës…
Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Sergei Kleshchenko, në një intervistë për portalin Moldfootball.com ka komentuar rezultatin e paprecedentë të lojtarëve të kombëtares në klubet e tyre. Gjashtë lojtarë kanë shënuar për klubet e tyre. “Ashtu si për ju, ishte një surprizë e këndshme për ne. Në të vërtetë, një numër i madh lojtarësh kanë shënuar gola për klubet e tyre. Kjo bën të mundur që ata të arrijnë në një gjendje shumë të mirë psikologjike. Epo, ne jemi edhe më të lumtur kur ata kthehen të shëndetshëm nga klubet e tyre, sepse kemi shumë pak kohë për t’u përgatitur”. Nuk…