Author: tirana

Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë,…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve të të rinjve për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare. Në Elbasan është hapur edhe zyra e rekrutimeve, ndërkohë që fushata informuese dhe sensibilizuese synohet të përçohet te çdo i ri. Një i ri që sot zgjedh të jetë pjesë e Forcave të Armatosura dhe synon një karrierë ushtarake tashmë ka të gjitha mundësitë teksa i garantohet pagë dinjitoze dhe përfitime të tjera si pjesë e ushtrisë. “Synimi i këtij aktiviteti është për të promovuar Forcat e Armatosura, për të ekspozuar teknikën dhe pajisjet tona. Fushata e rekrutimit vazhdon deri…

Read More

Ish i dashuri i 30-vjeçares, e cila lindi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka rrëfyer se ajo nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë.Ai tregoi në News24, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj, por theksoi se edhe pse i ka kërkuar vajzës të jenë së bashku kjo e fundit e ka refuzuar për shkak se ishte xheloz. Ish i dashuri i 30-vjeçares deklaroi se nëse rezulton që djali është i tiji “s’do ia fal kurrë”. Ai shtoi se në dijeni të marrëdhënies së tyre ka qenë edhe nëna e 30-vjeçares, e cila…

Read More

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga nën Kolumbi, pas dyshimeve të autoriteteve atje për përfshirjen në trafik narkotikësh. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”. “El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi. Ai gjithashtu…

Read More

Shega, ky superfrut me fara të kuqe si rubini, është shumë i pasur në vlera që ushqejnë dhe mbrojnë organizmin nga koka tek këmbët. Kokrrat e kuqe të shegës konsiderohen edhe si çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim rinor. Shega e ushqen lëkurën në disa shtresa sepse është shumë e pasur me vitaminë C. Vajrat esencialë të shegës promovojnë rigjenerimin e epidermës dhe riparimin e dëmtimeve nga radikalet e lira dhe dielli. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shega është shumë e pasur me antioksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Maska me shegë dhe…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, çka i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve. Me anë të një vendimi, Gjykata ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh dhe studentësh, duke pezulluar zbatimin e ligjit deri në shqyrtimin në themel të tij.

Read More

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus, Igor kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Mësohet se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare. Avokati mbrojtës u shpreh se vepra penale për të cilën është i dyshuar Kokunov si pjesë e hierarkisë së lartë kriminale në Rusi nuk është e parashikuar në kodin penal të Shqipërisë dhe në asnjë dispozitë tjetër ligjore.…

Read More

Vetëm një spital në Gazën veriore është funksional, tha një deklarate të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. “Të gjithë, përveç njërit prej spitaleve në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, thuhet se janë jashtë shërbimit, që nga 13 nëntori, për shkak të mungesës së energjisë, oksigjenit, ushqimit dhe ujit, të shoqëruara nga bombardimet dhe luftimet në afërsi të tyre.” tha të martën Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) Nga afërsisht 30 spitale dhe klinika në veri të Gazës, vetëm një strukturë mjekësore mund të pranojë pacientë, sipas OKB-së. Të paktën 500 pacientë po përpiqen të strehohen në…

Read More

Pas mbledhje së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet rreth një deklarate të Agron Dukës sipas të cilit që opozita të fitojë zgjedhjet e vitit 2025, duhet të bëjë koalicion të gjerë opozitar. Bardhi tha se në këtë koalicion është i mirëpritur çdo kush që e ndjen veten kundërshtar të Edi Ramës, por në lidhje me Lulzim Bashën, kreu aktual i Partisë Demokratike, tha Basha është zhdukur nga angazhimi politik. “Besoj qëndrimi im është publik. Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës t’i bashkohet frontit opozitar. Këtë pyetje bëjani zt.Basha. Nëse është fshehur kërkojeni.…

Read More

Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit ka publikuar certifikatën zyrtare të vdekjes së aktorit të “Friends”, i cili u gjet i vdekur në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor. Certifikata e marrë nga E Online thotë se Matthew Perry u varros në Forest Lawn Memorial Park në Los Anxhelos, pranë parkut të Warner Bros. Dokumenti vë në dukje se shkaku i vdekjes së tij mbetet “i papërcaktuar”, pasi autoritetet i thanë NBC News muajin e kaluar se rezultatet fillestare të autopsisë së tij nuk ishin përfundimtare në pritje të një raporti toksikologjik. Sipas Independent, mjekësia ligjore…

Read More

Mbrëmjen e “Prime-t”, faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” bëri një postim ironizues në Instagram. “Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën”, shkruhej në postim, ku dukshëm ironizonte BBVA dhe Luiz Ejllin. E duket se një reagim “hakmarrës” dhe paksa tallës ka ardhur nga Luizi, ndaj “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka postuar një video në InstaStory, ku në një formë batute, ironizon inteligjencën e një kalimtari të Prishtinës. “Në Prishtinë tu ra shi, tmerr.-A e pe atë burrin që ishte në rrugë- tu ra shi- edhe e kishte çadrën e mbyllur. -I tha njëri aty: Pse nuk…

Read More

Këtë të martë, 30-vjeçarja që lindi në një bodrum dhe e braktisi foshnjën i cili ndërroi jetë, tha se nuk e pranonte i dashuri i saj. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të Hapur”, personi për të cilin 30-vjeçarja thotë se është i ati i foshnjës, tha se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj. I riu thotë edhe se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre. “Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nëse e zbuloj se ADN-ja e fëmijës del që është i imi, nuk ia fal kurrë. Nuk kam…

Read More