Këtë të martë, Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sali Berisha nga Kryesia e Kuvendit, tha se ai nuk është bërë pengesë për hetimet. “Nuk e kam lexuar, por nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha, si është bërë hetimi dosja është aty, nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha. Nga ana…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme ka gati dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Shqiptari i shumëkërkuar, u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte hyrë në Turqi me pasaportë kolumbiane. Prangosja e të kërkuarit në një vilë luksoze në periferi të Stambollit, sipas mediave, ndodhi falë gjurmimit të tij nga autoritetet italiane ku ka një dënim prej 16 vitesh në mungesë për trafik droge. Në Shqipëri Rexhepi ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në 1998, për një dënim me 4 vite burg për falsifikim dokumentesh si edhe për…
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Safet Gjicit për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv. Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë.Hetimi ndaj Gjicit nisi më 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Patrick Amoako Sefa, babai i futbollistit Raphael Dwamena, bën thirrje për ndihmë në kthimin e trupit të djalit të tij në Ganë. Dwamena humbi jetën tragjikisht më 11 nëntor gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit në Superligën Shqiptare, pasi pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, 28-vjeçari ganez u dërgua me urgjencë në spitalin e Kavajës, ku edhe ndërroi jetë. “Kur dëgjuam lajmin, nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit. Kundërshtari i tij në 14 Maj, Lefter Maliqi, thotë se një vendim i tillë është i turpshëm, madje e cilësoi si një skandal i madh. “Poshtë diktatura. Diktatori Edi Rama ka blerë KQZ, turp i madh dhe një skandal i madh, ky që bën ky këtu bashkë me këta, është turpi më i madh i Shqipërisë, e kemi votuar në parlament, që kur jep deklarime të rreme, automatikisht lë mandatin, këta nuk pyesin as parlament, as Gjykatë e Lartë”, u shpreh Lefter Maliqi. “Rithemelimi” pretendon se Kreshnik…
Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë ku rezultoi se kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se shkelja ligjore nuk përbën shkak për të ndërprerë mandatin. “Ne jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruar tashmë kryetar i Bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Në vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhenë që lidhet me një proces penal apo administrativ në një kohë të caktuar të zhvilluar në territorin e Greqisë. Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u…
Në KQZ këtë të martë ka nisur seanca për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Kreshnik Riza Hajdari, kryetari socialist i Bashkisë Kuçovë. Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdari, tha se klienti i tij në Greqi është dënuar për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk hyn tek veprat e ndaluara. “Nuk ka asnjë shkak…
30-vjeçarja që lindi foshnjën në një bodrum në Tiranë pak ditë më parë, ka treguar në emisionin me ”Zemër të Hapur”, se e kishte takuar vetëm një herë djalin me të cilin kishte mbetur edhe shtatzënë. Pasi kreu aktin e rëndë tha se ishte penduar shumë dhe se do ta mbante nëse do të kthehej koha pas. “Jam penduar për veprimin që bëra. Shumë jam penduar. Ishte në dijeni të shtatzënisë, por nuk ishte dakord. Mos e bëni kurrë këtë veprim. Jam e penduar, kam qenë në gjendje jo të mirë. Nuk braktiset një fëmijë. Ta sjellë Zoti, jo ta…
Pas spektaklit të mbrëmshëm goxha të tensionuar të ”Big Brother VIP Kosova 2”, banorët po diskutojnë për gjërat që kanë kaluar. Para disa ditëve Linda kishte bërë një rrëfim duke thënë që Domeniku i kishte shkruar asaj para se të futeshin brenda në shtëpi. Pas kësaj Linda vazhdoi me një deklaratë tjetër duke thënë që ai ishte i dashuruar në të. Sipas Lindës, ajo e kishte ngatërruar Demenikun me dikë tjetër dhe i ka kërkuar falje. Domeniku nominoi Lindën duke u arsyetuar se ajo kishte gënjyer. “Gjithë kam pasur respekt për ty, as nuk kam mendim të keq për ty.…
Buxheti i vitit 2024 rrit mbulimin universal për qytetarin, duke reduktuar kostot dhe duke rritur aksesin pranë shtëpisë. Kryeministri Edi Rama thotë se më shumë se 400 mijë qytetarë do të përfitojnë mbështetje me barna të rimbursueshme Rimbursimi i barnave për mbi 400 mijë pacientë do të financohet me një vlerë totale prej rreth 12 miliardë lekë. Ndërkohë shërbimi i kontrollit mjekësor bazë për grup moshën 35-70 vjeç do të financohet me një vlerë prej 876.9 milionë lekë lekë.
Rreth 1000 studentë shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit akademik 2022-2023. Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe Instituti i Arsimit Ndërkombëtar publikuan gjetjet mbi studimin e SHBA jashtë vendit nga Raporti i Open Doors 2023 mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar Arsimor. Sipas statistikave numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara ishte më i larti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u rrit me 6 përqind. Vendin e parë në Ballkan e kryeson Shqipëria me 1087 studentë, e pasuar nga Serbia me 863 studentë, Kroacia 408…
5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa janë goditur nga policia e Fierit në kuadër të megaoperacionit policor i koduar “Tempulli”. Rastet janë zbuluar në Fier dhe në Lushnjë. Njoftimi: Sekuestrohen sasi të këtyre lëndëve, fara të bimës narkotike cannabis sativa, peshore elektronike, armë sportive, 7 celularë, si dhe shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë dhe shërbimet e Seksionit…