Author: tirana

Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë që kujdeseshin për një “shtëpi bari” në qytetin Clayport. Në pranga ranë Klajdi Shehu 23 vjeç dhe Klajdi Miraka, 33 vjeç. Policia ka sekuestruar në apartamentin ku ata jetonin rreth 600 bimë narkotike. Shehu deklaroi se personat që e dërguan në Britani e kishin përfshirë në këtë aktivitet kriminal, teksa shtoi se ndihet i keqardhur që në këtë mënyrë ka zhgënjyer nënën e tij.

Read More

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje Kur në korrik të këtij viti Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve…

Read More

Dokumentet e zbuluara nxjerrin në pah lidhjen e oligarkut Roman Abramovich me dy burra të quajtur “portofol” të presidentit Vladimir Putin. Ish-pronari i Klubit të Futbollit Chelsea është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe BE, por më parë ka mohuar çdo marrëdhënie financiare me liderin rus. Dokumentet e zbuluara nga Qipro tregojnë prova të reja që e lidhin atë me një marrëveshje sekrete prej 40 milionë dollarësh në 2010. BBC raporton se zoti Abramovich nuk i është përgjigjur kërkesave për koment. Marrëveshja sekrete transferoi aksionet e një kompanie reklamuese ruse shumë fitimprurëse, “Video International” për më pak se sa vlejnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku foli për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Kreu i qeverisë u ndal te përhapja e lajmeve, të cilat i quajti të tmerrshme, ndërsa i ironizoi ato. Ndër të tjera ai tha se “do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardhja shqiptare. Deri në këtë pikë arriti.” “Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të martë në orën 17:17 në rajonin Marche të Italisë. Tërmeti me epiqendër 3 kilometra nga Montelparo, në provincën e Fermos ra në një thellësi prej 21.6 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë në komunat fqinje deri në Macerata, Civitanova Marche, por edhe Ascoli Piceno dhe San Benedetto del Tronto.

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz është kundër bilateralizimit të procesit të anëtarësimit në BE. Në Berlin ai u takua të martën me homologun grek, Kyriakos Micotaqis. Kancelari socialdemokrat theksoi se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është “në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt”. Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003. Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ka deklaruar se pavarësisht se qeveria u tërhoq nga ligji për medien online, nuk po shohin vetërregullimin e premtuar. “Isha në dyshime të vija apo të mos vija por nuk do të ishte gjë e mirë të mos u uroja mirëseardhjen kaq shumë njerëzve që vijnë në Shqipëri për gazetarinë. Dua të ndaj me ju disa mendime rreth mbijetesës së gazetarisë dhe luftës për lirinë e fjalës. Nuk mendoj që pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se nëse do të vinte fundi i…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e pyetur nëse do të firmoste kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, pohoi se e mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë. “Unë mbështes gjithë punën e SPAK. Do të votoja për çdo shkresë apo kërkesë që do vinte në Kuvend qoftë edhe për mua. Është drejtësia që duhet të flasë më në fund. Unë kam besim tek SPAK.  Do të ndjek çdo hap që do të nxitet nga SPAK, nëse do ketë…

Read More

Shqipëria po bën një rrugëtim fantastik në kualifikueset e Euro 2024. UEFA i ka kushtuar një reportazh trajnerit të Kombëtares, Sylvinhos. Në video nuk mungon mbrojtësi Elsi Hysaj, i cili vlerëson në maksimum teknikun. “E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, tha Hysaj.

Read More

Gati 200 mijë njerëz janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). “Rreth 200,000 kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një “korridori” të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA”, tha organizata në një raport të botuar të martën. Organizata thotë se ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare, të cilat po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurt në jug.

Read More

38-vjeçari shqiptar Alfred Dosku tentoi t’i jepte fund jetës në qendrën e mbajtjes së emigrantëve në Brook House, Angli. Dosku ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij. Mbesa e Doskut në një prononcim ka treguar se shkak për arrestimin e tij është bërë një iPhone 15. Ajo thotë se Alfred Dosku kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone. “Kishte gjetur nje iphone 15 edhe e ka gjetur…

Read More

Pas debateve të forta mes Lindës dhe Bleros, ka reaguar në rrjete sociale e dashura e këtij të fundit. Këngëtari Blero Muharremi është akuzuar nga Linda gjatë “Big Brother Vip Kosova” për ngacmim seksual. Ajo pretendon se para 12 vitesh Blero tentoi t’i futej në dhomën e saj të hotelit. Për këtë çështje, ka reaguar edhe e dashura e Bleros, e cila vazhdon të mbetet anonime për publikun. “Kqyr me sy e s’është për ty. Jo, po bëj shaka. Shiko burrin tim pa frikë. E di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12…

Read More