Edhe kryebashkiaku i Kuçovës ,Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, dhe i shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku. Një ditë më parë Komsioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin si kryetar, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç.
Author: tirana
Pas dhunës ndaj 3-vjeçares në një kopësht privat pa licencë në Tiranë, Policia e Shtetit ka kryer një kontroll në të gjithë vendin të subjekteve private (çerdhe dhe kopshte) për të parë nëse e zotëronin dokumentacionin e duhur për ta ushtruar këtë veprimtari. Në përfundim të hetimeve, janë konstatuar 81 subjekte private të tilla që vepronin pa liçencë dhe për pasojë, policia ka nisur hetimet për pronarët apo administratorët e tyre. Njoftimi i plotë Në zbatim të planit operacional për kontrollin e subjekteve private parashkollore (çerdhe dhe kopshte), për të verifikuar ligjshmërinë e veprimtarisë në këto subjekte dhe për të…
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Taranto nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Shqiptari kishte fshehur të paktën 20 kg heroinë në një valixhe dhe po udhëtonte me një taksi për të humbur gjurmët. Por policia kishte informacion për sasinë e madhe të drogës që ai transportonte dhe në momentet që ka zbritur nga taksia e ka vënë në pranga. Emri i të arrestuarit nuk bëhet me dije, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Lënda narkotike dyshohet se kishte si destinacion tregun vendas, ku do të ndahej në doza për…
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me propozimin e bërë për pagesat nga ana e shtetit për gratë kur janë me cikël menstrual, duke theksuar se shteti ka mundësi për ta zgjidhur këtë problem. Sipas tij, është e pamundur që një grua apo vajzë të rrijë 8 orë ulur në një punë. “Po dëgjoj më shumë vëmendje dhe respekt opinion e mjekëve janë thuajse gjitha zonja ato që kanë folur për propozimet e mia për vajzat dhe gratë. Skam thënë kurrë që cikli menstrual te gratë dhe vajzat është vdekjeprurës, se kam thënë. Ai që…
Këtë të mërkurë mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe e akuzon Memollën për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Memolla nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij.
Këtë të mërkurë Pallati i Kongrese në Tiranë hap dyert për panairin e 26-të të librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes. Panairi i Tiranës i vetmi që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë! Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor, ndërsa në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17:00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të…
64,626 drejtues mjetesh marrin shërbime në kushte dinjitoze në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Laç. Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e nisi me foto nga transformimi i hapësirave të shërbimit të qytetarëve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Laç. Rama u shpreh se disa vite më parë kjo drejtori përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën ndërsa sot është me kushte dinjitoze për 64,626 drejtues mjetesh.
Spitali Al-Shifa mund të jetë “zemra” e Hamasit, tha për CNN zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Peter Lerner. “Qëllimi ynë është të kërkojmë Hamasin kudo që fshihen dhe kompleksi i spitalit është një qendër qendrore e operacioneve të tyre, ndoshta edhe zemra që rreh dhe ndoshta edhe një qendër graviteti. Ne jemi përpjekur të evakuojmë spitalin, kemi blerë karburant për shërbimet thelbësore, ne jemi përpjekur dhe po përpiqemi të sjellim inkubatorë për të provuar të nxjerrim disa nga ato foshnja sepse njerëzit e Gazës nuk janë armiqtë tanë, por është Hamasi”, tha ai për CNN në…
Mëngjesin e sotëm, Izraeli zhvilloi një operacion ushtarak në spitalin e Al Shifas, i cili në ditët e fundit është bërë kryefjala e lajmeve nga lufta në Gaza, për shkak se mijëra pacientë janë në mëshirë të fatit për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe furnizimit me naftë për të mbajtur në punë pajisjet mjekësore. Qindra ushtarë dhe tanke rrethuan spitalin, në atë që ushtria izraelite e cilësoi përmes një postimi në rrjetet sociale, si një operacion special kundër Hamasit, që dyshohet se ka një bazë nëntokë. Dëshmitarë nga vendngjarja treguan për mediat ndërkombëtare, se qindra ushtarë të maskuar hynë…
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj për shpenzime që do të shmangte mbylljen e qeverisë amerikane. Projektligji është miratuar nga të dyja partitë. Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit Janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre. Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në…
Policia e Sarandës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane. Është gjetur koka, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit. Mbetjet kanë pasur ende inde, duke nënkuptuar kështu se nuk po bën shumë kohë e groposur. ”Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
DASHI Nëse doni që gjërat t’iu shkojnë mirë sot, mundohuni të mos kontrolloni gjithçka rreth jush dhe hiqni dorë nga këmbëngulja. Për çiftet sot do të jetë një ditë e bukur, ku fokusi mes partnerëve do jetë komunikimi. Ndërsa Saturni nga ana tjetër do favorizojë beqarët, të cilët mund të gjendjen papritur në mesin e një historie dashurie. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Kujdes me financat. Hëna do iu nxitë të shpenzoni pa kufij dhe ky mund të jetë fillimi i rrënimit tuaj. DEMI Shumë keqkuptime dhe mosmarrëveshje do të këtë sot. Nën ndikimin jo…