Margot Robbie mori pjesë në premierën e ‘Saltburn’ të martën në mbrëmje në Los Angeles. Filmi i ri i Emerald Fennell, të cilin Robbie e realizoi me kompaninë e prodhimit të bashkëshortit të saj Tom Ackerley, LuckyChap Entertainment, pati premierën e tij zyrtare me një prani të mbushur me yje. Carey Mulligan, Jacoby Elordi dhe Barry Keehan, yjet e filmit, kanë pozuar në tapetin e kuq. Por shfaqjen e vodhi ylli 33-vjeçar i “Barbie” e cila zgjodhi një korse pa rripa ngjyrë kafe të errët, të cilën e kombinoi me një gjerdan floriri dhe grim të butë. Robbie dhe Ackerley,…
Author: tirana
Gjykata franceze ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin sirian Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al- Assad dhe dy zyrtarë të lartë sirianë. Sipas vendimit të gjykatës, ata janë akuzuar për përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në Siri në vitin 2013. Urdhër-arrestet, të cilat kanë të bëjnë me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, u lëshuan pas një hetimi penal për dy sulme me armë kimike në qytetin sirian të Douma dhe distriktin Ghouta Lindore në gusht 2013, ku vdiqën më shumë se 1 mijë persona. Ky është urdhri i…
Është rikthyer sërish kaosi në Lampeduza, ku brenda më pak se 24 orësh me shumë se 1200 emigrantë kanë mbërritur në vendin fqinj. Gati 400 persona mbërritën vetëm gjatë natës. 6 varka me nga 35 deri në 136 persona në bord, u shpëtuan nga anijet e Guardia di Finanza dhe strukturës suedeze Frontex. 19 zbarkime u regjistruan një ditë më parë në ishull me më shumë se 900 vetë. Mes tyre ka bengalezë, egjiptjanë, pakistanezë e sirianë. Forcat vendase të rendit kanë nisur identifikimin e tyre, ndërsa më pas do të vijojë shoqërimi i personave që do të duhet të…
Eli Fara është në prag të publikimit të këngës së re që do t’i shtohet repertorit të saj të pasur muzikor. Kur përmend këtë të fundit, të kujtohet menjëherë karriera e saj e gjatë dhe e suksesshme si këngëtare dhe nuk mund ta lidhësh Eli Farën me asnjë profesion tjetër. Por gjatë bisedës me “Aldo Morning Show”, artistja tregoi dy profesione të mundshme që mund t’i ishin përshtatur nëse nuk do të merrej me muzikë. Në ‘sekretet’ që ndan në program, Eli zbulon edhe anë të panjohura të saj, si rastet kur qetësia që e karakterizon ‘thyhet’ nga zemërimi. Aldo:…
Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët me Italinë. Tashmë pritet që marrëveshja t’i kalojë Kuvendit dhe të nisin diskutimet në komisionet parlamentare dhe më pas për t’u votuar. Nisma V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të…
Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se ka 3 kushte që ai të paraqitet në GjKKO, pas akuzës së ngritur ndaj tij për “korupsion pasiv”. Reagimi vjen pasi pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga GJKKO për marrjen e tij në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. “Të largohet për konflikt interesi gjykatësja, të sillet në parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit dhe unë do të votojë vetë për to, por unë pse ka gjykatës që nuk kanë as ligj e as moral,…
Studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë do të kushtojë 169 mln lekë, pa TVSH. Hekurudha Shqiptare ka shpallur konsorciumin e kompanive fituese, që do të hartojnë dokumentin, që do të shërbejë më pas për tenderimin dhe zbatimin e projektit. Fitues është shpallur bashkimi i kompanive ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K, ndërkohë që sipas dokumentit afati për përmbylljen e studimit është 14 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Në garë morën pjesë 5 kompani, por 4 prej tyre u skualifikuan për mosplotësim të kritereve të tenderit. Ofertat e 3 nga 4 kompanitë e skualifikuara ishin më të…
Ledion Liço rikthehet për të moderuar Big Brother këtë sezon. Kësaj here një format krejt ndryshe me personazhe VIP, dhe pas një edicioni kur ky program arriti kulmin e audiencës. Ledioni ka nisur përgatitjet ndërsa po bëhet edhe përzgjedhja e personazheve që do të marrin pjesë në këtë format. Nga ana tjetër Arbana Osmani edhe njëherë tjetër ka provokuar ndjekësit duke postuar foto nga Top Channel.
Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi bleu një makinë tip “BMW” e cila ishte vjedhur në Britaninë e Madhe. Në pranga ka rënë F.M i cili akuzohet se e ka blerë me shumën 9 mijë euro makinën e vjedhur me qëllim që ta shiste për pjesë këmbimi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim T. L., 39 vjeç, banues në Kuçovë, dhe C. F., 41 vjeç, banues në Rumani të cilët e kanë trafikuar në Shqipëri automjetin e vjedhur. Makina tip “BMW” është sekuestruar nga policia ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në…
Deputetja e Partisë Demokratike së vulës, Andia Ulliri thotë projektbuxheti 2024 nuk jep asnjë gjë domethënëse për të rinjtë shqiptarë. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se qeveria nuk bën asnjë përpjekje për të ngjallur shpresën për të rinjtë që të qëndrojnë në vendin e tyre. “Buxheti për rininë nuk është aspak domethënës duke shuar çdo ditë e më tepër shpresën e tyre për të qëndruar në Shqipëri. Investime minimaliste në shkollat profesionale, pothuaj aspak mbështetje për projektet apo sipërmarrjet e të rinjve, mbështetje tallëse për ekselentët në universitete, janë vetëm pak nga shumë e shumë elementë që tregojnë…
Më 20 Nëntor në ora 09:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Gjyqtarja e kësaj çështje është caktuar me short Iliriana Olldashi. Ankimimi ishte bërë një ditë më parë më 14 Nëntor nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkojnë rrëzimin e masave të sigurisë. Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit, ndërsa Malltezi është nën arrest në burg për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive, hodhi idenë e një rihetimi nga drejtësia e re e “21 janarit” dhe për këtë ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se është 100% dakord. “Jam dakord 100% të rihetim të çdo procesi, 21 janari nuk është hetuar si duhet për shkak të Edi Ramës, për të mbrojtur Edi Ramën që është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi, i cili erdhi dhe rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë në një protestë më të dhunshme në historinë e vendit me qëllime të caktuara ndaj pushtetit. Rama deklaratat i ka në TV kështu që ishte ky…