Që nga qershori temperaturat mesatare globale shënojnë rekorde: çdo muaj ka qenë më i nxehti i matur ndonjëherë. 2023 mund të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës. Por çfarë do të thotë kjo? Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë. Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimin e klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes globale ishte 1,7 gradë mbi temperaturën mesatare të vlerësuar për tetorin përpara fillimit të industrializimit (periudha e refrencës vitet 1850-1900). Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po…
Author: tirana
Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza kreu i byrosë politike të Hamasit. Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”. Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë.
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, i cili vjen nga radhët e opozitës është i pari nga kampi blu që është pro marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët. Në një letër që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave të huaja në vend, ai ofron strehim për emigrantët. Po ashtu ai mohon që të ketë tradhtuar Berishën për këtë vendim. “Unë vij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” si kandidat, por kam qenë edhe vjet përfaqësues i shoqërisë civile. Unë nuk kam tradhtuar askënd. Në mënyrë teologjike unë do të mbroj ata që na mbrojtën. Ne kemi pritur hebrenj, italianë, vëllezërit shqiptarë kosovarë, por…
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga punimet në tunelin e Llogarasë në Vlorë. Rama shkruan se tashmë tuneli është i hapur dhe po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit. Po ashtu është hapur edhe tuneli i emergjencës. “Mirëmëngjesi, dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj…
Këtë të enjte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, reshje shiu të izoluara në mesditë. Temperaturat minimale do të luhaten 6-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-17°C në veri, 17 -21°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Dashi Sot do të jetë një ditë e paharrueshme për të dashuruarit, të cilët do përfshihen nga pasioni. Në fushën sentimentale do të jeni euforik dhe shumë aktivë! Beqarët do të përjetojnë një kthim të papritur që do të turbullojë mendimet e tyre. Bëni çmos për të shmangur çdo grindje. Jepini peshën e duhur detajeve në punë. Demi E enjtja është e favorshme për të rikthyer një marrëdhënie që është duke rënë. Mundohuni të thelloni themelet për të ardhmen tuaj me personin që keni në krah. Jeni të begatë në punë, edhe pse jeni ende në pritje të një konfirmimi.…
Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore të fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në “Ismail Kadare”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu. Nevzat Lutfiu falenderoi këshilltarët që votuan për këtë ndryshim. Ky është hapi i parë për ndryshimin e emrit të kësaj shkolle pasi fjala e fundit i përket Ministrisë së Arsimit. “I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder…
Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin, Ylva Johansson. “Ligji i BE-së nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të BE-së. Por duke pasur parasysh anëtarësimin e Italisë në bllok dhe miratimin e detyrueshëm të legjislacionit të përbashkët, rregullat që do të zbatohen brenda qendrave shqiptare do të jenë efektivisht të natyrës europiane dhe do të imitojnë kuadrin që zbatohet në tokën italiane. Italia është në përputhje me ligjin e…
Një automjet tip Ford me ngjyrë gri, me targa AA 460 HU me drejtues mjeti Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Borsh, ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Skenderbeu” në Sarandë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Qarkullimit rrugor dhe po kryhen veprimet nga A.M.P.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se në Evropë po hynë një drogë e re. Ai shprehet se kjo drogë është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme, ndërsa shton se përzërja bëhet me kerozinë, hi vullkanik, “mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore”. “Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për t’u përballuar nga cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzërja e saj bëhet me kerozinë,…
Pesë persona ranë në prangat e policisë në Sarandë, pasi tërhoqën pa leje nga porti i Limionit një velierë. Bëhej fjalë për një mjet lundrues të sekuestruar nga autoritetet në qershor të këtij viti. Personat në fjalë e ndërmorën ‘aventurën’ për të marrë velierën, që pretendonin se ishte e tyre, duke përdorur një anije peshkimi. Megjithatë tentativa e tyre dështoi pasi nga pas iu vu Policia kufitare e Vlorës, Delta Force dhe Guardia di Finanza. Të arrestuarit janë drejtuesi i anijes së peshkimit dhe katër punonjës me kombësi egjiptiane. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë…
Vetëm çereku i spitaleve në Gazë janë ende funksionale, pasi 26 nga 36 institucionet shëndetësore tashmë janë mbyllur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas OBSH-së, spitalet që kanë dalë jashtë funksionit ose janë dëmtuar, ose kanë mbetur pa karburante. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka humbur kontaktin me stafin shëndetësor në spitalin Shifa, që është spitali më i madh në Gazë. Kështu tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 15 nëntor në Gjenevë. Ai tha se bastisja e ushtrisë izraelite në këtë institucion “është totalisht e papranueshme”. Afër 82 trupa nga Shifa janë varrosur në një varrezë…