Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, atë franceze dhe INTERPOL-in për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Balla i është referuar rastit të ekstradimit nga Franca në Shqipëri të Behar Bajrit, teksa ka shkruar se rezultate të tjera si ky do të vijojnë. “Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë”, shkruan…

Read More

“5 Herë Jo” pritet të dalë në kinematë shqiptare nga muaji dhjetor. Filmi, me protagonistë kryesorë Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, tashmë ka sjell copëzat e para. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te premiera e këtij filmi, tashmë janë publikuar disa pjesë të reja nga prapaskenat. Dyshja e famshme sjellin detaje nga romanca e tyre disavjeçare, e cila njëherësh pati ulje edhe ngritje të shumta.

Read More

Motra e Adnant Jaupit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në Xarrë, thotë se kishte folur me të 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë. “Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim…

Read More

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, duke sinjalizuar një rreth vicioz të një krize demografike, ekonomike dhe politike, tha Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), pas analizës së rezultateve të anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023. Rezultatet e anketës që u zhvillua në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar. Anketa…

Read More

Kelsey Hatcher po e dokumenton “aventurën” e saj të re në Instagram. Gruaja mësoi se kishte një mitër të dyfishtë në moshën 17-vjeçare. Shanset janë 1 në 50 milion. Një mitër e dyfishtë është një anomali që prek afërsisht një në 2000 deri në 3000 gra. Pavarësisht pranisë së dy trupave të mitrës, ka ende dy tuba fallopiane. Mitra e dyfishtë, ose didelphus, është karakteristikë e pranishme që në lindje dhe nëse nuk shkakton probleme, nuk kërkon ndërhyrje. Një lindje e dyfishtë si ajo me të cilën përballet 32-vjeçarja amerikane është ndryshe. Shtatzënitë në të dyja mitra janë jashtëzakonisht të…

Read More

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama inspektoi shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, duke qenë se të rinjtë po zgjedhin çdo vit e më shumë t’u drejtohen këtyre shkollave. Kjo shkollë profesionale është transformuar nga themelet, në një infrastrukturë model e kompletuar sipas standardeve europiane, me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë, si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike. Rama vizitoi mjediset e rikostruktuara të shkollës dhe ndoqi nga afër një ditë të zakonshme mësimi, e cila frekuentohet edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve…

Read More

Këtë të enjte, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim mesditën e së enjtes projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro. Mbledhja u bë online, një metodë kjo e kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila pretendon se është në shkelje të Kushtetutës. Në mbledhjen online të Komisionit të Ekonomisë për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2024, nga opozita mori pjesë vetëm Edmond Spaho. Ai votoi kundër buxhetit të vitit 2024, duke qëndruar në një linjë me opozitën, e cila po ashtu nuk është dakord. Javët e fundit punimet në Kuvend janë përfshirë nga kaosi, pas protestave të…

Read More

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” këtë të enjte ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të mos i hequr mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës. Por Hajdari është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Kryetari i Kuçovës u paraqit dje në SPAK, ku iu kominikua akuza për falsifikim të formularit të dekriminalizimit pasi kryebashkiaku i Kuçovës nuk kishte deklruar një dënim nga Gjykata e Janinës.

Read More

Me grupin e kompletuar, Kombëtarja Shqiptare është gati për ndeshjen e rëndësishme përballë Molavisë këtë të premte. Në vend të Arlind Ajetit të dëmtuar është rikthyer Ardian Ismajli dhe në krah të tij do të jetë Gjimshiti, në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë të përhershmit Hysaj dhe Mitaj. Edhe mesfusha nuk ka ndryshime me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin ndërsa para tyre qëndron Nedim Bajrami. Në sulm ka patur disa dyshime, kjo për shkak të konkurrencës së madhe që ky repart ka. Por ashtu si ndaj sfidës me çekët, nuk ka surpriza. Në krahun e majtë do të…

Read More

Dafina Zeqiri është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar. Ajo po vazhdon të jetë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte. Së fundmi Dafina ka performuar në një koncert në Austri, ku si gjithnjë ka mahnitur me lëvizjet e vallëzimin provokues. Në një moment, teksa po këndonte hitin “Drama x Pahiri”, ajo po bënte ‘twerk’ para audiencës. 34 vjeçarja madje iu afrua fansave dhe i lejoi që t’ia preknin të pasmet, ndërkohë që kërcente.

Read More

Këtë të enjte Gjykata e Posaçme e pati të pamundur që të zhvillojë gjyqin për Dritan Rexhepin dhe të tjerëve, të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës. SPAK tha se me anë të letër rekomandes do i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin. Sa kohë ai është i arrestuar procesi nuk mund të vijojë pa njoftimin zyrtar të Rexhepit mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri. Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajsh, dhe sot Prokuroria do lexonte kërkesën për provat që do sjellë në proces. Më…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për kthimin e telefonit. Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuetruara nga ana e SPAK. Gjyqtarja Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Read More